Kukësi merr goditjen fatale për titullin nga Flamurtari. Dunga i jep tre pikët Luftëtarit!

14 Prill 2019, 17:55Sport TEMA

Flamurtari i Ilir Dajës nuk ka ndërmend të ndalet.

Vlonjatët, pavarësisht problemeve financiare, kanë arritur të marrin fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Superiore.

Viktima e radhës ka qenë Kukësi, që është gjunjëzuar nga golat e Sukajt (40′) dhe Mustës (50′). Reginaldo ka ngushtuar diferencat për verilindorët, të cilët nuk kanë arritur ta shmangin humbjen, gjithsesi.

Flamurtari ka përforcuar vendin e tretë më këtë fitore dhe ka shkuar një pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Gjithashtu, kuqezinjtë i kanë bërë një nder edhe Partizani-t që kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj verilindorëve.

Në Gjirokastër luhej një ndeshje shumë e rëndësishme dhe Luftëtari nuk ka falur. Goli i afrikanit Dunga i ka dhënë një fitore shumë të çmuar për mbijetesën, ndërsa Laçi ka komplikuar gjithçka për Kupat e Europës.

Dunga realizoi në minutën e 51-të, pas një pasimi të saktë të Aleksit. Fili ishte pa fat, pasi goditi dy herë shtyllën, kurse Dungës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Luftëtari ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe mbijetesa është shumë pranë.

Trajnerët Ahmataj dhe Starova kishin bërë ndryshime në këtë ndeshje.

Te Luftëtari luajti nga minuta e parë portieri Edvan Bakaj, i cili më parë ka luajtur edhe për Laçin. Trajneri Starova e nisi ndeshjen me 5 mbrojtës, por pas golit të pësuar ndryshoi skemën dhe shtoi forcat sulmuese, por pa mundur të barazojë.

1 komente në “Kukësi merr goditjen fatale për titullin nga Flamurtari. Dunga i jep tre pikët Luftëtarit!”

  1. Black Eagle says:

    Jepu leket SINAN PABUKSI , arrite qellimin e have AirAlbania, JEPU LEKET SINAN PAPERGJEGJSHMERIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje