Burri i Vaçe Zelës rrëfen historinë e dashurisë: U lidhëm në një lojë bilardoje, nuk e dija që ajo ekzistonte

Bashkëshorti i Vaçe Zelës ka zbuluar për publikun se si është njohur për herë të parë në Lushnje me artisten e madhe.

Pjetër Radiqi, i ftuar së bashku me të bijën, Irma, dhe miq e të njohur të Vaçes ka treguar sekrete nga nisja e tyre e dashurisë dhe se si ishte jeta me një divë të muzikës si ishte Vaçja.

“Unë kam kryer shërbimin ushtarak në Lushnje, nga 5-6 km larg Lushnjes, kënaqësia e vetme ishte të shëtisje, e vetmja qendër ishte Shtëpia e Kulturës dhe unë e frekuentoja shpesh”- ka thënë ai, duke shtuar se ndërkohë që ishte aty as e kishte idenë se ekzistonte Vaçja.

“Nuk e dija që ajo ekzistonte, unë e kam njohur duke luajtur një lojë bilardo, shumë e çuditshme, pasi ndërkohë që unë edhe sot e kësaj dite nuk di të luaj. Aty jemi njohur për herë të parë, mesa duket është tërheqja, ajo që thuhet dashuria në vështrimin e parë, aty nisi”-tregon ai.

Nuk kujton se kush e fitoi atë lojë, por e kujton mirë përshtypjen që i bëri Vacja që në fillim.

“Vaçja ishte edhe shumë e zgjuar, inteligjente në plot kuptimin e fjalës, Vacja si ishte këngëtare e madhe ishte edhe shumë e zgjuar dhe më tërhoqi me intelektin e saj, në atë kohë ne ishim të rinj, kishim interesa për letërsinë”- thotë ai.

Ishte e vështirë jeta me të?

“Ajo u bë shumë e njohur shumë shpejt, pasi u njohëm bashkë, në atë periudhë u bë menjëherë shumë e njohur.  Unë deri vonë fare e kisha shumë bezdi kur më thonin burri i Vaçes, kurse tani është e kundërta, tani kur prezantohem u them që janë i shoqi i saj”- thote ai.

Ai tregon se ajo nuk ndihej si divë e madhe, pasi ishte shumë modeste.

“Ajo si ishte e madhe qe edhe modeste, nuk ishte e kollajshme, Irma ma kujtoi një gjë. Më ka thënë Zhvarc, një mik i mirë i familjes, më ka kujtuar një shprehje të famshme, që gruaja e zgjuar është si këpuca që të vret, edhe ai kishte një grua të zgjuar fort, motrën e Prokop Mimës”- thote bashkeshorti. (TCH)

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Burri i Vaçe Zelës rrëfen historinë e dashurisë: U lidhëm në një lojë bilardoje, nuk e dija që ajo ekzistonte”

  1. Doni says:

    MOTRA PROKOP MIMES KA QEN ARISTE MIMA mesuesja ime e rusishtes ne shkollen tet vjeçare , nje grua e shkelqyer e dashur e pashme dhe shum inteligjente. kurr nuk harrohet .

  2. dorina says:

    Turpi me i madh per kulturen Shqipetare eshte se Vacja u semur dhe asnjeri nuk u mor me kenget e saje qe sot te degjoheshin e mos haroheshin sepse Vace Zela nuk i vjen me ketij kombi.
    Para disa kohesh degjova ne nje emisjon nje kompozitor idjot nje hundederr Limoz Dizdari qe thosh Vacja duhej te interesohej per kenget e saje……
    Jo hundederr duhet te interesohej kultura e kombit per kete legjende……

  3. Dd says:

    Po mire Serb e paska patur burrin Vaçe Zela?
    Dhe me nje ushtar qenka martuar kjo hyjnesh e kenges shqiptare?
    Fatkeqesi e paska kaluar sterr jeten me kete ushtar xhenjo kjo kengetare e madhe, po pse nuk e divircoi kete drumepre?
    Po prandaj ajo nuk delte xhiro me kete merhum?

  4. Savraku says:

    Aq mire ja ke thene “hundederr” ketij Limozit,qe flet ashtu per te madhen e muzikes shqiptare….te lumte!
    Jam i privilegjuar qe kam patur mesuese muzike dhe udheheqese pioneresh ne shtatevjecare ne Lushnje,te madhen universale Vace Zela!
    Nder e respekt per te.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *