Kukësi, trajneri Gjoka e pranon: Titulli histori e mbyllur!

Pas ndeshjes së humbur me Flamurtarin, trajneri Ernest Gjoka ka pohuar:

“Më vjen shumë keq e sidomos për ekipin sepse prodhuam gjithçka. Duhet që ta kalonim me sukses, por gjithsesi jam shumë i gëzuar për atë që prodhojmë. Donim ta kalonim me sukses këtë ndeshje, duke mbajtur sa më larg vendin e tretë, por edhe të mbanim ndezur edhe garën për titullin”, – tha Gjoka fillimisht.

Ecuria

“Nuk është e sikletshme të humbasësh duke pasur parasysh problemet e kundërshtarit. Goli që pësuam ishte mungesë vëmendje, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Në këto moment, skuadrat harrojnë problemet dhe mobilizohen duke dhënë më të mirën e tyre”.

Mungesa e alternativave

U pa gjatë lojës se skuadra shfaqi probleme në mbrojtje e mesfushë, pasi kishte mungesa të Dzarias e Shametit, por edhe Limaj e Maliki që u lënduan në Laç. “Kishim probleme të shumta të titullarëve. Por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Jam përpjekur që me këtë kontigjent të punojmë dhe të bëjmë më të mirën. Korderon e kthyem mbrapa sepse ishte më i miri i mundshëm. Riskova, por duke pasur parasysh edhe mungesat. Janë lojtarë që kanë luajtur dhe problem nuk ishte ky. Na ka munguar edhe fati. Kemi humbur raste e sidomos në pjesën qe parë që nëse do realizoheshim do flisnim ndryshe. Ky është futbolli”, – tha trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka pas disfatës me Flamurtarin në “shtëpi”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *