Kush fshihet pas maskës së silikonit të banditit të vrarë

Nga Lorenc Vangjeli

Pati një kuriozitet të skajshëm, menjëherë mbas grabitjes në Rinas, për të gjetur se kush fshihej mbas maskës së silikonit të banditit të vrarë. Një englendisje publike, të cilës policia i dha vetëm një përgjigje të pjesshme. Në thelb, ajo ishte një përgjigje formale sepse mbas asaj maske të lëmuar plastike, me syze e pak mjekër, fshihej jo portreti i një individi me plumb në kokë, por shumë më shumë se kaq.

Ajo maskë fsheh fytyrë për fytyrë të gjithë ata njerëz, me pushtet të djeshëm dhe të sotëm, duke nisur që me ata që kanë dhënë koncesionin e aeroportit, ata që duhet të ndjekin menaxhimin e kontratës dhe duke përfshirë koncesionarin, nënkontraktorin e sigurisë, dhe një zinxhir të pafundëm hallkash të tjera sigurie që kanë dështuar paralelisht me njëra-tjetrën dhe në të njëjtën kohë nga padija, nga implikime korruptive, nga lehtësia kriminale përballë detyrës dhe nga dembelizmi tipik otoman që e kemi të trashëguar si kancer dhe që mbartet si kancer nga një sistem në tjetrin.

Guximi i një grushti banditësh që pushtoi aeroportin, afroi një mundësi dramatike për të rizbuluar dhe njëherë sesa mëkatarë janë të gjithë ata që meren me një zeje kaq serioze sa fluturimi në veçanti dhe sesa amatoresk, sipërfaqësor dhe naiv është vetë shteti shqiptar. Një shtet që tenton të bëhet evropian, por që vazhdon të sillet si një makinë e zhurmshme me avull në epokën e kompiuterave.

Skandali i aeroportit e bëri politikën të ndahet dhe njëherë si përherë në dy ekipe që luajnë pigpong me pataten e nxehtë të përgjegjësive dhe të denigrimit reciprok. Me një palë që e çon absurdin në ekstrem dhe e sheh Edi Ramën si organizator të grabitjes dhe nga ana tjetër me Edi Ramën që e sheh fajin të projektuar në Kinë.  Në të vërtetë, e gjithë java e grabitjes është pasqyrë e lehtësisë kriminale me të cilën meren edhe gjërat më serioze në Tiranë. Në pasqyrë mund të shihen me rradhë të gjithë ata, që edhe pse janë përgjegjës për të ndryshuar situatën në aeroport, nuk e kishin vënë re çfarë ndodhte dhe nuk bënë çfarë duhej që një gjë e tillë të mos ndodhte.

As koncesionari. As nënkontraktori i tij i sigurisë.

As Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i opozitës, ministri i brendshëm, ministri i mbrojtjes, ministri i transportit, deputetë të komisionit të sigurisë, drejtori i policies, grupi i menaxhimit të kontratës koncesionare dhe një batalion i tërë personazhesh të tjerë më pak të njohur, as njëri nga ta, pra, që duhet t’i kishin rënë me kohë këmbanës së alarmit dhe që paguhen për të garantuar jo mrekullinë e munguar, por së paku normalitetin minimal, nuk ka reaguar. Ose ka reaguar pak e pamjaftueshëm në rastin më të mirë.

Kjo indiferencë e përgjithshme, kjo rendje pas faktit të kryer dëshmon mënyrën sesi reagojnë qeverisjet në Shqipëri përballë problemeve.

Nuk quhet detyrë parashikimi, por vrapi me dihatje mbasi ka ndodhur hataja.

Nuk kërkohen shkaqet, por synohet shërimi i pasojave.

Nuk studiohet parandalimi, por nxitohet tek ndjekja.

Nuk zbulohet thelbi, por hyjnizohet forma.

E thënë më thjeshtë, zjarri kujtohet kur i ka dalë flaka çatisë.

Kujtohet uji kur përmbytja ka marë përpara shtëpitë.

Kujtohet thatësira kur vapa ka kapur piskun dhe pikun e saj.

Kujtohet rregulli kur hilja nuk mbaron më punë.

Kujtohet doktori kur sëmundjes nuk i bën derman as Perëndia.

Kujtohet Perëndia vetëm kur hesapi shkon drejt fundit dhe kur vajit i është tharrë dhe pika e fundit e vajit.

Apo e thënë më modernisht, siç do ta thoshin, fjala vjen në Lisbonë, kujtohet BE-ja vetëm kur vjen Brukseli në Tiranë. Ndërsa Tirana sillet ende si një skaj province, ku burrat e politikës  zihen si gratë për dashnorët e njëra-tjetrës dhe politika e burrave predikon ditën se dashurinë e ble vetëm dashuria dhe natën e paguan dashurinë me cash në dorë.

Ky është problemi i vërtetë i asaj çfarë ndodhi këtë javë dhe jo çfarë realisht është parë se ka ndodhur.

Prania e trupave ushtarake në Rinas e “çliroi” aeroportin nga papërgjegjshmëria e koncesionarit dhe do t’i mbajë larg tij banditët. Në fakt, mbas ngjarjes së fillimjavës, edhe nëse aty nuk do të kishte asnjë këmbë rojeje, askush nuk do të guxojë të afrohet për të grabitur. Më shumë se ushtria e policia, gardhin e shqyer të aeroportit do ta ruajë frika dhe vëmendja publike mbi të. Kështu do të vazhdojë të jetë edhe ca kohë kur për shkak të rutinës së të përditshmes, kjo histori do të harrohet dhe një grup tjetër banditësh do të hyjë sërish në aeroport për të grabitur. Dhe kjo javë do të jetë sërish një Déjà Vu, që do të rivihet në skenë me një njëjtin tekst edhe nëse aktorët janë të ndryshëm.

Tani për tani është koha për reflektim. Për të kuptuar se koncesioni i shitur lirë vite më parë, po i bën të gjithë shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për shumë vite me rradhë. Tani e gjithë shoqëria po paguan me turpin që na qeveris fakti i kryer. Kësaj here, fakti i kryer kishte pamjen e atyre që ikën në drejtim të paditur dhe me miliona euro në çanta dhe portretin e atij me maskë silikoni në fytyrë dhe një plumb të vetëm në kokë. Fatkeqësisht, mbas asaj maske, shoqëria shqiptare, në përgjithësi dhe politika lokale në veçanti, mund të shohë jo vetëm fytyrën e banditit të vrarë, por identikitin e saj hileqar dhe dembel, plot me vese dhe paaftësi ulëritëse.

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Kush fshihet pas maskës së silikonit të banditit të vrarë”

  1. studenti i vjeter says:

    nje ne dhjete shkrimet e vangjelit qe ia vlen ta lexosh.
    nje bravo te madhe.

  2. eli-tiv says:

    …Dembelizmi otoman…vertet eshte kanceri yne…paaftesia per te krijuar aktivitet e pune te pavarur..con nje mase te madhe te njerzve ta kerkojne pune ne shtet si burim i parase te marre qyl..pa punuar.Pak vite me pare ne kohen e permbytjeve te njepasnjeshme ne shkoder….ne nje interviste te drejtorit te hidrocentralit te Vaut te Dejes….nuk dinte te jepte pergjigje se sa porta kishte diga ..??? Dembelizmi con ne kriminalitet..e prodhon politikan tipik dembel si lulizmi..Lulzimi e ka te pamundur te lezoj pak me shume per te transmetuar qofte edhe nje fjali te “hajrit”….pa le te tjerat..mendim , aksion, vizion..etj

  3. astrit shba says:

    Te lumte mendia e dora qe e ke shkuruar kete artikull ,analize e vertete dhe nuk mund ta kundershtosh shembull per ata qe kan marre persiper te shkruajn per te verteten

  4. pirro says:

    Problemi qendron edhe tek bankat. Ne te 3 rastet e vjedhjeve perfshi dhe kete te fundit, bankat nuk kane vendosur as GPS dhe as lendet ngjyrosese.
    Kjo tregon se drejtuesit e bankave jane te perfshire ne vjedhje me vetedije sepse i kane pergatirur thaset vetem per tu vjedhur .
    Keta drejtues duhen marre te pandehur.

    1. nn says:

      mendoni pak me thelle – thaset ishin ne avion – lejohen GPS – et ne avion????

      askush nuk e analizon kete – thjesht keni mesuar GPS dhe bojen dhe i beni terkuze

    2. pjeter says:

      Bravo pirro, ndaj nje mendje me ty.Pak a shume te gjithe faktoret kane punuar ne dobi te grabitesve, nga padia apo nga pakudesia, apo akoma me keq, me menyre te qellimshme, pak rendesi ka tani, tymi doli ne maje. Shpresoj shume qe prokurorija te mos mbulohet si me pare me turp, por te perdore dore te hekurt kunder te gjitheve qe jane pergjegjes.

  5. astrit shba says:

    Te lumte mendia e dora qe e ke shkuruar kete artikull ,analize e vertete dhe nuk mund ta kundershtosh shembull per ata qe kan marre persiper te shkruajn per te verteten ,komentiu be pas leximit te artikullit

  6. une says:

    O Lorenc dhe popull shqiptar edhe Ju komentues te nderuar! Keto probleme me vjedhjet jane ne te gjithe boten me shtete te konsoliduara demokratike! Keto mbarojne kur te mos lindin me bandite te tille qe nuk njohin friken! Sigurisht shteti shqiptar eshte i dobet! Por nuk e ka fajin Rama! Nuk e ka patur as Berisha dhe te tjere por varferia dhe truri i njerezve ben qe te ndodhin. Por varferia e dikujt tjeter ben qe te jape informacione per kohen dhe vendin! Keta shfytezojne grindjet e politikes!

  7. Auditor says:

    O Lorenc po leket dhe grabitesit ku jane? Te pyes meqe ti i di te gjitha!

  8. Henry says:

    Te mos leme me te njolloset emri i Nene Terezes qe dikush e deshiron e punon me aq zell. T’ja nderrojme emrin aeroportit e t’ja veme Murataj, Babale apo Alizotaj…ndoshta Rilindje… Si thoni?

  9. Lira says:

    Bravo Lorenc keto jane semundjet qe shoqeria jone nuk ecen dot perpara. Korrupsioni ju ka zene syte te gjitheve per te kryer me pergjegjshmeri dhe ndershmeri punet e shtetit ne te gjitha hallkat.

  10. Loni says:

    Gps dhe boja nuk eshte praktike normale e shoqerimit te parave te cilat kane qene ne qarkullim me pare apo ndryshe te perdorura. Gps eshte praktike kur ke bere nje pagese nje grupi dhe do ta gjurmosh. Boja eshte kryesisht praktike e parave te reja per te cilen ne rast vjedhje emetuesi (banka qendrore) i xjerr nga qarkullimi. Parane e perdorur nuk e demdhperblen kush pervec siguruesit i cili nga ana e tij kerkon protesimin e kusheve te sigurise se transportit te sigurt deri ne destinacion dhe jo masa nese siguria cenohet. Tabi ngjarja ne fjale ka dyshime te medha nga ana e policise e cila nuk jep detaje sesi humbi kontaktin me hajdutes pas perplasjes fizike dhe kush e egzekutoi Mavrajn. Me plumb ne balle te jep idene e nje egzekutimi gjakftohte sesa perleshje ne distance. Pse e ka kaq te veshtire policia te ngreje nje helikopter ne ajer per ndjekte ne raste shume serioze te krimit?

  11. sul korriku says:

    Shqiperine e ka ruajtur gjithmone zoti; sa hete del dikush qe nuk e çan tr…. per Zotin ndodhin keto qe na shohin syte dhe na degjojne veshet.
    Ne asgjekundi nuk zbatojme regullore; e fundit ishte dhuna ne proteste. Beni llogarine e kostos se protestes me te gjitha imtesite (perfshire te drejten televizive etj ku dihet sa kushton p.sh. nje minute reklame) dhe do te shihni qe do ta kaloje vleften e vjedhjes ne rinas.

  12. andi says:

    Hera e pare qe jam dakort me LV dhe mendoj se eshte nje artikull vertet i goditur.

  13. poli says:

    Shume i komplikuar artikulli per ta kuptuar,preken shume gjera por pa nxjerre shkakun,

  14. Liku says:

    Shhhhhhttttt,
    Po flet Lencka,ajo eshte kurva me e “kendshme” e Rames.

    1. nn says:

      doje te thoje e Monkes

      1. Berti says:

        Analize shume e goditur.te lumte L.V.

Lini një Përgjigje te poli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *