Mos na ushqeni me “shpresa të vdekura”

Nga Blerina Hoxha 

Finlanda konsiderohet si vendi me nivelin më të lartë të lumturisë sipas Raportiti të Lumturisë për viti 2019, Shqipëria sipas këtij treguesi renditet e 107.

Ndërkohe sa i përketë rankimit të vendeve në lidhje me nxitjen e ekosistemit të startup-eve, vendin e parë në renditje e mban SHBA, në këtë rankim Shqipëria as që figuron gjëkundi.

Në disa indekse jemi të fundit në disa indekse nuk figurojmë fare. Pyetja është ku jemi të parët?

Kam bindje të plotë se diku ne rankohemi të parët.

Pastaj kujtohem që ne rankohemi të parët si vendin që jep dhe rritë “shpresa të vdekura”.

Ne jemi mësuar në mënyrë të vazhdueshme të na ushqejnë me “shpresa të vdekura”. Ne jo vetëm i ham këto si shpresa të vërteta por më e bukur akoma  është se jua tregojmë edhe të tjerëve si “shpresë”.

Ju japim edhe të tjerve shpresat që na kanë dhënë. Eh, çfarë shprese mund të “mbjell” një njeri që është ushqyer vetëm me “shpresë të vdekur”? Shpresë të vdekur…

Lere pastaj se njihemi edhe si vendi i “besës”, vend i “fjalës”. Por edhe këto fjalë  të dhëna vdesin përpara sesa të jepen.

Më thoni që ju ka ndodhur edhe ju…Ulesh me dikë për të bërë bisedë pune dhe në fund të thotë “ ç’ke ti se e rregullojë unë mos e vri mendjen…”. Që në sy ti e di që po gënjenë, qe ne sy ti e kupton që dikush po mundohet të të ushqejë me “shpresë të vdekur”..

Takon një mike për të folur për ide, dëshira dhe plane të tuat për të ardhmen, ndërkohë që sytë të shkëlqejnë nga pasioni dhe vullneti për të ndryshuar “botën”.  Të thotë: “Ç’ke ti se do të të ndihmojë unë, do flas me atë tipin që e ka shumë gjëra në dorë…” që në zë ti e kupton që po të ushqen me “shpresë të vdekur”.

Takon një kolege dhe i thua: “Kam frikë se kjo nuk nuk do të funksionojë…” dhe një gënjeshtër e madhe të përplaset në fytyre “Ç’ke ti të mbarojë këtë që nisa, se do gjejmë diçka tjetër..” dhe ti vazhdon e sillesh sikur “ke ngrën dhe ke përtypur” shpresë e vdekur të radhës.

Por nuk çuditem, se njerzit ndonjë herë më duket sikur kanë dëshirë të dëgjojnë gënjeshta se janë më të bukura. Por jo une.

Ne nuk jemi mësuar që si përgjigje të marrim një  “Jo”. Edhe kur e dimë që pas pyetjes fshihet një “jo”, ne shtrydhim çdo mendim tonin vetëm për të gjetur një skutë, atje larg me shpresën e vdekur se mund të gjejmë diku një “Po”. Një “po” të vdekur.

Ne na pëlqen kur na gënjejnë, ne na pëlqen kur na japim për të përtypur “shpresë të vdekur”.

S’dua ti futem shifrave, por s’më lë rehat “dashuria” për numrat. Nuk rri dot pa përmendur shpresen më të madhe të vdekur që: ata 60% e të rinjve që ishin shprehur se janë të gatshëm të largohen nga Shqipëri, “një ditë do të kthehen për të ndryshuar Shqipërinë”.  Aman me lini te qesh këtu, se kjo është një shpres që ka vdekur me kohe dhe që i janë dekompzuat edhe kockat.

Unë nuk kam dhënë shpresa të vdekura dhe mendova që s’do me jepnin të tilla. Këtu me vjen në mendje shprehja “fakti që ti nuk e ha luanin, nuk do të thotë që luani nuk do të hajë ty”.

Këtë e shkrova jo se kam ndonjë shpresë se çdokush që do lexoj këto rreshta nuk do jap më “shpresa të vdekura” por i shkrova vetëm për të kuptuar sesa të tjerë aty jashtë kanë tentuar ti “ngopin” me shpresa të vdekura.

(Bloconomy.al)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Mos na ushqeni me “shpresa të vdekura””

  1. Billy says:

    Kur isha ne Zvicer, ne nje bisede me nje mikun tim, ai me tha:
    -Kam degjuar dhe lexuar per nje nocion shqiptar, “BESA”, cfare eshte me tha. I thashe, qe eshte pak me shume se fjala e dhene, fjala e mbajtur. Me teper ka te beje me kufirin midis jetes dhe vdekjes.
    Mirepo jo e te gjitha krahinat e Shqiperise e perdorin kete nocion, ose e japin BESEN.
    Shkurtimisht i spjegova, eshte nje lidhje e ngushte, midis pabesise dhe beses. Dhe prandaj nuk ekziston ne te gjitha kraahinat e Shqiperise. Duhet te jesh i pabese qe te japesh besen. Ato krahina qe nuk shquhen per pabesi, nuk e perdorin fare kete nocion. Sepse ata jane besnike nga natyra.
    -Ah e kuptova, me tha helveti;- Si puna jone, ne jemi besnike, pra s’kemi pse japim besen.
    Po, i thashe , kjo eshte.
    Qenka gje e keqe me tha. Nuk qenka gje per tu mburrur.

  2. Shefqet Cela says:

    INTELIGJEnCA E KETIJ GAZETARI SHPREHET NE FJALEN “rankohemi”.
    Dashakeqesija e pa fund ndaj atdheut shprehet ne çdo fjale qe shkruan me urrejtje psikopati.

  3. Miku says:

    Ti, moj vajzë, (apo grua) nuk të ka mbetur gjë tjetër, veçse të vdesësh. E ke vonuar shumë vdekjen tënde, me këto që po thua, sepse praktikisht, nga ato që thua, ti e vdekur je. Kështu që, jepi fund edhe të shpëtosh. Na ler ne, të mjerët e tjerë të jetojmë. Vetëm një merak kam: Shkruaj shqip e pa gabime, sepse, ashtu siç po e përdhos ti gjuhën shqipe në në shkruar, nuk meriton asnjë vend pune në këtë shoqëri.
    Miqësisht
    Ndjesë paç!

  4. Flutura says:

    Ke njerez genjeshtar ne rrethin tend shoqeror, kjo duket. Por kjo nuk te jep te drejten ta pergjithesosh duke na etiketuar te gjitheve si genjeshtare. Sa per te rinjte qe largohen nga shqiperia, nuk ka asgje te keqe, perkundrazi. Shyqyr qe erdhi kjo dite, qe individi te kete mundesira dhe alternativa per te realizuar endrrat e tij. Dje pashe ne televizion italian te diskutohej per largimin e trurit nga Italia, po nuk vura re bjerrje shprese
    Lumturia!!!!
    Filozofet thone se lumturia nuk egziston tek popujt, qe nga qeveria e tyre kane te garantuar sigurine dhe qetesine…nuk eshte kaq e zeze sa e pershkruani, ka ngjyra plot, po te jesh e prirur per ti pare 🤗

  5. mik says:

    Simbas komenteve te para, autorja asht e lajthitur, edhe pse ky artikull godet fort nje te vertete.
    Nje komentues permendi ” besen ” !! Nje shok i tij Zviceran, kureshtar per besen Shqipetare deklaroi : ” Duhet te jesh i pa bese, qe te japesh bese “. Ka sens, por nuk mund te hyj kudo. Mardhanjet qe kan Shqipetaret me njeri tjetrin, jane ndryshe nga mardhanjet qe Zviceranet kane me njeri tjetrin. Simbas Zviceranit, populli i Zviceres asht besnik, e ska nevoj me dhan bese, ndersa tek ne, japim besen sepse jemi te pa bese, edhe pse dihet qe ku ka bese, ka edhe pabesi, perndryshe nuk do njihej besa si noción. Gjithsei ! Shqiptari asht shquar per bese, jo se vazhdon akoma te vlersohet ky virtyt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *