INTERVISTA: Rrëfehet babai i “Ronaldos” shqiptar që zgjoi interesin e Realit të Madridit

14 Prill 2019, 15:30Sport TEMA
INTERVISTA: Rrëfehet babai i “Ronaldos” shqiptar që zgjoi

Afrim Ameti flet për TemA dhe tregon dëshirën e tij: Dua ta shoh djalin tim të veshë fanelën kuq e zi qoftë edhe për pesë minuta

Nga Fernada Cenko

Para disa kohësh, në mediat shqiptare brenda dhe jashtë vendit, u përfol për interesin që shfaqi Real Madrid ndaj talentit shqiptar Gentian Ametit. 19 vjeçari me prejardhje nga Kumanova aktualisht luan si i huazuar me ekipin belg KF Skarbeuk në Bruksel, ndërsa njihet si një futbollist që e bën lehtë diferencën në fushë.

Ameti më herët ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare dhe këtë e shfaq edhe në intervistën e realizuar për “TemA Javore”.

Edhe pse me të qe pak e vështirë, ne mundëm të kontaktojmë me të atin e tij, Afrimin, i cili shprehu gatishmërinë për t’u përgjigjur tifozërisë shqiptare. Në këtë intervistë, Afrimi rrëfen vështirësitë që pati të ikte nga Kumanova e Maqedonisë dhe të vendosej në Bruksel.

Ai tregon se kush u bë kumbari i jetës së dy fëmijëve të tij të cilët hapën një derë të jetës së tyre shumë herët. Por Gentiani sot e ka realizuar një gjysmë ëndrre. Pjesa tjetër, është të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, ndërsa Afrimi kënaqet edhe me faktin që dy djemtë e tij të veshin fanellën kuq e zi vetëm për pesë minuta.

Z. Afrim, ju sot jetoni në Belgjike dhe prej vitesh jeni shkëputur nga Kumanova. Para se të largoheshit, me çfarë merreshit? 

Para luftës së vitit 2001 unë punoja si gazetar në një Radiotelevizion lokal, ku përveç emisioneve të tjera, kishte edhe një emision muzikor që përzgjidheshin këngë nga dëgjuesit. Nuk hiqja dot dorë nga ky emision sepse më fillonte shpirti të më kënaqej kur në linjë telefonike paraqiteshin ushtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që kërkonin këngë patriotike. Nuk kishte gëzim më të madh së të respektoja dëshirat e tyre. Sot tingëllon pak çuditshëm, por në një kohë lufte të ndizen emocionet për vendin tënd. Madje binte aq shumë në sy kjo gjë sa vinin policët dhe nën presion na kërkonin emrat e ushtarëve apo komandantëve që hynin në linjë për të kërkuar preferencat muzikore që ishin krejtësisht patriotike.

Ju keni qenë pjesë e ushtrisë?

Po kam qenë për shumë pak kohë. Atë që mbaj mend edhe sot e kësaj dite është betimi që kam bërë. Është shumë emocionuese. Dhe nuk do e harroj për gjithë jetën. Janë disa emocione të forta në jetë që nuk shëbëhen dot as me kohën.

Ta lëmë të shkuarën, kur mbërritët në Bruksel?

Ishte viti 2005 kur arrita në Bruksel. Sigurisht nuk ishte e lehtë. Në mënyrë ilegale, përmes një kamioni kam mundur të hyj në këtë shtet. Ishte shumë e vështirë, pasi edhe kontrollet ishin shumë të rrepta. Por ishte më e lehtë sepse isha vetëm nuk rrezikoja asnjë jetë tjetër, përveçse simes.

Familjen e latë në Kumanovë?

Po gruan së bashku me dy fëmijët e mi. E mbaj mend si sot nisjen time. Ka qenë vërtetë e vështirë. Unë merrja rrugën e kurbetit, duke lënë djalin tim në spital, vetëm se koha nuk priste.

E patët të vështirë të akomodoheshit?

Sigurisht që po. Dyert nuk ishin aq të thjeshta për tu hapur. Pas shumë vitesh kam mundur të bëj dokumentat dhe të marr me vete edhe familjen time në 1 prill të vitit 2009. Nuk gënjeva. (qesh) Pastaj filloi sërish një gjë nga e para. 

Fëmijët…

Fëmijët vinin nga një vend gati të mbyllur në një vend evropian. Fati i tyre i mirë ishte se ishin të vegjël dhe përqasja do ishte më e thjeshtë. Por prindërve asnjëherë nuk ju rri koka rehat se si do ta shoh fëmijën e tij më mirë.

Tani dalim tek arsyeja pse po e realizojmë këtë intervistë. Si mundët t’i fusnit fëmijët në botën e futbollit?

Rastësisht! Kur fati të zbulon herët. Fëmijët e mi luanin futboll në një park. Dhe unë i shoqëroja gjithmon sepse edhe të vegjël ishin. Aty kalon një belg edhe për disa kohë po qëndronte duke i parë. Vjen më afrohet edhe më thotë: “Ku luajnë fëmijët?”. “Te Anderlehti”, i thashë edhe nuk e zgjata më shumë edhe i thashë “bëj shaka, asgjëkund nuk janë”. Ai më tha urgjent regjistroji. Dhe ja kështu nisi.

I regjistrove të dy edhe Gentin edhe Ahmetin?

Po i regjistrova të Klubi Futbollistik “Kosova”, ku kishte të rinj nga të gjitha kombësitë që jetojnë në Belgjike por sidomos nga trojet shqiptare.

Shkëlqyen?

Falë Zotit po. Dhe jam krenar për ta. Pavarësisht se prindi kërkon maksimumin. Gentian luan për klubin “Skarbegu” që është ekipi i Brukselit. Por ka mundësi të ngjitet një rang më ta lartë.

Ndërsa Ameti Ahmet luan me moshat 17 vjeçare të Klubit “Kosova”. Shpresoj që edhe Ameti këtë vit të ketë një ngritje në kategori. Unë i uroj më të mirën.

Gentian meqë është më i përfolur mediatikisht nga i ka pasur ofertat?

Gentiani ka pasur shumë oferta nga Maqedonia (KF Shkupi, Shkendija…) por edhe nga klubet shqiptare si Partizani dhe Tirana.

Po nga vendet e tjera?

Po ka pasur nga Franca, Gjermania, Italia, Austria dhe Zvicra.

Genti është shprehur se nuk do e refuzojë kurrë nëse Kombëtarja Shqiptare do të ketë një ftesë për të?

Ah! Sikur! Në jetën time kam disa moment shumë të rëndësishme; lindja e djalit të parë, betimi para Shtabit të UÇK-së, por nuk do e harroja kurrë nëse bijtë e mi do të luanin qoftë edhe pesë min si pjesë e Kombëtares Shqiptare.

Keni pasur komunikim për këtë gjë?

Para disa ditëve kemi komunikuar me Alban Bushin dhe natyrisht presim ftesën e tij sa më parë.

Kush është idhull për të?

Sa i përket idhullit të futbollit, të dy votat ia jep Leo Messit dhe Lorik Canës.

Ekipi i zemrës?

Ekipi i zemrës është Barcelona. Pse ja keni vendosur emrin Gent?

Jemi shumë të lidhur me Shqipërinë. i kemi vënë emrin e mbretit.

(TemA Javore)

5 komente në “INTERVISTA: Rrëfehet babai i “Ronaldos” shqiptar që zgjoi interesin e Realit të Madridit”

  1. Dibra modhe says:

    Bravo i qofte. . . Keta jane shqiptare te vertete. . . Lart e me larte te dy djemte

  2. Afro says:

    Suksese te dy vellezerve Ameti..ju uroj shendet dhe sa me shpejt ne Kombetaren tone…

  3. albaniafirst says:

    Nuk thone kot se dardha do bjere nen dardhen. Nje fjale tjeter e urte shqiptare thote: beme baba te te ngjaj.
    Djemve ju uroj suksese dhe ti shohim sa me pare te na nderojne me fanellen kuq e zi.

  4. Fredi says:

    RRESPEKTE , qofshit te bekuar , ka nevoj komtarja jon per kta SHQIPTAR te vertet , zoti ja beft drit rrugen e futbollit djemve te tu , se me ta krenohemi dhe ne SHQIPTARET , RRESPEKTE , shpresojm qe ti shohim me komtaret e moshave dhe ekipin e par djemt e tu shum shpejt , je SHQIPTAR i vertet , brravo.

  5. Ardi says:

    Ik o rrot sa te rre mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje