Partizani në festë, prek titullin kampion pas fitores së Flamurtarit

Fitorja e Flamurtarit ndaj Kukësit të vendit të dytë ka bërë që te Partizani të mendojnë për festën e titullit.

Edhe pse mbeten shtatë ndeshje deri në fund, diferenca me 12 pikë është e madhe dhe praktikisht të kuqtë e kanë titullin në kasafortë.

Shenjat e dorëzimit të rivalëve i konfirmoi edhe trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i cili në deklaratën pas ndeshjes me Flamurtarin pranoi se ekipi duhej të ruaj tashmë vendin e dytë.

Të kuqtë pas fitores në tavolinë me Kamzën, javën e ardhshme luajnë në transfertë kundër Kastriotit, një skuadër që lufton për mbijetesë dhe pritet një ndeshje shumë e fortë në Fushë-Krujë, shkruan Panorama Sport.

Partizani ka fituar për herë të fundit titullin në sezonin 1992-1993, kur trajner ishte Sulejman Starova. Tashmë pas 26 vitesh heroi është Skënder Gega.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Partizani në festë, prek titullin kampion pas fitores së Flamurtarit”

  1. Whitesnake says:

    E filloi ngjyra kuqe fitoren; ju vazhdoni te shurroni kryeministrine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *