FOTOT: Berati zbulon “asin nën mëngë”, ja kartolina e re për turistët

Rritja e numrit të turistëve vendas dhe të huaj mësohet se është një nga sfidat kryesore të kandidatit të PS për Bashkinë e Beratit, Ervin Demo.

Përveç kësaj, turizmi do të ndikojë në jetën e beratasve duke rigjallëruar të rinjte përmes argëtimit dhe thyer monotoninë.

Së bashku me dhjetëra të rinj të gjimnazeve të qytetit 2400 vjeçar, Demo organizoi për 2 fundjava rresht, vizita në dy atraksione të ndryshme të qytetit, siç është ngjtja në malin e Shpiragut në 1193 metër lartësi si dhe rafting për 12 km në lumin Osum.

Këto dy eksperienca sipas Demos janë një kartolinë për qytetin dhe një kartvizitë që shpejt do të shpërndahet tek të gjithë shqiptarët që duan të kalojnë një fundjave relaksi dhe argëtimi, pastaj edhe tek turistët e huaj që çdo vit bëhen edhe më të shumtë.

Reklamimi i bukurive natyrore të qytetit që ndiqet edhe me hashtaget #ejaneBerat dhe #zbuloBeratin, do të vazhdojë përmes këtyre aktiviteteve çdo fundjavë.

2 komente në “FOTOT: Berati zbulon “asin nën mëngë”, ja kartolina e re për turistët”

  1. Fatos Nako says:

    Berati ka nevoje per nje menaxher te resurseve te veta turistike. Ervini shpresoj jo vetem ti promovoje siç po ben tani, por do ti krijoje te gjitha mundesite per tu bere te arrira per te gjithe turistet vendas dhe te huaj.
    Rruget drejt vendeve turistike si p.sh ne Qaf Dardhe ne Tomor ,i cili tashme eshte edhe nje prje 100 fshatrat turistike te shpallur nga Qeveria shqiptare jane te domosdoshme. Duhet lobimi i forte i kryetarit te Bashkise, qe te mund te asfaltohet, duke u bere keshtu e mundur levizja e turisteve dhe e komunitetit ne çfardo kohe dhe me çfardo mjeti.
    Besojme qe Ervini do te arije te beje realitet nje pjese te mire te ketyre nderhyrjeve ne infrastrukture.

  2. Tomorraku says:

    Bukurit e Beratit nuk duhet ti erresojne papastertite qe mbulojne hapesirat pergjate lumit Osum!.Bashkia te kete perparesi mirembajtjen dhe sistemimin e lumit sidomos pergjat qytetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *