“Arkeologët” e ADN-së zbulojnë në gjene sinjale të së kaluarës

Njësoj si në një gërmim arkeologjik, gjenetistët janë përpjekur të kërkojnë sinjale nga e kaluara në ADN-në e njeriut modern, duke zbuluar tregimin e migrimeve antike dhe kryqëzimeve.

Kjo analiza e Universitetit të Tartusë, në Estoni, u zhvillua mbi 565 individë që vinin nga Azia jugore duke mundësuar që të krijohet gjenomi arkaik, sipas studimit të botuar në revistën shkencore “Molecular Biology and Evolution” dhe i koordinuar nga italiani, Luca Pagani studiues në Tartu dhe në Universitetin e Padovas.

Studiuesit zbuluan se disa copëza ADN-je nuk përzihen sikurse ndodh normalisht gjatë bashkimit të dy popullsive, në këtë rast bëhet fjalë për indianët autoktonë dhe aziatikët perëndimorë.

“Kur dy popullsi përzihen, zakonisht e bëjnë me të njëjtat proporcione në të gjithë gjenomin”, shpjegon studiuesi italian.

“Në këtë rast, disa rajone kanë mbetur më autoktone ndërsa disa të tjera shumë më pak”, vazhdon ai.

“Kjo ka ndodhur sepse kanë luajtur një rol thelbësor në përshtatjen me mjedisin dhe janë seleksionuar gjatë evoluimit”, thekson Pagani.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Arkeologët” e ADN-së zbulojnë në gjene sinjale të së kaluarës”

  1. Aw, this was an extremely good post. Spending some time and actual effort to create a very good article… but what can I say… I procrastinate a lot and don’t manage to get nearly anything done.

  2. I relish, lead to I found exactly what I used to be taking a look for. You’ve ended my 4 day long hunt! God Bless you man. Have a nice day. Bye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *