Jari argumenton protestën paqësore dhe dënon dhunën e qeverisë

Pas protestës së djeshme, ku siç u tha dhe nga Luli, u vulos ikja e Edi Ramës, policia është hedhur në aksion dhe ka arrestuar rreth 40 opozitarë për ushtrim dhune. Kjo ka ngjallur shqetësim tek opozita, pasi tani që u vulos ikja e Ramës, heronjtë e revolucionit nuk do të jenë të lirë ta shijojnë atë. Ndaj Jari vendosi të sqarojë pse protesta ishte paqësore dhe pse e vetmja dhunë ishte ajo e qeverisë.

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç e keni parë policia ka shoqëruar rreth 40 vetë pas protestës së djeshme, pothuajse gjithë grupin e pararojës që i jepte zemër popullit të hidhej në sulm në Parlament.

Po të shikosh përbërjen e grupit, 5 më kryesorët janë nga Korça. Si mundet një qytetet me aq kulture sa Korça të prodhojë njerëz të dhunshëm. Kjo nuk ka mundësi ndaj është manipulim.

Edhe disa elementë që janë në këtë listë me origjinë nga Laçi apo Burreli, nuk kanë asnjë implikim real. Ata thjeshtë janë parë duke ndezur kapsolla dhe duke i hedhur pas policëve. Ju e dini se këtë e bën çdo fëmijë në Shqipëri. Si mund të dënojmë gjithë fëmijët që ndezin kapsolla.

Ndërkohë që arrestohen këta të rinj të pafajshëm qeveria ka dhënë prova se ka ushtruar dhunë konkrete. Policia ka qëlluar përmes një autoblinde me ujë me presion mbi turmën dhe uji ka goditur dhe dy reporterë që ishin duke raportuar. Kjo është e qëllimshme dhe është bërë për të frikësuar gazetarët. Nga ana tjetër ky është një gjest burracak, pasi një qeveri serioze nuk mund të lozë me ujë si kalamajtë.

Më 21 Janar, Doktori vërtet qëlloi mbi tavolinën e gazetarëve, por qëlloi me armë. Dhe dihet se një qytetar që rrinte aty u vra kurse një reporter u plagos. Por ajo ishte serioze. Nuk tallej me ujë. Tallja e qeverisë duke qëlluar me ujë, është gjest burracak dhe poshtërues, pasi uji ka ngjyrë dhe qeveria kërkon ti identifikojë njerëzit që i ka zënë uji, disa ditë më pas, pasi paragjykon demokratët që lahen cdo të shtunë dhe i bie të lahen të shtunën tjetër.

Po ashtu qeveria ka provokuar dhunë mbi një veturë, të cilën e kishte lejuar të parkohej në rrugën kryesore. Sië dihet në atë rrugë nuk lejohet parkimi dhe qytetarët kanë dashur të vendosin rregull, duke e djegur atë. Në fakt zjarrvënësja është qeveria, pasi nëse ajo do ta hiqte, nuk do digjej.

Të gjitha këto akte dhune të qeverisë, do të marrin një ditë përgjigjen e duhur, tani që ikja e Edi Ramës është vulosur. Pritet vetëm zbardhja e vendimit dhe hyrja në fuqi. 

I juaji Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari argumenton protestën paqësore dhe dënon dhunën e qeverisë”

  1. vang says:

    Mero ,ky personazh eshte telendisur ,.Nje tjeter do te turperohej te dilte ne rruge por sic duket ky ish president eshte lekure trashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *