Disa fjalë për Lulzim Bashën (para se të na drejtojë)

14 Prill 2019, 09:22Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Lulzim Basha ka hyrë në politikë nga Komiteti i Orientimit të Politikave. Pak a shumë një organizëm që e shpiku Sali Berisha për të katapultuar emra të rinj në politikë, dhe të hiqte qafe me stil Meminë, Minarollin, Vejsiun etj…

Forma e emërimeve në postet kyçë dhe emërimi si deputetë përmes një sistemi që ngjan si mutacion nuk ka asnjë shkelje përderisa liderët e kohës kanë rënë dakord që në vitin 2008. Ama duhet kuptuar se Basha është prodhim i një sistemi, që nuk sjell vlera prej 10 vitesh, dhe si i tillë duhet të ndihet i tepërt.

Kërcënimi i opozitës joparlamentare se nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk pi më ujë.

Shqipëria e ka kaluar një provë të ngjashme pa opozitën në garë. Mjaft të kujtojmë kur Edi Rama kishte përballë Spartak Ngjelën. Ky i fundit nuk hyri në balotazh, Rama fitoi në raundin e dytë dhe gjithçka për katër vitet e ardhshme shkoi siç e rekomandojnë ‘hadithet’ e demokracisë.

Kjo sa për të kuptuar se përse mospjesëmarrja e Luçiano Boçit, Klevis Balliut apo Albana Vokshit si të deleguar qarqesh, as nuk ngrenë dhe as nuk ulin peshë në këtë histori. Aq më pak kryebashkiakët hibridë të LSI në Gjirokastër, Berat dhe nja 4 bashki të tjera.

Sot që LSI i është rikthyer një dashurie të vjetër, nuk është shënuar ndonjë ‘kataklizmo’.

Është në natyrën e saj që të çojë ujë në mullirin që sheh se bluan më shumë grurë. Kjo parti që Meta ia la me qira Vasilit, dhe ky i fundit ia dorëzoi gruas të ish-kreut, ka një peshë elektorale në rënie sipas shifrave dhe i mungojnë militantët e zellshëm, që mund të digjnin Kuvendin apo Kryeministrinë.

Sa për Lulzim Bashën që erdhi nga KOP-i, duhet të dimë se:

1 – Fitoi një garë të vjedhur me Sokol Olldashin, të faktuar me pamje filmike (i xhiruar me zë dhe figurë, si bashkëshorti i aleates së tij)

2 – E “ndihmoi” fatkeqësia e Sokolit për të mos pasur më shkopinj nëpër këmbë!

3 – Hoqi nga listat të ‘vjetrit’ që përfunduan si Fatos Nano: Çdo ditë premtonin Parti të re, dhe çdo natë grisnin aktin e themelimit!

4 – Hyri në çadër për të bërë zgjedhje pa Ramën. Mori gjysmën më të rëndësishme të qeverisë, Mori eurot e pallatit. Pastaj hyri në zgjedhje me Ramën, pas beve dhe rrufeve, dhe humbi.

5 – Bëri gjysmë lista kandidatësh për deputetë për t’u regjistruar në KQZ, dhe për karshillëk çoi dyfishin e kandidatëve për qark, pas pilafit (afatit) sa për të thënë që kam emra.

6 – Për shkak të mendve të veta, të Saliut apo të përmendurit kunat në media, i dolën fituesit të aftë për aktorë Portokallie.

7 – Doli nga Kuvendi pasi kishte 6 vite që thoshte se do të dilte, tani i shkon Kuvendit sërish në derë për të hyrë.

8 – Ka Monika Kryemadhin si aleate më të rëndësishme duke shmangur aleatët tradicionalë të PD (dhe kjo nuk do koment).

9 – Ngre militantët në protestë, i nxit në dhunë, i tërheq, këndon himni, shpall fitoren dhe i fton për një herë tjetër ku do të vuloset fati i tij.

Nuk e di nëse e kanë kuptuar militantët e PD që mblidhen nga Shkodra, Kamza dhe Vora, por përballë tyre opozita reale është Lulzim Basha!

Sikurse shqiptarët që nuk e njohin ‘shkrepësen’ e Berishës dhe Metës kanë përballë Edi Ramën, si përgjegjës të një jete më të mirë apo më të keqe.

Qoftë Rama bariu biblik me kërrabë në dorë, qoftë ujku me mëlçi në qafë! Qoftë Basha, lider apo tenor! Që në çdo rast nuk e thërret dot ‘ezanin’ për të bërë ndryshimin. Aq më pak pa treguar një histori tjetër të ngritjes së tij si ”yll’.

Aq më pak vetëm, pa hallë Esmanë në krah që i pëshpërit në vesh: “Nesër ia terezitim prap. Vij dhe unë e të ndihmoj”!

2 komente në “Disa fjalë për Lulzim Bashën (para se të na drejtojë)”

  1. Timi says:

    Perse i bini qark e qark, mor gazetare, duke i vene minuse vetes tuaj…Me thoni a ka shqiptar qe nuk e di qe Basha eshte bje idiot klasik, i paafte, i paditur, ( genjen per shkollen, nuk i gjendet diploma, ju su gazetar verifikojeni…pyesni ne universitetin ku ja qene ky gomar, jetkoni online ne web-in e univetsitetit ne Hollade e do gjeni koqet e Berishes, pra pa shkolle), hajdut, vrases, eshte marre, e vendosur aty nuk nuk i takon nga krimineli antishqiptar Sali Berisha vetem e vetem per te ruajtur e mbrojtur interesat e familjes mafiose te Sali gungsit. Ky debil klasik, deri tani nuk ka bere asnje gje por vetem ka zbatuar urdherat e kriminelit Sali Berisha dhe kriminelit Shkelzen Berisha. Kaq, as me shume e as me pak.
    Prandaj ju o gazetare duhet te pakten te thoni te verteten, sepse kur ajo dihet nga te gjithe shkrimet tuaja me CV te Bashes, kur kete idiot e njohin te gjithe, ju nxjerrin jashte realitetit…ju duhet te vini kujen w te mos pushoni kurre derisa ky idiot kriminel te denohet e te paguaj per krimet qe ja bere bashke me padronon e tij Berishe gungsin. Te tjerat jane te gjitha pordhe me rigon. Ky idiot kriminel me urdher te Sali gungs krimineli pi shkaterrojne imazhin e riparuar ne shume mundim te Shqiperise oohet e fundit, po pengojne hyrjen e Shqiperise ne BE (kete as serbet e greket nuk e enderronin),…asnje nga ju nuk e ngre zerin pet keto gjema antishqiptare, por insinuoni ” nese zymbyli Basha do na drejtoka” Basha nuk di te flase eshrlte mashe e kriminelwve Sali e Shkelzen Berisha…e shqiptaret nuk jabw budallwnj te votojne nje idiot kriminel si Basha.

  2. Komentuesi says:

    Saket dhe bukur.Basha eshte tamam “shkrepsja ” e Berishes.Sa gjera te shemtuara ka bere Basha deri tani kundra Edi Rames dhe asnje nuk i eshte realizuar.Pse? Sepse Rama eshte ne te drejten e tij dhe qeveria e tij eshte e ligjesheme e pranuar nga OSBE-ODIRI,populli shqipetar dhe gjithe nderkombetaret.Por Basha dhe Berisha thone se Bota jam une dhe nuk pyes asnje.Ashtu siç nuk pyet ashtu dhe nuk do t’a pyesin njweri.Jane budallenj qe nuk i kuptojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje