Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Nga Ilir Yzeiri

Është shumë e thjeshtë për shqiptarët që jetojnë këtu, është bërë e vështirë për ata shqiptarë që jetojnë kudo tjetër dhe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, për të huajt, për ata që nuk janë shqiptarë, që të kuptojnë se çfarë ndodh në Tiranë apo edhe në Prishtinë. Nëse do të viheshim në vendin e një të huaji që kërkon të kuptojë atë që po shtillet në këto anë, do të vërenim në fillim se mes palëve që përfaqësojnë popullin në politikën shqiptare, ka një ndarje të thellë, ka një hendek të papajtueshëm, ka një përçarje tragjike. Dhe, më në fund, ajo që i befason të huajt, është mendjelehtësia gati e panjohur ndër popuj normalë, me anë të së cilës elitat politike shqiptare sillen ndaj institucioneve kushtetuese të vendit dhe shkelmimi i tyre si të ishin topa lecke nga ato të fëmijërisë së komunizmit.

Gjendja aktuale në të cilën e ka çuar vendin, sidomos, sjellja e opozitës, do të meritonte analiza, studime, konferenca dhe investigime të të gjitha llojeve të shkencave humane. Por, sidomos, vështrimi në antropologjinë historike dhe kulturore të shqiptarëve do të ndihmonte jo pak për të kuptuar se çfarë përfaqëson tipi i politikanit shqiptar.

Për fat të keq, Shqipërisë i mungojnë vështrime të tilla dhe debatet për këtë fushë, gjithashtu. Shqiptarët, siç thoshte Rugova i ndjerë, kanë një fatkeqësi të madhe se harrojnë shpejt dhe e fshijnë të kaluarën e tyre me mendjelehtësinë e një fëmije që gris fletën e punëdores kur i bie pak yndyrë mbi të.  Në fakt, qeverisja e shqiptarëve është gjëja më e rëndë dhe më e vështira për t’u shpjeguar. Për fat të keq, në këtë pikë, ne nuk ngjajmë me asnjë vend europian, sepse tradita jonë e qeverisjes, pas shpërbërjes së principatave shqiptare dhe pas vdekjes së Skënderbeut, u zëvendësua me qeverisjen tribale e fisnore dhe me mungesën e plotë të një autoriteti. Edhe shqiptarët e kanë pasur dhe e kanë kaluar traditën e shtetit shekullar.

Madje, përhapja e kristianizmit në vendin tonë dëshmohet që herët, por masakra e pashoqe që ndodhi veçanërisht pas vdekjes së Skënderbeut, e shkatërroi indin e sistemit perëndimor qeverisës ndër shqiptarë. Konvertimi në masë në fenë islame dhe nënshtrimi ndaj mënyrës së qeverisjes sipas sheriatit, për një pjesë të madhe të popullsisë, shkaktoi tragjedinë e parë në indin e qeverisjes dhe dërrmoi institucionet e delegimit të pushtetit që, në atë kohë, ishte qeverisja shekullare. Tani, në fund, studiuesja Luçia Nadin nga Venecia ka zbuluar « Statutet e Shkodrës » (Botim i IDK-së, Tiranë, 2017) dhe aty ne mund të shohim lirisht se shqiptarët e shekullit XIV qeveriseshin njësoj si qytet-shtetet e bregut perëndimor latin.

Në fakt, edhe institucionet fetare në vendin tonë kanë qenë të brishta dhe përhapja e tyre nuk solli apo nuk bëri që të lindë një autoritet qendror siç ndodhi me sllavët, fjala vjen, të cilët, në një kohë të caktuar të historisë së tyre, ndërtuan trupin e Jezusit në tokat e tyre përmes një institucioni të identifikuar tek Kisha sllave, për të mos folur për Kishën Ortodokse greke. Katolicizmi dhe ortodoksia në vendin tonë përhapeshin si modele të një qendre që ishte larg dhe jashtë shqiptarëve. Nëse do të vëresh relacionet e prelatëve shqiptarë, ata vazhdimisht ankohen se Vatikani dërgon meshtarë të paaftë dhe që nuk e dinë gjuhën e vendit. Ndërsa atë që ka ndodhur me ortodoksët dhe ortodoksinë në këtë vend, e njohim që të gjithë, dhe përpjekjet për të ndërtuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare prej imzot Fan Nolit janë një nga aktet më të shenjta në historinë e këtij vendi.

Natyrisht, kjo është vetëm njëra anë e çështjes që dua të ndriçoj sadopak në këtë analizë. Tjetra, më e rëndësishmja, është ajo që ka të bëjë me institucionet laike të qeverisjes së shqiptarëve. Dhe këtu, për fat të keq, ne biem në një gropë të thellë. Për më shumë se pesë shekuj, qeverisja ndër shqiptarë kryhej përmes të emëruarve nga Porta e Lartë, të cilët zgjidheshin vetëm nga një kriter: të ishin sa më të fuqishëm, të egër, dhe të kishin fuqi që të mbanin zap shqiptarët e tjerë, t’iu merrnin atyre taksat dhe një pjesë ta dërgonin në qendër e një pjesë tjetër ta mbanin vetë. Ne sot i kemi harruar, por kategori të tilla si bej, aga, bimbash, kadi, mytesarrif e plot të tjera si këto kanë qenë format e ekzistencës së institucioneve të qeverisjes ndër shqiptarë. Ajo që sot quhet Shqipëri, ishte një pronë e Sulltanit dhe tokat e saj jepeshin si shpërblim për besnikët e tij, të cilët e administronin këtë vend me rregullat barbare të forcës dhe të dhunës.

Historia e shtetit shqiptar që fillon me gjymtimin e territorit dhe me keqkuptimin e madh të të gjithëve kundër të gjithëve, siç e dimë, solli një kaos të paparë në vitet e paspavarësisë. Në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar, sidomos, luftërat e shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre nga copëtimi malazes dhe ai serb. Po ashtu, Lidhja e Prizrenit, si institucioni i parë legjitim i mbrojtjes dhe ruajtjes së territorit shqiptar brenda Perandorisë otomane, ka një vlerë të posaçme.

Emblema e këtij kaosi është sidomos Haxhi Qamili dhe Esad Toptani. Që të dyja këto figura sendërtuan mitin e atdheut që nuk u përket shqiptarëve, por që është mall ose i besimit dhe i qendrës nga vinte shtypja dhe shfytyrimi, ose është plaçkë që mund të shkëmbehet. Faik Konica dhe të tjerë që erdhën pas tij, vunë re të parët se elitat politike shqiptare ishin të ndara në mënyrë të pakthyeshme në një pjesë idealistësh që identifikoheshin me Shqipërinë dhe në një kategori zuzarësh, thoshte Konica, që identifikoheshin vetëm me pasurinë dhe me luksin dhe që Shqipërinë e kishin një territor që mund ta shisnin e ta shkëmbenin.

Krijimi i shteteve të reja në Ballkan, pas shkëputjes nga Perandoria otomane, u bë me një frymëzim ta caktuar historik. Siç dihet, Greqia e ndërtoi shtetin e saj me frymëzimin e ringjalljes së Greqisë ortodokse, me Megaliidhenë si platformë. Sllavët e Serbisë e ndërtuan shtetin e tyre nën frymëzimin e Car Lazarit dhe të Serbisë antike. Shqiptarët, nën frymëzimin e Rindjes, u përpoqën të ringjallnin Shqipërinë e Skënderbeut, pra, Arbërinë e trimave që luftuan e mposhtën otomanët. Arbëreshët e mërguar ishin Shqipëria e zhvendosur në Itali dhe ëndrra e tyre që të kthenin kohën e parë, shërbeu, gjithashtu, si frymëzim për lindjen e Shqipërisë. Mirëpo, në pikëpamje të besimit, ne ishim ndarë në tresh dhe Poeti ynë kombëtar Naimi, ishte edhe filozofi i bektashinjve.

« Shqiptaria » si frymëzim dhe si model për të ndërtuar shqiptarin e paspushtimit otoman, ishte më shumë një ideal dhe një emocion virtual. Patriotët e mëdhenj që ngritën kultin e Shqipërisë dhe të atdheut në rangun më të lartë të jetës, u përpoqën të parët që të krijojnë edhe fizionominë e një qeverisjeje sipas modelit perëndimor. Personalitete të spikatura si Noli dhe Zogu e të tjerë, nga ana tjetër, u shfaqën në vitet e paspavarësisë si për të dëshmuar jo vetëm ndarjen në ide e në veprime, por edhe për të ravijëzuar më mirë dy tendencat që do ta shoqëronin gjatë këtë vend dhe që do të formuloheshin në shqiptarë që e duan dhe në të tjerë që e tradhtojnë. Për fat të keq, në këtë periudhë, në vend të institucionit të parlamentarizmit triumfon institucioni i luftës me armë.

Atentatet, vrasjet politike, rrëzimi i Zogut me revoltë të armatosur, pastaj rrëzimi i Nolit po me revoltë të armatosur, kurorëzuan institucionin e hakmarrjes politike, varrosën kompromisin dhe dialogun dhe i hapën rrugë glorifikimit të autoritetit që vinte nga lufta për ta mundur kundërshtarin dhe për ta asgjësuar atë. Ndërsa triumfi komunist dhe lufta e klasave e rrënjosën në mënyrë tragjike ndarjen më dysh në « ne » dhe « ata ». Parlamentarizmi u zhduk dhe kompromisi ishte një koncept që renditej si forma më e ulët e tradhtisë ndaj atdheut. Ndërsa betejat, lufta deri në fund dhe pa kompromis me kundërshtarin, vdekja e tij dhe asgjësimi shpalleshin si modele të menduari që e ruanin atdheun dhe e lartësonin atë që merrej me fatet e tij.

Pas rënies së diktaturës u shembën ose u tronditën institucionet e besimit dhe të kuptimit të botës sipas filozofisë totalitariste në patriotë dhe armiq. Lufta, si institucion i jetës politike dhe si frymëzim i metaforave të ligjërimit publik, u duk sikur u largua bashkë me shtatoren e diktatorit. Dialogu, kompromisi, atdheu si vend që i bashkon elitat dhe jo si vendi që i përçan ato, duke i quajtur një palë patriotë e një palë tjerë tradhtarë, u shfaqën në fillim si forma joshëse të ligjërimit publik, por, shumë shpejt, ato, jo vetëm që u harruan, por, në vend të tyre, u riaktivizuan modelet e ligjërimit totalitar me « ne » dhe « ata », të cilat modele ishin të gatshme dhe me një traditë të gjatë përdorimi.

Elitat politike, që morën në dorë fatet e vendit pas rënies së diktaturës, gjëja e parë që bënë, ishte braktisja e leximit dhe studimit si akte të veprimit intelektual. Sot në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare është kthyer si ato vatrat e mjera të kulturës në kryqëzimin e rrugës Lushnje-Fier. Vendin qendror e zuri vaniteti i burokracisë së rëndomtë partiake që ushqehej vetëm me faqe gazetash dhe me raporte OJQ-sh.

Rilindësit i frymëzonin shqiptarët që të ndiqnin Perëndimin si model dhe epokën e Gjergjit si frymëzim për të ndërtuar Shqipërinë e paspushtimit otoman. Komunistët e ruajtën Skënderbeun, por shpallën një projekt tjetër dhe një model utopik të ndërtuar mbi besimin se komunizmi do të arrihej duke përdorur si mjet politik luftën ndaj shqiptarëve që mendonin ndryshe dhe ndaj të huajve. Studentët që u ngritën në demonstrata në vitet ’90, iu rikthyen ëndrrës së këputur të modelit europian.

Mirëpo askush nuk e llogariti që ajo ëndërr dhe ai model ishte i vështirë për t’u arritur sepse kërkonte që në fillim të ndërtoheshin me mundim institucionet e mendimit dhe të besimit. Elitat që morën drejtimin e vendit, erdhën nga borgjezia komuniste dhe më i dalluari ndër ta ishte një komunist fanatik me emrin Sali Berisha. Në shkatërrimin e institucioneve të mendimit dhe të të gjitha institucioneve ideale që mbajnë një shoqëri në këmbë, duke filluar nga parlamentarizmi, sistemi gjyqësor, biznesi, media e kështu me radhë, Sali Berisha do të kujtohet si zjarrvënësi i tyre dhe si njeriu që nuk hoqi dorë për asnjë çast që në këtë vend të instalohej jo kultura e kompromisit dhe e dialogut, por të vazhdonte forma e luftës dhe e shkatërrimit qoftë në jetën politike, qoftë në ligjërimin publik. Për hir të së vërtetës, edhe forcat e tjera dhe PS-ja, sidomos, nuk bënë asnjë gjë më shumë për ta shëndoshur klimën politike në këtë vend.

Ndaj, ajo që po ndodh këto ditë në Tiranë dhe në Shqipëri, nuk është gjë tjetër, por vetëm një nga format më ekstreme të shfaqjes së informalitetit politik në këtë vend. PD-ja dhe LSI-ja, nën frymëzimin e arkitektit të shkatërrimit të të gjitha institucioneve të besimit në këtë vend, të Sali Berishës, po realizojnë aktin e fundit që është shpërfillja totale dhe e dhunshme dhe shkatërrimi i sistemit formal ose, thënë me termat e estetikës, prishja e frymëzimit që të sjell respektimi naiv i rregullave të lojës.

Zh. B. Viko thoshte se besimi që kanë fëmijët te lojërat që bëjnë në breg të detit, i bën ata që ta marrin për të vërtetë kështjellën në rërë dhe, nëse ua prish, ata qajnë se nuk e kuptojnë që ajo është një lojë. Edhe të rriturit duhet ta dinë, thoshte ai, se jeta e tyre formale është ndërtuar si një lojë, rregullat e së cilës janë të shenjta. Fëmijët qajnë dhe mund të gënjehen me një lojë tjetër, por të rriturit, kur i prishin vetë rregullat e lojës, i paralajmërojnë bashkëqytetarët e tyre se mund të nisin një lojë tjetër, më të rëndë, më tragjike dhe të paparashikuar.

Në fakt, ajo nuk është më lojë. Qeverisja e sotme socialiste mund të kritikohet edhe më shumë dhe mund të akuzohet edhe më shumë nga sa e akuzon opozita. Por, shkatërrimi i sistemit dhe marrëzia për të zëvendësuar parlamentarizmin me dhunën e rrugës, janë jo vetëm një shfaqje e dëshpëruar e politikanit që vjen nga shkolla e luftës politike komuniste, por, për më tepër, ato zëvendësojnë tribunën e parlamentit ku mund ta mundësh kundërshtarin me fjalën e artikuluar bindshëm me shishet e mbushura me benzinë ose me bombat artificiale që i hidhen asaj tribune. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Çfarë po ndodh në Shqipëri?”

    1. Ekselent says:

      Shqipëria, me regjim kriminal, me kryeministër që bën “selfie” me krimin, dhe me ministër që thotë: “Na mundi krimi”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    pordhe me rigone e pace apo turrli turkoshakesh,pjeserisht tregon ose pranon se sunitet apo shiitet e qelben kete vend ketu e 600vjt por si gjithmon asnje nuk ve piken mbi i se kjo fare e keqe turke eshte pergjegjsia kryesore qe ky vend i mjere nuk u be,nuk behet e nuk ka per tu bere kurre…………….gezuar ramazonin!

  2. Klodi says:

    Politika shkaterroi kte popull.I ktheu njerzit ne refugjate,te pasur dhe militante.
    I percau i shfrytezoi,i bleu per 5mije leke voten.

    Mallkuar politika Dhqiptare sebashku me politikanet sot.

    1. I says:

      Politika nuk na erdhi nga Marsi. Keta jemi, keta pjellim. Fakti qe ia ve fajin politikes tregon qe asnjehere nuk do ndryshojme …. se ne asnjehere nuk mbajme pergjejgjesi … prandaj bejme dhe shtet leshi. Se nuk jemi te afte te organizojme asgje… eee moj eee do bej ate une eeee … jaa fute aty dhe kaq … pse do merrem me … dhe pastaj cuditemi nga na erdhi rrumpalla. Faji fillon me ty dhe me mua.

      1. Grigor says:

        Je I nderuar. Nuk ta di emrin, por respekte gjithsesi. Me fjale te thjeshta i ke rene problemit ne koke – faji fillon nga ne.
        Shpresoj te mos jesh pakicë, por duket e kunderta. Ne vdesim per rrumpalle.

  3. Vjosani says:

    Te lumte Ilir, nje shkrim qe futet ne esencen bazike se si mund te funksionoje nje shtet e si po behet krejt e kunderta. Po veshtire se do ta lexoje ndonje nga keta elitaret tane te politikes. Jane te gjithe diku ne ndonje motel duke bere pazaret e radhes

  4. Ben says:

    Ore rrote! Historia që do të shkruash ti nuk behet ne një artikull të tillë për gazetë. Nuk e di se çfarë arsimi ke por kur të bësh shkrime herë tjetër, mundohu të fokusohesh në një temë që mund ta analizosh në një artikull të vogël. Në Anglisht këtu në SHBA në I themi studentit ” limit your topic analyze it fully”. Most u perhap shumë be shkrime o artist. Mbase ju ne Shqiperi e beni për tu dukurealizuar te zgjuar por me duket se edhe ti u.ngjan atyre që shan në shkrim. Te këshilloj te lexosh ca shkrimet e Mero se mos mëson një cike. Duhet ta dish qe ne në SHBA apo në Europe nuk jemi hamendje apo të pashkolluar si e tregon media juaj por jemi arsimua dhe edukuar me frymë tjetër dhe duam shkrime cilësorë. Mos ma merr për keq por konsiderojë si këshillë profesori.

    1. Ermir says:

      O beni ecen vete nga bythorja po’ shkruan? Se ameriken ti me kte tè timin e ke pare..

      1. Ben says:

        Ore Emir! Nuk e di se sa vjec je por me siguri që ke në nevojë për tu edukuar një cike. Une analizoj shkrimin dhe jap këshilla për ta përmirësuar, ti flet si rrugaç! Unë të jap edhe adresënë ku jetoj ne SHBA dhe të takohemi, por kam frike se nuk merr dot vizen? Unë të fal për gjuhën që përdor se mbase je shume me I ri se une. Une nuk bëj pordhe por mundohem të jap këshilla të vlefshme. Mbase Shqiptaret nuk duan me keshilla! Atëherë me falni se po une prish punë se e keni ne rregull.

    2. Nul Noka dhe Paloka says:

      Shume pordhe ke ti Ben.
      Vetem kujdes, sepse kesaj radhe te doli e njomë. Shko lahu, shko lahu.

  5. Njutoni says:

    Si gjithmon del ligji i famshen : shqiptaret s bejn shtet.
    Po ti shtosh ligjin :kafshet s bejn shtet,del perfundimi mathematikor: shqiptart jan kafsh.
    Nji pytje esht enigm : po ku e kan bishtin?
    Pergjigjen e gjeti nobelisti Is Kadar.: e kan fut n byth.ja kan fut njeri tjetrit.kush ka pshtu pa bythbishtfutje nga shqiptartja kan fut t hujt. Esht ai motivi :n ato maja rripa rripa,njiher……
    Pra t gjith shqiptart jan t cpu nga mytht,t kris nga trut.

  6. albaniafirst says:

    Me kete artikull, zoti Ilir Yzeiri ka demostruar se nuk e njeh aq sa duhet natyren e popujve sa ti jape te drejten vetes qe te ndermarre aksione te te shkruarit te artikujve te tille me plot analiza dhe sofizma.
    Dihet se ndergjegja shoqerore e nje kombi formohet nga kushtet historiko-ekonomike qe ne nje fare menyre percaktojne edhe ate politike. Ne fakt, autori ketij artikulli harron se neper situata te ngjashme kane kaluar edhe kombet e tjera ballkanike, ku ato qe jane me te medhate jane pa dyshim kombet serbe-malazeze-kroate, greke dhe ato shqiptare.
    Theniet e autorit ne fjale se:
    “…masakra e pashoqe qe ndodhi vecanerisht mbas vdekjes se Skenderbeut, e shkaterroi indin e sistemit perendimor qeverises nder shqiptaret.” Eshte totalisht e pavertete.
    Me pak fjale, sipas zotit Yzeiri, shqiptaret mbas periudhes se Skenderbeut nuk diten me qe te qeverisen. Kete ide, ai perpiqet ta aresyetoje me ndodhite e fundit te trazirave ne Shqiperi. Nje argument tjeter qe ai perpiqet te perdure eshte ndarja ne tre fe te ndryshme te shqiptareve.
    Qe ne fillim duhet thene se keto konceptime jane krejtesisht te gabuara.
    Edhe kombet fqinje kane kaluar dhe po kalojne ne situata te ngjashme me ato qe po ndodhin ne Shqiperi. Keshtu, kaloi Greqia, Serbia apo Mali i Zi.
    Ky zoteri ka harruar qe jo shume vite me pare, ne Serbi u vra K.Ministri Zoran Gjinxhic. U vrane gazetare apo drejtues te organizatave shoqerore etj. Ne Greqi, protestuesit dogjen e thyen cfare gjeten perpara, per te kundershtuar masat shtrenguese te Qeverise qe kerkonte te plotesonte kushtet e donatoreve te huaj. Ne Mal te Zi u zbuluan plane per te permbysur Qeverine me grusht shteti dhe te tilla gjera ndodhen edhe ne Turqi.
    Se dyti, feja nuk perben nje tipar dallues te nje kombi. Eshte gjuha, zakonet, traditat dhe territori ku jeton nje popull qe percaktojne identitetin e tij. Feja eshte dicka personale qe edhe mund te nderrohet sic e nderruan shqiptaret. Ne kete pike, duke thene se feja myslimane u fut me force nga pushtuesi turk. Shqiptaret dolen me variantin “bektashi” qe sic dihet eshte nje variant tipik shqiptar, teper tolerant.
    Se treti, cdo vend Ballkanik ka kaluar neper autoritete te ndryshme dhe ka provuar regjime e qeveri te ngjyrave te ndryshme. Asgje qe ka ndodhur ne Shqiperi nuk ka qene vecori shqiptare.
    Se katerti, shqiptaret nuk jane anarshiste sic perpiqet ta paraqese artikullshkruesi, perkundrazi, ne situatat e nje vakumi ligjor, pas vdekjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit, fiset, tribute apo fshatra e krahina te tera adoptuan ligje e rregulla te cilave u bindeshin te tere. Kjo tregon per karakterin shtetformues te shqiptareve qe rrezon tezat e zotit Yzeiri.
    Natyrisht, qe ne nje koment te vetem, eshte e veshtire qe te debatosh me nje artikull shkrues, qe ka kohe te pregatise tezat e tija, por sa me siper jane disa argumente te thjeshta qe meritojne te zgjerohen e plotesohen me tej, pasi historia jone eshte e pasur me te dhena qe kundershtojne ato qe shkruhen ne artikullin e Ilir Yzeirit.

  7. deni says:

    Me pak fjale sipas autorit,Ne shqiptaret jemi dhi te zgjebura me bisht perpjet dhe elitat apo politikanet capinj qe mbajne ere ne kohe e
    nderzimit.

  8. Zgalem says:

    Mbeshtes ato , qe k a shkruar “ben ” . Ylli , me kete shkrim e ka shkelur byrekun . Ylli eshte I shquar per shkrime tematike , koncize dhe pa hyrje -dalie . . Nuk mund te them me shume sa ka shkruar “Ben ” . Po te isha ne vendin tend , do bisedoja me Meron ta terhiqte kete shkrim allosoj . Zgalem

  9. ABBA says:

    Jam me komentin e / . Politika nuk na erdhi nga Marsi . Faji fillon me ty dhe me mua .

  10. Ad says:

    Mos ia bej dalje Turqise deshtimet tona, Ilir. Pas disa shekujsh nen otomanet, Shqiperia mese u stabilizu si shtet 12 vjet pas Pavaresise. Problemi eshte kompleks: njeri syresh per mua eshte se ende s’kemi nje radiografi objektive te sistemit “komunist“, askush s’ka treguar pendese publike.
    Ne gjeopolike, ne jemi si ngushtica e Gjibraltarit: midis dy boteve me disnivel te madh. Populli yne s’ishte as nje milione me 1939, i vogel per te perballuar rrymat e dallget e detrave te gjeopolitikes

  11. j says:

    Keta bisha shahen,rrihen dhe vriten edhe ne dasem,
    jo me ne shesh me 200 vete.

  12. Haku says:

    Hahahaha.. ne menyr indirekte edhe shkrimi yt hedh nje frym percarese.. larteson nje dhe hedh posht te tjeret. Ore fituan njerzit se u bashkuan e lan menjan cdo lloj perkatesie.. ne vend te flisni per kete se si ti bashkosh shqipot.. na tregon perralla hostorike.
    Nderkohe hostoria esht super e manipulueshme.. epo ndoshta kjo eshte detyra juaj percarja. Jua kane thene eproret e jua kane len vath ne vesh keshillen percani qe te sundojme… pirdhu.. vk.

  13. cfar ndodh me shqiptaret?
    nuk e ka thene kote (qe nga bismarku) qe shqiptaret nuk qeverisen vete…….
    mer nje fshatar nga burgajeti qe me ne fund u shpall mbret……
    vazhdo me enverin qe thone se nuk kishte shkolle,por beri dicka ,por nuk arriti qe kafshet e egra ti zbuste(megjith diktaturen e eger)……
    pastaj vjen me e keqja,nje shpellar me fytyr ujku karierist komunist uriah hip,misherimi i ligesis e kriminel i lindur ne shpellat e tropojes saleh berisha….
    dhe pastaj vjen edi rama qe mundi kriminelin sali me premtimin se do bente shtet dhe vendoste drejtesi,por qe beri nje vrim ne uje dhe po reabiliton ata qe premtoi se i denonte….
    duke pare gjithe keta fshatare injorante ne krye te shtetit e ne parlament dhe me nje popullsi mbi 80% fshatare cfare duam ne te ndodh me turkoshaket pervec kesaj rrumpalle ku jemi futur.
    dhe kaq sa kemi arritur me shume nga kembengulja e te huajve se po te ishte per ne do ishim akoma ne epoken e parmendes ashtu si po shkohet edhe ne alfabetizem….

  14. Dash says:

    Analize e sakte…ate spjegon dhe Yzeiri , historia e veshtire dhe karakteri yne i bashkuar me injorance kane bere ne nje menyre ose ne tjeter te mbysim zerat pozitive qe s”i kane munguar Shqiperise , pastaj shtoi dhe nje egoizem te semure qe e kemi ne ADN dhe gjendemi ne kete pike ….shqiptaret sot nuk dine te ecin me rradhe ,me shkalle, duan gjithcka menjehere dhe per te arritur aty ku mendojne duhet te shkaterojne cdo gje pozitive ,sado pak, qe eshte bere me pare ,ne kthehemi gjithmone ne piken 0…

  15. babo says:

    Zoti Yzeiri, pse i bie rrotull e rrotull e na lodh… Thuaje troç, se shqipua, as ka bërë ndonjëherë dhe as që ka për të bërë, shtet vetë…! Edhe Pavarësinë, të tjerët “e gatuan” dhe na e sollën në pjatë, ku ne deshëm “ta derdhim” (pjatën…, kujto Haxhi Qamilin, Esat Toptanin etj.) Këtë e di mirë sot edhe Amerika edhe Evropa, prandaj kanë “gaulajter-ët) e tyre këtu, që të na mbajnë zap, aq sa u duhet për interesat e tyre…!

  16. 01 vlora says:

    Shqiperia ka personalitete dhe nje nga këta jeni Ju Ilir pergezime 👍👍

  17. abc says:

    CDO POPULL E MERITON QEVERINE QE KA.(e them me keqardhje cdo gje tjeter eshte bla-bla e ham-ham)

  18. a.f. says:

    Je perpjekur shume o Ilir djali, me gjoja analiza pergjithesuese, historiko-fetare te cilat sikurse ta ka vene ne dukje edhe nje nga komentuesit me lart (me duket Ben) nuk mund te arrihen kurrsesi ne formatin e nje artikulli. Si pasoje, persiatjet e tua “filosofike” kane sjelle nje “turli” si ato te mences se studentave ne kohen e diktatures. Jo domosdoshmerisht nje qe lexon shume, mund te krijoje gjera interesante, aq me keq kur nuk i rendit “ngjarjet” ashtu sikurse kane ndodhur kronologjikisht. P.sh. historia e “Serbise antike” qe ti permend ne shkrimin tend fillon ne shekullin e VII mbas Krishtit, qe i perket mesjetes dhe jo antikitetit. Por ajo qe te bezdis me shume ne shkrimin tend “universal” per psikologjine historike te shqiptareve, eshte kalimi ne emra te pervecem nga fundi i artikullit, gje qe deshmon se ti nuk je asgje me shume se pjese e kazanit mediatik te politikes shqiptare.

  19. a.f. says:

    Je perpjekur shume o Ilir djali, me gjoja analiza pergjithesuese, historiko-fetare te cilat sikurse ta ka vene ne dukje edhe nje nga komentuesit me lart (me duket Ben) nuk mund te arrihen kurrsesi ne formatin e nje artikulli. Si pasoje, persiatjet e tua “filosofike” kane sjelle nje “turli” si ato te mences se studentave ne kohen e diktatures. Jo domosdoshmerisht nje qe lexon shume, mund te krijoje gjera interesante, aq me keq kur nuk i rendit “ngjarjet” ashtu sikurse kane ndodhur kronologjikisht. P.sh. historia e “Serbise antike” qe ti permend ne shkrimin tend fillon ne shekullin e VII mbas Krishtit, qe i perket mesjetes dhe jo antikitetit. Por ajo qe te bezdis me shume ne shkrimin tend “universal” per psikologjine historike te shqiptareve, eshte kalimi ne emra te pervecem nga fundi i artikullit, gje qe deshmon se ti nuk je asgje me shume se pjese e kazanit mediatik te politikes shqiptare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *