Kur shefat e 21 janarit ankohen për gazin lotsjellës

14 Prill 2019, 10:53Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme protestën e disatë radhazi me qëllim rrëzimin e Edi Ramës. Ato që ranë në sy në protestën e opozitës mbrëmë ishin numri i ulët i militantëve (që në fund të fundit nuk është ndonjë problem sepse ata militantë mbeten) dhe dhuna. Kjo e dyta nis padyshim nga gjuha e liderëve që thërrasin protestën dhe inkurajohet nga strukturat më në krye ish-deputetët, për të përfunduar në zbatimin e saj nga militantët e zjarrit.

Por, handikapi i madh në protestën e ditës së djeshme nuk kishte të bënte me dhunën e militantëve mbi policinë, ku 5 efektivë përfunduan në spital nga flakadanët e kapsollat e fuqishëm që shpërthenin në seri, por kishte të bënte me deklaratat e liderëve Basha-Kryemadhi, të cilët deklaruan se policia e teproi me gazin lotsjellës.

Paradoski i madh në gjithë këtë histori ka të bëjë më faktin fatkeq të 21 janarit.

Lulzim Basha që sot akuzon policinë se përdor gaz lotsjellës kur militantët e tij mësyjnë me kapsolle e flakadanë kundër tyre, është ministri i brendshëm i 21 janarit ku nën drejtimin e tij u morën katër jetë të pafajshme.

Monika Kryemadhi që sot ankohet për sasinë e gazit kur policisë i merr flakë fytyra e i priten gishtat nga kapsollet, në 21 janarin e tmerrshëm kur shteti vriste në bulevard, qeveriste me Berishën e Bashën dhe heshtte edhe pse blloku i te shoqit derdhi goten.

Sot ky ishte handikapi i madh. Të dy liderët që ose kanë qenë përgjegjësit politik për vrasjet ose kanë heshtur për to, sot ankohen pse policia kur sulmohet nga turma me mjete të rrëzikshme, i largon me ujë e gaz lotsjellës si kudo në botë.

Në të gjitha protestat e PD-LSI-së, mund të ketë patur shumë gjëra që nuk kanë shkuar si duhet për shkak të palëve. Por, nëse ka patur dhe ka një palë që ka bërë punën e saj më mirë se asnjëherë më parë duke menaxhuar jashtë mase mirë situatën, ajo ka qenë policia e shtetit.

Por mesa duket, Bashës dhe Kryemadhit ju duhet për çdo rast një justifikim për tkurrjen e njerëzve në tubime dhe mesa duket, gazi lotsjellës është një argument i mirë sipas tyre. Veçse, nuk duhet të harrojnë se 21 janari ju del shqiptarëve pas çdo proteste para syve dhe iu kujtohet të gjithëve edhe Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi me të shoqin. E kaq mjafton për të bërë diferencën, por edhe për të zvogëluar numrat në protestën e radhës…

4 komente në “Kur shefat e 21 janarit ankohen për gazin lotsjellës”

  1. ¬ says:

    Luli qante para Kryeministris pa gaz lotsjellës., tani që ju dhamë mundësin të gjithëve të duken të bukur., ankohen.

  2. Zambi says:

    Kur dhunuesit e policeve te 21 janarit cirren e ulerasin per disa gervishtje te faqja e nje polici (se kater te tjeret nuk kane dale me foto)

  3. Oparaku says:

    Zoti Florenc.Mos harro se pervec 4 te vrareve me 21 janar eshte perdorur edhe gaz lotsjedhes.Prandaj nuk kane pse te ankohen.

  4. razo says:

    Jo vetem Luli me Saliun por te gjithe alabaket e PD-s e plehrat e LSI qeshnin kur qanim ne rruge viktimat e bulevardit me 21 Janar dhe kur te plagosurit me arme zjarri kishin frike te shkonin ne spital e gazetaret kishin frike te flisnin. Nuk i harroj kurre ftesat per party dhe gezonin se do sillnin “Lady Gaga” ne Tirane. Asnje meshire per keta plehra le te degjenerohen ne mes te Tiranes si lango e te behet mesim edhe per te tjeret qe do vijne ne te arrdhme. Populli ashtu do ju braktise nuk ka rendesi cfare partie jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje