“Pietro Krespi” zbret në Berat...

11 Prill 2019, 22:00Kulturë TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Ka një personazh Markezi në galerinë e jashtëzakonshme të veprës së tij monumentale “Njëqind vjet vetmi”, Pietro Krespin. Krespi nuk është një Buendias. Nuk ka asnjë gjë të përbashkët me zvetënimin e gjithanshëm të personazheve të kësaj vepre. Nuk është makondas, nuk jeton i vetmuar dhe, mbi të gjitha, nuk ka kurrfarë lidhjeje me gjithçka që rrëfehet dhe përshkruhet në vepër.

Markezi na e pikturon Krespin si italianin tipik, romantik dhe të dhënë marrëzisht pas dashurisë. Është pikërisht kjo dashuri që e “pikëtakon” atë me Buendiasit, dashuria e tij me Amarantën, vajzë e kësaj dere të çuditshme.
Për të dhënë kontrastin e madh mes asaj që sollën vëllezërit Krespi në Makondo dhe situatës së deriatëhershme, Markezi shkruan se: “Falë vëllezërve Krespi, “Rruga e Turqve” erdh e u shndërrua në një qoshk ku ekspozoheshin plot e plot çikërrima farfuritëse dhe ku njerëzit mund ta harronin dhunën e ushtruar nga Arkadioja(Buendias) dhe ankthin që krijonte jehona e asaj lufte të largët të ndezur”.

Kur gjithçka duket sikur do të shkonte drejt kurorëzimit, kjo edhe pas bekimit të nënës së Amarantës, Ursulës, vjen përgjigjja e papritur e vajzës së Buendiasve, me anë të së cilës ajo shënjon përfundimisht fatin e Krespit, por, mbi të gjitha, atë të sajin: “Lëri marrëzitë, Krespi… Unë as e vdekur nuk do të martohesha me ty”.

Pas kësaj përgjigjeje, ajo që ndodh me personazhin është e nënkuptuar, Krespi vetëvritet, sipas modelit të përfytyruar të personazhit tipik romantik, i cili është një përjashtim nga rregulla e sendërtimit të personazheve të tjerë në këtë vepër të jashtëzakonshme të shkrimtarit kolumbian.

Por edhe kjo vdekje nuk është si të tjerat, ngase, përpara se të vetëvritej, “në netët me shi njerëzia e shihnin Krespin me një çadër mëndafshi në dorë, që i binte vërdallë shtëpisë së Buendiave, shkonte me shpresën mos pikaste ndonjë rrëzëllim drite në dhomën e gjumit të Amarantës”.

Për ta konkretizuar gjithë sa më sipër, me përjetimin e sotëm në Berat, është ajo se Krespi “një natë prej netësh ia mori edhe këngës. E gjithë Makondoja u zgjua si e magjepsur, a thua të ndodhej në qiellin e shtatë: dëgjonin të përgjëruar tingujt e kitarës, që nuk dukeshin se ishin të kësaj bote; dëgjonin zërin e prishtë të një mashkulli, që kurrë ndonjëherë s’e kishin dëgjuar më parë. Në të gjitha shtëpitë e fshatit Pietro Krespi pa drita të ndezura, por nuk pa të ndizej ndonjë dritë në dritaren e Amarantës…”

Makondoja, ky fshat i vogël i paadrestë dhe i pakordinatë, metaforë e modernitetit tonë të verbër dhe të vuvët, edhe pse prej kohësh kalonte situatë të vështirë, me lufëra dhe shkatërrime, për një moment, mbajti frymën, ndezi dritat dhe reagoi ndaj së bukurës: ndaj tingujve magjik të kitarës së Krespit.

Ashtu m’u duk edhe Berati sot, ku një artist i huaj, ndaloi në bulevardin kryesor të qytetit, hapi veglat e tij, nxori një violinë dhe filloi të performojë për qejfin e vetë dhe për kënaqësinë e kalimtarëve.

Ata që e shihnin reagonin në mënyra të ndryshme, ku nuk munguan edhe ata që e vunë në diskutim shëndetin e tij mendor….

Por çfarë rëndësie ka kjo…! Kalimtarët reaguan pozitivisht ndaj së bukurës. M’u duk se sot në Berat kishte zbritur vetë Pietro Krespi i Makondos së Markezit…

11 komente në ““Pietro Krespi” zbret në Berat…”

  1. kashi says:

    bravo kjo tregon qe berati po behet nje qytet serioz turistik

  2. Kalec Dega says:

    Po pse “performoi” mor djale! Pse e dhit muhabetin, e ban masturbim.

  3. Gabeli i Ritur Me qumesht Kutie says:

    pavaresisht skicimit me ngjyra prozaike, ky duket si Jenicer modern dhe Ajo Streha Horror prej Druri nga pas si cadra anadollake prej nga ka dale ky nemengjes per te trembur femijet e Qytetit….., sa per reagimin pozitiv fotoja flet vete

  4. Kalec Dega says:

    Perse mbani peng komentet?

  5. Niki says:

    besoj se gjithe komentuesit ketu e kane lexuar “100 vjet vetmi” te Markezit?!

  6. tomorraku says:

    Ke dashur ti besh reklame vepres se shkrimtarit apo ketij ‘Kitaristi”apo “violinisti”pa emer qe paska mahnitur autorin e ketij shkrimin se qytetin nu ma do mendja se e ka lene me te vertet pa gjume !

  7. Konti Sbalta says:

    Ky i huaji qe qenka munduar deri ne Berat , per te luajtur ne violine “..per qejf te vet”,sic thote autori i shkrimit une do te thosha per kenaqesin e tij,nuk qenka aq e vertete,sepse ai paska vene perpara nji dicka ,me te cilen fton qytetaret ,te hedhin dicka “per kenaqesin e tij”Nuk e di ne se Markez do ta kishte parashikuar qe shembulli i personazhit te romanit te tij do te ndiqej nga “nji i huaj” dhe ku pa , ne qytetin e lashte te Beratit qe paska mahnitur ket qytet ku kane luajtur muzikante me emer , kengetar , e poete te lashte e te rinj dhe ku njerzit kane njohur vepra arti me te cilat krenohet vendi yne!

  8. Konti Sbalta says:

    Mero Baze ! e paske rritur censuren Paska te drejte ky bashkekomentusi “Dega”.Akoma i trembesh Salinjve ! Tashti ata nuk djegin redaksite e gazetave si dikur . Ata merren me gjera me te medha ; Hedhin shtylla tensioni ne ere , Perdorin Myrtajt per te grabitur me ndihmen e Lusheve e Busheve dhe me ”qytetarin dixhital” kercenojne qeveritare e qytetare per qellime politike , biznesi e deri”gjobvenie”kur u rrezikohet banka dhe fitimet e tyre!Nuk e kam fjalen per ket e shkrimin e ketushem qe edhe une kam dhene nja dy mendime qe ti nuk po i nxjerr 9nuk e di perse )se ato jane krejtesisht te parrezikeshme per ty!Apo ndoshta ti nuk di fare se c’behet me gazeten se ja u ke lene redaktoreve !Ashtu qofte , por edhe ne kete rast ti duhet te dish se c’behet me gazeten se te pakesohen lexusit.Ne kete pike je shum larg “Dites” me gjithse thua : “Tema ” gazeta me e lexuar ne vend!Nga nji lexus i rregullt i “Temes”#

  9. ShkoDrani says:

    Ai performoi per dy qindarka, per te paguar rrugetimin e tij, per kudo qete jete nisur.

  10. Flutura says:

    …10 rreshta perBeratin dhe dy faqe per “eruditin” Namir.
    Ndodh shpesh kjo me shume persona qe dyan ta prezantojne veten ne publik oer “shume te kenduar”.
    Varferi intelektuale.

  11. Arifi says:

    O namir ke pjerdhur fare!! Se c’ke dashur te thuash nje zot e di. Apo qe je lexues i madh!? Dhe ben krahasime pa piken e llogjikes.!! Esht nje muzikant sic ka ne cdo qytet te botes dhe ben muzik per te fituar dicka qe te vazhdoj udhetimin e vet. ci ke kto fanazira??? Dil ne europ te shohesh bot me sy dhe me qindra muzikant qe luajn ne cdo piac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje