“Fiken” mediat sociale, bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp

Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë probleme në të gjithë botën.

Shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri. Nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma.

Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin.

Një hartë tregoi se Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe zonat e mëdha të Evropës janë të prekura nga problemi. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *