Anila Kati: “Adresa” e “Biçikleta” patën sukses të madh dhe Franko u quajt Çelentano shqiptar

Nga Anila Kati

Kujtimet e viteve ’70 sigurisht mbeten ato më të bukurat, pasi përkojnë me vitet e rinisë. ..të një gjenerate që guxoi të ketë ëndrrat e saj duke kthyer shikimin drejt perëndimit. ..në këtë atmosferë, kur unë studioja për pikturë në liceun artistik ‘ Jordan Misja” në Tiranë, kisha dëgjuar për një këngëtar e kitarist shumë të talentuar që quhej Franko. Kur regjisori i RTSH-së Ylli Pepo më propozoi që të  bëhesha pjesë e xhirimit të vidioklipit të këngës ‘ Adresa “ të Françesk Radit, e emocionuar dhe mjaft e gëzuar që isha përzgjedhur për t’u bërë pjesë e filmimit, shpreha mbështetjen për bashkëpunim.

Kthehem tashmë 47 vjet përpara dhe kujtoj plot nostalgji pjesën më të bukur të jetës që ikën dhe nuk vjen më, rininë. Ato pak familje që kishin televizorë, vizitoheshin shpesh nga miqtë dhe miqtë e miqve për të ndjekur programet në stacionet italiane si canzonissima, apo festivalin e san remos, ndërsa në radio dëgjonim hit parade. Pra rinia e Tiranës ishte e përgatitur për të vlerësuar këngëtarin e ri Françesk Radi. Këngët e tij  “ Adresa “ e “ Biçikleta “ , patën sukses të madh dhe kur klipet e para u shfaqën në televizion, Franko u quajt Adriano Çelentano shqiptar.

Kishte entuziazëm ndër të rinjtë që ëndërronin një jetë perëndimore. Kjo shfaqej dhe në modën e kohës, në veshjet dhe flokët e gjata, pantallonat si këmbanë e të tjera dukuri të kohës që diktatura më pas nuk i pëlqeu dhe i çensuroi. Unë isha shumë e re për të kuptuar arësyen atëhere. Isha vetëm 17 vjeç . Më dukej fare normale  të rrisja flokët e gjata, por tualeti apo silikoni ishin të paimagjinueshme për ne në atë kohë. Bukuria jone ishte natyrale, larg tualetit të ç’do forme…

Edhe xhirimet erdhën natyrshëm dhe e ndjeva veten të përfshirë në një atmosferë të bukur. E pse jo,  e quaj veten me fat që ishim në sintoni të plotë me çfarë ndodhte përtej detit. Muzika, zëri dhe teksti i këngëve të Frankos shprehte pikërisht ato aspirata. Sapo isha kthyer nga xhirimet e dokumenterit “ Shqipëria turistike “, që filmohej nga kinostudio  “ Shqipëria e re “.

Kujtoj vendet e xhirimit të klipit, rrugën e liceut , apo të Radio Tiranës,  një nga rrugët më të bukura të Tiranës  edhe sot e kësaj dite. Më kujtohet edhe  tek ura e madhe e Lanës, tek rruga e Elbasanit  e të tjera rrugë. Si tani kujtoj veshjen time. Ishte një fustan i bardhë në kontrast me flokët e gjata ngjyrë gështenjë. Ishte një lino e hollë e qepur nga rrobaqepsja ime sipas formave të trupit e nga  beli e poshtë zgjerohej. Kishte vetëm një fileto blu të hollë rreth qafës. Atëhere ishin gjyshja dhe nëna ime që kuronin veshjet e mia. Duhej të vrapoja dhe operatori Gazmir Shtino më filmonte. Xhirimet për personazhet e klipit janë bërë veç e veç.  Isha vetëm unë dhe natyra , gjë që më bëri të ndjehem e lirë në lëvizjet e mia.

Franko më vete, unë po ashtu. Por duke ditur mirë tekstin, kordinonim bukur lëvizjet. Klipi pati shumë sukses. Më kujtohet që rrugës gjithë rinia që më shikonte më këndonte:  ku e ke shtëpinë moj vajzë… foto nga klipi u botuan në një nga revistat e kohës…nuk e kujtoj  se në cilën… Ishin bardh e zi. Shumë nga të rinjtë i kishin prerë fotot nga revista dhe i mbanin nëpër kuleta si hajmali.

Më mer e qeshura edhe tani kur e kujtoj. Ishte viti 1972. Kishte entuziazëm ndër të rinjtë që ëndërronin një jetë perëndimore. Pas festivalit të 11 – të , bashkë me kritikat e shumta , përfshi edhe këngën  “ Kur dëgjojmë zëra nga bota “,të kantautorit  Radi, krijimtarinë  e tij muzikore,  e çensuruan, përfshi edhe  klipet e para,  vërtet të bukur e mjaft të suksesshëm.

Megjithë përpjekjet dhe kërkimet e shumta të regjisorit Pepo, ato nuk u gjendën kurrë në arkivin e TVSH-së. Ku të jenë zhdukur vallë ato krijime që veç bukurisë së krijimtarisë muzikore të të riut të talentuar Françesk Radi, mbartnin brenda edhe bukurinë  e një rinie  vërtet  plot ëndrra, si rinia e çdo brezi. Peng e kemi humbjen e atyre  klipeve si dëshmi e një gjurme se ne të rinjtë e fillimviteve “70 të shekullit të kaluar, vërtet nuk ndryshonim nga brezi ynë në perëndim.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Anila Kati: “Adresa” e “Biçikleta” patën sukses të madh dhe Franko u quajt Çelentano shqiptar”

  1. ana says:

    Nuk duhet haruar qe kompozitori i ketyre kengeve ka qene Batisti shqipetar Kastriot Gjini.

  2. Kallaman says:

    Shum nostalgji per kohen e Enver Hixhes paska kjo.
    Sepse shteti punonte per te,e kjo vec knaqej me art e endrra.
    Nuk i duhej qe t shtronte sumen n pun si bejn sot gocat shqiptare,apo t delte semaforve me breçka neper kok.
    Sot robi mendo per lek.
    S ka mo atmosfer romantiko endrrimtare si atehere.
    Sot t ha tjetri si ujku çakallin.
    Iken ato koh t bukra kur endrra dhe realiteti preknin njera tjetren si krahet e pulbardhes n flutrim.
    Tash ka pistoleta,sherr vrasje krim.

    1. mik says:

      Kallaman – Njeriu nuk di se si me fole me ju or burre !! Si do qe te flasesh, DNA e juaj duket se asht e predispozume me e shemtu cdo nostalgji, cdo gja te bukur qe njeriu ka ne kujtimet e tij !! Pse jeni gatu keshtu or burre ?! Ne cilat geto te botes jeni rrit ? Cfar ka ngjare me brezin tuaj ? Nga nje ane i thua : ” shume nostalgji per kohen e E. Hoxhes paska kjo, “, e nga ana tjeter poetikisht thua : ” Iken ato kohe te bukura ku endrrat dhe realiteti preknin njera tjetren si krah te pulbardhes ne fluturim ” !! Pastaj permend ca brecka neper koke !! Aman or burre me thuaj cfar hibridi je, nga cili planet ke ardhe ? Askush nuk ta ka me borxh me interpretu kujtimet ma te bukura te nje gruaje ne menyre kaq banale e vulgare.
      Autorja sot asht nje grua afer pleqerise e ndofta edhe gjyshe, qe megjithese ne diktature, prap e ka pare jeten ne anen pozitive te saj, e ti si nje spordhjak i lindur me nje DNA majmuni, si nje burre-femi qe nuk do rritesh kurre, vret dike qe kurre nuk te ka bere keq.
      Ala nuk e kuptoj se nga cila vrime keni dale ne kete jete !!

  3. american16al says:

    Nuk behesh legjend me dy kenge!!!
    Shqipetaret duan te jene te gjithe komandande, kryetare dhe heronj pa qene!!!!

  4. timo says:

    Më vjen keq që Franko mbeti një sozi e famëshme vokale e Adrianos dhe nuk u bë as edhe një herë Franko Radi vetë.

  5. Qytetari says:

    O american o hajvan,kjo vajza nuk po pretendon te behet legjend me dy kenge,packa se dhe u be per ate kohe qe ne e kemi prekur. Po te egzistonin sot ato klipe, do te shikoje se sa e paster dhe sinqerte ishte kenga shqiptare, nuk ja vlen te zgjatesh me teper me ty o injorant

    1. american16al says:

      Eshte e vertete qe s’ja vlen te zgjatesh se ju vuani nga deliri i madheshtise !!!!

  6. Jack says:

    Ndofta e kam gabim por Franko imitonte Nicola di Bari. Franko e imitoi ne veshje dhe ne kenge Nikolen. Celentano ka stil tjeter qe nuk perputhet kurkund me stilin e Frankos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *