Boll, se fishekzjarret janë lodhur!

14 Prill 2019, 19:04Editorial TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Nuk besoj se mund të gjendet një vend i dytë në botë si ky i yni. Qëkur kam lindur e deri më sot këtu nuk rreshtin fishekzaret e fitoreve!

Vendi i bekuar! Është kjo hise e rruzullit ku festat nuk kanë fund, se fitoret ndjekin njëra tjetrën. 

Zor të gjesh këtu një date, a një ditë pa fitore!

Deri para nja 30 vjetësh fitimtarët  fishekzaret, dhe fitoret ishin më të thjeshta, më të qarta e më të kuptueshme, kurse tani jo vetëm që janë shtuar, por edhe fitimtarët janë dyfishuar. Janë palë të kundërta dhe që të dyja në të njëjtën natë festojnë. E zjarri i festës ndrit botën. Aty në kupë të qiellit fishekzaret e të dy palëve i nxjerrin gjuhën njëra tjetrës, pastaj shuhen dhe bien tok, si hi, përmbi kokat e manifestuesve.

Ja, në këtë vend, si në asnjë vend tjetër,  zgjedhjet nxjerrin dy palë fitimtarë. Njëra palë feston fitoren në tryezën e qeverisë, tjetra në bulevard. Njëra ka marrë pushtetin dhe nis qeverisjen, tjetra feston suksesin që shumica e popullit ka votuar për të, por për fat të keq nuk qeveris se pala tjetër i ka vjedhur votat. 

Ky avaz në të tëra zgjedhjet, në të tëra garat në të tëra ndeshjet. Një fjalë me vend mund ta thoshte arbitrimi, por arbitrimin ne e urrejmë sa hërë nuk flet për ne. 

Në festivalet e këngës bashkë me fituesen, fitojnë dhe festojnë të gjithë këngët e tjera, të cilave u është ngrënë haku.

Në futboll po piqet ideja që arbitrat nuk duhen hiç, se deri tani arbitrat kanë dalë nga stadiumet të fashuar nga koka tek këmbët, kurse ekipet kanë lënë fushat të bindur se kanë fituar pavarësisht nga rezultati. Rezultati është gjëja më e parëndësishme në Shqipëri! Arbitrat le të gëlltitin bilbilat dhe le të gjejnë vend tjetër të shkojnë e të hanë dru! 

Po bëhen tre muaj që cdo datë gjashtëmbëdhjetë të çdo muaji unë e përfytyroj Edi Ramën duke dalë nga Lana, ku pasi e heqin zvarrë e hedhin Luli me Monikën duke mbyllur veshët kundërshtimeve të sinqerta të Presidentit që  gjithmon fton për qetësi dhe dashuri. Por respektit të thellë për të ata i nxjerrin ballë  premtimet që i kanë bërë turmës që i ndjek dhe sa më shumë ajo firon aq më shumë brohoret.

Edhe festa e djeshme fitore ishte. Lajmin e rrëzimit të kryeministrit, Basha provoi ta jepte edhe njëherë natën se ditën e pat dhënë disa herë. Por edhe protesta e mbrëmshme nuk kish si të mos përfundonte me fitoren e radhës. 

“Populli sot firmosi largimin e Ramës. Rama nuk është më,” njoftoi me zërin e ngjirur triumfator i pari i protestuesve,  ”Sot Rama është i rrëzuar!”

Dhe e gjithë turma e udhëtarëve të lodhur, mbledhur nga ana e anës, brohoriti me lotë gëzimi në sy nga ky lajm i shumëpritur, edhepse që të gjithë e dinin që nuk ishte hiç i vërtetë.

Por fjala të flakëron shpirtin. Dhe fishekzaret mblodhën edhe një herë forcat, u ngritën dhe ndritën llaps qiellin e Tiranës.

30 komente në “Boll, se fishekzjarret janë lodhur!”

  1. Cudia says:

    Hahaha… Me pelqeu shume paragrafi i fundit. Je i madh z Kulla!!

  2. Poradeci says:

    Ore z. Kulla, ate paragrafin mbi te madhin presilesh nuk e kuptova, mire do te ishte nje sqarim per te eshte figure tjetri, por shume tinzar dhe hileqar, ky buri i asaj baxhelles. Tung i dashur Kulla.

  3. Jimi says:

    Pellumb pershendetje!

  4. raimonda says:

    pershkrim shume theres i tragjkomikes sone te perbashket.. eshte vertet per te qare me keta politikane qesharake qe na jane ngjitur si shushunja, por ndryshe nga ato edhe pse na e kane pire gjakun, nuk po na shqiten.

  5. Taraboshi says:

    Poradecit.Presidenti si prifti gjithemone me nje shprehje ne emer te atit te birit te shpirtit te shejt.Meta me urtesi dhe dashuri. KETE PRESIDENT NUK E PJERRDHE GRUA JA PO LEREMA POPULLI.

  6. Labi says:

    Foli ky gaztori i byrose politike?
    Hapi syte. E zese moj!
    Ik o idiot, te shihnim nga halli, se ty n’a servirnin.

    1. Sami Metohasani says:

      Qenke nje loqe o Labi qe na hengersh mune ! Po ka shkrim me te bukur se ky mo loqe ?

      1. ashtu posi! says:

        Po ky është një nga ata të turmës nga ana e anës që e ka llafin Pëllumbi,prandaj i djeg.Ja prishi ëndërrën me rrëzimin e Ramës,prandaj.

        1. Labi says:

          Jo idiot,nuk jam nga te turmes,
          Thjesht njoh historine e Europes ,
          Pas luftes se dyte,u zhduken filmat e epokes fashiste dhe lakejte e asaj epoke(dikur yje) heshten,per te mos u ndier me. Ishte e moralshme,ishte detyrim ndaj miliona jeteve te shkaterruarra,
          Kjo duhe5 te ndodhte dhe ne Shqiperi,por keta “ yjet” tane te epokes se dajakut ,prape bilbilosin.
          Une prape pyes: a ka njeri me shije ne Shqiperi qe ”veprat” e ketij birbos( Kulles ) e kane bere per te qeshur?
          Une qeshja me humorin e rruges,me barsoletat,
          Qeshja me Sordin ,Woody Allen, Francesco Nutin…
          A eshte e mundur te qeshesh (me te drejte) me barsoletat shkodrane dhe me Dasmen e Malos?! Apo me: hapi syte e zese moj…?! Fuck you bitches.

          1. Peshkaguri says:

            Shkooo more zagar e langaraq se ti nuk je Labe por nje shqipfoles 300 evro i kamufluar i janulles qe çdo her njollos figurat me te njohura shqipe ketu me pseudonime .Ik e permjer ne deren e janulles se personazhe si ty i largoj me nje nga ato te tregimeve te G,Kapllanit.

          2. Pero says:

            Ku i njeh ti Woody Allen,Sordin e tjere mor koqe ?
            Ty, e shumta, vetem Monika të bën për të qeshur

  7. Qytetar says:

    Opozita per nje periudhe e propogadoi tezen “Rama frikacak”.
    Por ju doli e kunderta,Rama ne betejat e zhvilluara cdo nje muaj,doli jo vetem fitimtar,por po i reh me batuta,shashkaxhinjte !!!
    Periudha Shkurt-Prill,eshte ngulitur ne mendjen e Berishes,si periudhe “revolucionesh”.
    Ai mendon se ne kete periudhe,shqiptaret mund te perdoren,per permbysje te pushtetit.
    Po investon miljona,por nuk e kupton se shqiptaret tani jane te maturuar,grupet e adolisheteve te punesuar prane PDLSI,nuk mund ti dhurojne pushtetin e enderuar.

  8. Monitor says:

    Flm z. Pellumb per sqarimin! Une ato qe thote Basha dhe Monika i marr “kallup”. Kam nje pyetje: Di gje te henen do jete Km Edi Rama?
    Te pershendes!

  9. Kolona says:

    TË lumtë dora i madhi kulla. Një shkrim me të vërtetë real dhe relaksues. Një gjë duhet ta dimë neve që të gjithë ata që Ju i kini futur në shkrimin tuaj nuk lexojnë, nuk shikojnë asnjë veç mendjes së tyre të mbushur me kriminalitet, me vjedhje me përçmim për popullin. TË LUMTË DORA.

  10. Ladi says:

    Numërimi i zgjedhjeve vazdonte nje muaj, ndersa rezultati i zgjedhjeve shpallej pas tre muajsh.E bënin baltë fare.
    Mos u ktheftë më ajo kohë.

  11. KULLA,KULLA ME DYFEK says:

    Kulla shkrim pa kuptim, me fishekzjarre dhe kamare,me zagar dhe morracak me fshatar dhe endacak,fitimtar dhe frikacak te magjepsur per merak,e kulla,kulla mos u tut mos pirdhe me keto shkrime se nuk vlejne as per mire dhe as per keq, protestues me dyfek futen thelle ne hendek dhe luftojne me dyfek.

  12. Liri says:

    Bravo Pellumb KASOLLJA.Ne komunizem na beje per te qeshur,tani na ben per te qare.Cte ka ndodhur ne kurbet?

  13. me dyfek says:

    Great …. my friend.
    Kurse ky Kulla kulla me dyfek s’haka pyka fare ….

  14. Mileti says:

    O Pellimb, po kur nuk ke as llogjiken minimale te shkruash drejt fjalen Fishekzjarr, pse na shet mend. Kthehu bej skeçe nese je ende ne gjendje t i besh.
    Shkruhet fishekzjarr per nje arsye, se nga fisheket del zjarr dhe jo zare siç e ke shruajtur ti disa here ne artikull. Apo nga pija dhe kumari nguk dallon dot zarin nga zjarri.
    Edhe ne bibel thuhet: kush eshte i kujdesshem ne gjera te vogla eshte i zoti dhe per te medhate.
    Por ti fundja ke te drejte. Vetem ne nje vend si ky i yni nje i roitur mund te shkruaje shatra patra dhe askush mos ia korrektoje apo redaktoje shkrimin.
    Provo te shkruash ne nje gazete amerikane ne kete nivel e do mesosh sa te vlen lekura ne te vertete

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      O Milet,degjo dhe mbaj vesh:
      Autori quhet Pellumb dhe jo Pellimb…
      Ta them kete meqenese je dhe ” redaktor” i zoti…
      Por meqe je edhe nje mbajtes i cadres “Rama ik” ,te sugjeroj qe
      edhe per 10 vjet ta mbash cadren por,qe te dukesh bashkekohor,
      te sugjeroj qe ne vend te emrit Rama te shkruash “SHi”… ?

  15. Shqip says:

    Edhe Servantesi nuk do ta kishte pershkruar me mire Lulushin

  16. Qytetarja says:

    Te lumte zoti Kulla!!

  17. servet says:

    Epaska bere pushim Mero sot por dhe ti nuk i rrike mbrapa,e beke punen e Meros per mrekulli.

  18. ETHEM LALAJ says:

    JE I MADH P.KULLA.INTELEKTUALUZMI JUAJ ,SHKRIMET E TUA JAPIN SHPRESE KUDO QE NGA FIERI KU UNE U KAM NDJEKUR QE NGA VITI 1985,NE TIRANE E KUDO..POR DHE NE SHBA SI AMBWSADOR APO OPINIONIST NE D I T A,KU KOHET E FUNDIT AJO ESHTE KTHYER SHUME DJATHTAS.
    -ESHTE FATKEQSI KOMBETARE QE PD DREJTOHET NGA I NJEJTI NJERI ME TE NJEJTIN MENTALITET ANARSHISTI NE 29 VITE.AI-SB PO MERR NE QAFE PD+LSI+ VENDIN ME PAUDHESIT E TIJ.
    -SA PER F.ZJARRET AI MOBOLIZOI FEMIJT ADOLESHENT QE NUK DIN ÇFAR BEJNE DUKE U PAGUWRE ME 200,500..LEKE APO ÇADRA ME MBISHKRIMIN ” IK” ,DROGE..ETJ,DUKE BERE NJE KRIM TE MADH NDAJ RINISE SE ARDHESHME QE EDHE SOT SHUMICA NUK DO TE STUDJOI, PUNOI E TE BEJE ATO QE KENI BERE JU NE KOHEN TUAJ QE NA ISHIN BERE DUART ME KALLO NGA TE TROKITURIT PER VEPRAT TUAJA TE ARTIT.
    -FLM QE SHKRUAN KUDO QE NDODHESH.Ju persh…nga FIERI qe po ndrin ne saje te drejtimit te mire pushtetar e qeveritar.

  19. Nik says:

    Zèri i Pèllumbit ka pesh nè panoramèn politike vetèm se njè Pèllumb kemi duhen shumè zèra intelektualèsh tè dalin hapur dhe jo tè struken mbas katedrave dhe tavolinave .

  20. Emigranti SHBA. says:

    Zoti Pellumb Kulla, dikur shkelqenje ne art e kulture, sot ne analiza politike. Vazhdo i dashur bashkatdhetari Yne, se kemi nevoi per qytetar te keti niveli.
    Deshira per ta par Atdheun ton te ben te jetosh me gjendjen n ne te cilen politika e mbrapsht e ka katandisur vebndin ton, nga te begat ne te varfer.
    Edhe kur fillon te ngre koke, se len te babeziturit per pushtet. Cfar ti thash kesaj opozite.Mer gjysmen e pushtetit ne 2017, pranon zgjedhjet, firmosin 2500 komisjoner dhe mbas dy vitesh, i shtohet oreksi per kariken e pushtetit dhe ben marezira qe si ka par historia.
    Jo vetem u larguan nga parlamenti ne shekullin e 21, por me mashtrime, premtime qe si ben dot kur , genjen fakiret, nxit kontigjente te inkriminua, te pakenaqur nga shteti, mer me forc nenpunes te bashkive qe drejton opozita, per te shtuar numurat, dhe krijon destabilitet e trazira, dhune, ndaj policis te shtetit dhe instucjoneve te rendesis te vecant.
    Edhe pse jan veprime te denushme nga ligji, perseri ne vend te frenojn rrugacet qe qellojn mbi policin e shtetit, bejn sehir dhe kenaqen kur plagosen nga mjete piroteknike qe i kan futur kontraband dhe me keq akoma kur arestohen kriminel e vagabond, ven e ben presjon neper komisjarjate ti lirojn shkelsit e ligjit.
    Kjo esht pasqyra e fytyra e kesaj opozite qe kerkon te rimar pushtetin e humbur.

  21. Aleko says:

    Po paska dhe lab qe ju djeg shpirti per fashistet e Berishes?..u dashka luajtur vendi..pale pale por guxon te preki dhe ikonen e humorit shqipetare qe guxoi me humor dhe para Hoxhes..e tash duhet te perkdheli hordhit fashiste te sales me kompani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje