Berisha dhe taborri i tij ishin të trembur, me 5 mijë militantë që i duken 1 milion tentoi të digjte Parlamentin. Ja çfarë e pret

14 Prill 2019, 19:00Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shqiptar mbrëmë në Tiranë u hodh në sulm të digjte dhe të shkatërronte sallën e Parlamentit me mercenarë të paguar… por nuk arriti dot asgjë.

Berisha dhe taborri i tij dallohej se ishin të trembur. Pa shpresë, të dëshpëruar dhe në sindromin e Donkishotit: 5000 persona mbështetës, iu dukën si një milionë të tillë… Donin të hynin me dhunë në sallën e Parlamentit. Pse?

l.Çfarë po ndodh me dëshpërimin dhe frikën e të korruptuarve të Tiranës?

Më qartë këtë na e tha para tri ditësh Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Palmer: “Të korruptuarit janë të tembur”, theksoi qartë ai.

Në fakt këta janë të trembur nga Reforma në Drejtësi, sepse shpejt do të jenë nën akuzë nga drejtësia shqiptare që po vjen. Kurse ndërkombëtarisht, nga dosjet që kanë krijuar organet e specializuara, ata janë që tani nën akuzë.

Dhe pikërisht kjo është edhe vetë frika dëshpëruese e Berishës dhe taborit të tij – janë ndërkombëtarisht nën akuzë për korrupsion. Prandaj u tall me ta Matthew Palmer para tri ditësh.

Ky politikan i lartë i administratës amerikane në Uashington u tall, sepse i njeh mirë dhe ua dinte edhe shpresën që të korruptuarit kanë te kundërshtarët e Amerikës. Prandaj e tha me theks: “Shqipëria është target shumë i vështirë për Rusinë”. Si mendoni ju, e tha kot këtë?

Por, a nuk është turp historik kjo lojë qesharake që kërkojnë të bëjnë të korruptuarit e Shqipërisë?

Gjithësesi, gjithçka po e bëjnë nga frika.

Ja, këtu duhet të qëndrojmë pak.

Kriminalogjia analitike na mëson se frika e personit që është nën akuzë penale e hedh shpesh të akuzuarin në iluzionizëm. Iluzionizmi është i shumëllojshëm : ai mund të jetë vetëbesim i tepruar, mund të jetë besim i tepruar tek ai që të është afruar të të ndihmojë, mund të jetë mbizmadhim në numur i personave që të mbështesin si ushtarë; dhe shumë të tjera si këto.

Në këtë lloj besimi apo vetëbesimi, individi është i destinuar të shkojë drejt vetëshkatërrimit. Por nuk e kupton dot këtë, se ai ndlrkohë, si këta tanët, ndodhet nën trysninë e psikozës “humnera ndjell humnerën” – abyssus abyssum invocat. Domethënë, ashtu siç na kanë thënë latinët e mëdhenj për procesin e vetëshkatërrimit të të mundurit.

ll.Pikërisht për këtë, në Tiranë, dje në darkë, Berisha, Basha dhe tabori i tyre korruptiv u dallua se kishin si makth të brendshëm miksturën: frikë-dëshpërim.

Po ata që protestonin me egërsi për të djegur sallën e Parlamentit të Shqipërisë, çfarë ishin?

Kuptohej qartë: ata ishin mercenarë të paguar, se nuk e dinin për çfarë arsye e mësynin policinë dhe për çfarë iu duhej djegia e sallës së Parlamentit të Shqipërisë.

Po kishte edhe disa të maskuar me maska të zeza: po ata?

Ata sigurisht që kanë qenë nga bota e krimit dhe që janë në kërkim, prandaj fsheheshin me mbulesë në fytyrë. Por ata mund të kenë qenë dhe pagatorët e mercenarëve. Sigurisht.

Po mirë, kaq mendjelehtë janë të korruptuarit e mëdhenj të Tiranës! Pse, me kësisoj lapaculësh do ta mundin këta Amerikën? Pse, këta të iluzionuar mendojnë se urdhërin për gaz lotësjellls mbrëmë e dha Rama! Po, a e kërcënoi Palmeri Bashën? Kjo do të mjaftonte.

Këta fakirë kanë rënë në iluzionizëm. Po përse duan ta djegin sallën e Parlamentit? E kanë skemën e tyre këtë apo ua kanë kërkuar? Po djegien e mandatit të deputetit, e kanë pas pasur mendimin e tyre, apo ua kanë kërkuar? Nuk e di.

Por Palmer deklaroi se “targeti i Shqipërisë është shumë i vështirë për Rusinë “. Sigurisht që Palmer kuptohet se korrupsionit shqiptar ia ka thënë këtë hapur fare edhe nëpër takimet që bëri. Po këta të korruptuar, kaq shumë e kanë humbur toruan? Pse lodheni kot, o të mjerë!

lll.Numuri i vogël i demonstruesëve, dhe zhurmuesit e pakët që sulmonin sallën e Parlamentit pa motiv, ishte specifika thelbësire e protestës së 13 prillit.

Pagesa paraprake nuk është kurrë motiv në një luftë. Por, a e di Berisha me Bashën këtë? Jo, sepse ata nuk i lejon dëshpërim-frika e tyre, që të arsyetojnë.

Nuk kanë kurrë motiv shtytës të paguarit në një luftë e cila nuk është e tyre. Prandaj janë të dështuar, përfundimisht të dështuar të korruptuarit në taborin e Sali Berishës. Duhet të përgatiten.

Po Rama?

Nuk ka gjë fare Rama në dorë. Ai madje shpresën te tabori Sali e ka pasur, deri sa erdhi Palmer në Tiranë, se ky e lebetiti në qëndrim, njëlloj si edhe Bashën. Rama tani nuk ka më se çfarë të bëjë. Parlamenti drejtohet sot nga perëndimorët, dhe Reforma në Drejtësi nuk ndalohet dot më.

Deputetët antireformë që dëgjon mandatet e deputetit nuk e kuptuan dot atë që na ka thënë Ciceroni dy mijë vjet më parë; atë që është edhe në psalmin 42/7: abyssus abyssum invocat – humnera ndjell humnerën. Po kuptohet tani, se të korruptuarit tanë, kanë hyrë në këtë rrjedhë të historisë së tyre vetjake.

18 komente në “Berisha dhe taborri i tij ishin të trembur, me 5 mijë militantë që i duken 1 milion tentoi të digjte Parlamentin. Ja çfarë e pret”

  1. Fredi says:

    Kur do tja shkerdhejne motren ketij Berishit se po na prish qetesine per hallet e tij qeni.

  2. Enki says:

    Na cave hajdarin me Ameriken o plak matuf.

    Amerika ka bere 60 grushte shteti neper bote per interesa te saj a tani po ” vdiska” me shpetu shqiptaret nga vet politikanet qe ka vene ne krye.

    Rrena pa fund nga nje matuf qe i duket vetja agjent i cifuteve te Amerikes ne Shqiperi.

    1. ik ere pirdhu says:

      Po ti ARAB je o robqim Enk ?

      1. Enki says:

        Une jam ai qe te qi robt ty dhe te perdhunoj ate mega kurven qe te ka lindur, o kelysh kurve, fisqir e moterqir

        Cfare lidhje ka komenti im me arabet o robqir??

    2. Komentuesi says:

      Enki! Sa ta kuptosh te verteten ti,u dogj Stambolli.

  3. Nje tuf rrugacesh qe paguhen nga kriminelet e tipit sali,murataj e grupi ciftelia ,kane mare peng Shqiperine dhe nuk po e le te mare frym

    1. like says:

      Sali Berisha asht lexhende. populli i ka thur kange me çifteli qysh nga vlora deri ne tepelene, qysh prej kosove e deri ne tropoje.

  4. birce says:

    Zoti Ngjela ju e dini mire qe kryekomunisti, kryehajduti, kryevrasesi ne vendin tone eshte Sali maloko dhe po nuk hyri ne burg ky plere ky vend nuk do gjeje derman…..
    Mbas ketij vjen vargu me Ilir FLORIRIN e plot te tjere majtas djathtas dhe hajdute te tjere te tipit Kokedhima, Neranxi qe mbrohen nen cadren e minoritetit….

  5. Labi says:

    Prape ku kendezi?!
    Nuk rri dot pa folur brockulla!

  6. lagja.brrakes says:

    E ku e pe ti qe do digjshin parlamentin. Ik o matuf ik se i sherbe ne menyre ‘kritike’ Rames.
    E pam kur i can policet e i vun zjarrin (shurren kryeministise)
    Kshu do bojshin dhe ne parlament.
    A trap a trap po ti je me eksperince se berisha boni iher grusht shteti po e dorzoi te nesmen.
    Ta mer menja ty se do boje grusht shteti prap e te shketerroje institucionet?
    Ai thjeshte do me bo nji simbolike rrethimi qofte kministrine qofte parlamentin me i tregu botes qe ja poplli mori mdore fatet e veta.
    Na myten budallejt per zotin.

  7. Kolona says:

    O Taku e ke shume mire po a te kupton ty kush. Edhe do të shajnë zagaret e Saliut si cim peka pa moral e funderin por kur e vërteta të dali sheshit çdo thonë këta bastarde. A

  8. Haha says:

    Bastardet me emrin ….demokratike…dhe lsi…duhet te hiqen qafe…

  9. Tironsi says:

    o injorant eshte merite e Rames ky manaxhim jo i Amerikes por ty te intereson ta fusesh ne nje thes me Berishen e lulushin.Nuk te ka dale inati qe Rama ste dha a nje post se te njohu si aventurier.

  10. Berti says:

    Ik or ti sojsezi i 97, ti ish kryetari i komisionit parlamentar për ngjarjet e 96-97-ës. Apo ke harruar që u bere mburoja e Salokut, dhe bere te pamundurën që kanibalit Sali mos ti hynte huri në bythe. Ti dole para publikut dhe the që nuk mund të arrestohet kryetari i opozitës, megjithëse kriminel i provuar përpara ligjit dhe opinionit. Tani na del dhe hedh shashka, ti do varur jo nga gjuha, por nga bitha, pervers politik. Hajde gremisu dhe mos te te dëgjojmë me.

  11. tarasi 2 says:

    enki kur ti qiet nena sliut ty dhe ca racmuterve si puna tende do tju shkerdhehet edhe baba,mbaj gojen kur flet per avokatin mor kopil se ai si puna tende ben cdo mengjes nga nje

    1. Enki says:

      Saliu dhe Rama te qifshin robt ty, motren, kurven qe te ka lind dhe kujdes vajzat dhe gruan tende kurva me side.

      Ngjela eshte nje rracmut qe kur shan ramen robqirat si puna jote e shajn dhe kur ben zedhenesin e Ameriqis dhe shan Berishen robqirat si puna jote e lepijne.

      Ky eshte nje rrot ka..ri si ty dhe mua me reuan leshet e bythes, se asnje argument nuk ka kur flet.

  12. Didi says:

    Ke pjerdhur Ngjela.Shikon endra dhe na i tregon per te verteta.

  13. Joni says:

    Ngjela po ti ishe qe e mbylle hetimet ne komisjonin e Parlamentit per 1997,dhe vjen tani dhe na shtiresh si Jezusi,ju te gjithe jeni te perlyer kush me pak dhe kush me shume ,mjer ky vende ne dor te kujte ka rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje