Protesta e opozitës, Elisa Spiropali: Basha s'bëhet kurrë lider, kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi arrin vetëm të digjet vetë

14 Prill 2019, 17:08Politika TEMA

“Dje u dogj edhe keq shpresa e të paktëve se Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi luftojnë trimërisht për interesat e popullit, dhe jo për pushtetin e tyre të humbur”, theksoi në një reagim ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.

Sipas saj, protesta nokturne e opozitës nuk na mësoi kurrgjë, përveçse na përsëriti atë që dinim qysh prej ditës së parë: Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë!

“Pa asnjë ide tjetër përveç shkatërrimit dhe asnjë qëllim tjetër përveç shantazhimit të shumicës me ura zjarri në gjuhë dhe në duar, këta udhëheqës të diskredituar,  me një çetë punonjësish të bashkive të djathta e me një grusht të rinjsh të qorruar nga propaganda e tyre e sherrit dhe e dhunës, lanë kokrrën e namit në atë që e trumbetuan si ditën e ikjes së Edi Ramës e të qeverisë!”, tha Spiropali.

“Mësynë bulevardin, Kryeministrinë dhe Parlamentin e Shqipërisë, si një trup pa kokë dhe  pa sy, lëshuan piskamat e ngjirura nga fyti i liderit që lider kurrë nuk bëhet dhe e mbyllën me turp, duke dhunuar policinë dhe duke i vënë zjarrin pronës publike dhe private. Për disa orë rresht forcat e policisë  u sulmuan me kapsolla, zjarri e benzinë dhe u plagosën pabesisht nga këta të çoroditur që vejevinin tek ura e tabakëve, në kërkim të sherrit, konfliktit, rrëmujës e hatasë që kanë në kokat e tyre boshe”, vuri në dukje ajo.

Spiropali u uroi shërim të shpejtë efektivëve që “u ra taksirati i përballjes me këta udhëhumbur në theqafjen e tyre politike e morale”.  Respekte për vetpërmbajtjen dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, që bëri edhe njëherë diferencën mes shtetit e antishtetit; qytetarisë e barbarisë; dinjitetit e pabesisë””, tha ajo.

Por, theksoi Spiropali, ashtu siç do dramë ka gjithmonë një nënshtresë humori për ta bërë të durueshme, edhe post-protestës të orëve të vona nuk mund t’i mungonin qyfyrexhinjtë.

“Ca prapashtojca politike dhe mediatike të asaj që nisi si protestë e përfundoi si vandalizëm, u lëshuan gojështhurrur e mendjehumbur, për të komentuar si normalitet demokratik, atë që e është një dështim politik, moral, po edhe thjesht logjik, i një opozite që s’ka asgjë përveç ankthit të të mbyturit që kërkon të të mbysë”, theksoi Spiropali.

“Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit dhe organet e drejtësisë që duhet t’u tregojnë vendin nxitësëve dhe ekzekutuesve të dhunës. Nje thirrje per çdo njeri normal ndër ata që kanë të gjithë të drejtat e botës të mos e kenë votuar e as te mos e duan këtë qeveri, por duhet ta kuptojnë se alternativa e dhunës dhe e rremujës dëmton vetë atë, njeriun normal; dëmton ekonomine e tij, dëmton perspektivën e familjes së tij, të fëmijëve të tij, dëmton Shqipërinë që ka nevojë për më shumë ide e projekte, jo për më shumë piskama e kapsolla”, tha ajo.

“Vetëm një humbës pa fantazi si Lulzim Basha, mund të mendojë se do te rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut!  Sidoqoftë një gjë të mos e harrojë askush.  Me kapsolla e me zjarre nuk merret pushteti, po vetëm damka e të paaftit për të parë, dëgjuar dhe menduar. Nga ana tjeter, me këta pa këta, hyjnë në zgjedhje, s’hyjnë në zgjedhje, ne do te vazhdojmë drejt dhe do të fitojmë përsëri, jo për vete po për Shqipërine që duam”, përfundoi ministrja dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.

17 komente në “Protesta e opozitës, Elisa Spiropali: Basha s’bëhet kurrë lider, kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi arrin vetëm të digjet vetë”

  1. Komunist i Penduar Thellë says:

    Kjo Spidhipali na meson se Shqiperine mund ta beje vetem Skenderbeu, dmth Skenderbeu pas kesaj e beri ministre.

    1. Aaaaa says:

      <>….apo kamunist demokrat sido qe te jesh….e dua ndryshimin edhe une, por jo me lulin dhe monen.

      1. Hoxh Armandi says:

        Sa ftyre e shemtuar qe je o hajdutja doganava.

      2. Komunist i Penduar Thellë says:

        Dakord, qofte edhe me djallin vete, vetem ky palaço te pirdhet se nuk la gje pa e perdhosur.

    2. Komentuesi says:

      Bravo zonja Spiropali.Je vertete inteligjente.Eshte e vertete se Basha nuk behet kurre lider i pd-ke,jo vetem se eshte i paafte,por nuk e lejon edhe idhulli tij Sali Berisha,pasi ai e di vehten se eshte akoma i pari ne pd-ke dhe jo Basha.

  2. ME EMER says:

    .. PER KETE VENDOS POPULLI ME VOTEN E TIJ ..! jU TE MUNDOHENI TE BEHENI TE LLOGJIKUESHEM , TE KUPTUESHEM , TE KOMUNIKUESHEM ME POPULLIN , NESE DONI KARRIKEN ..!

    1. Berti says:

      Po qe se ngelet politika ne analizen tende e marte lumi kete vend.ti je nje manikin asgje me teper.

  3. EJ says:

    Ah çfarê pajdhi që je !!!!

  4. FUNDRINAT ARMIQ says:

    Lulzim Basha nuk eshte dhqipetar shqiperie eshte prodhim Serb,i jati i tije ka ardhur ne vitin 1940, ka ardhur ilegalisht nga Drenica e Kosoves dhe e quajne Xhelal Bisha dhe ky njeri mut stermuti duhet larguar me fishek zjarre nje ore e me pare kete kriminel, kete maskara te ndyre,qe e quajne Lulzim Xhelal Drenica -kosovar,per kete njeri nuk duhet te kihet meshire.ky eshte armik dhe tradhetar i shqiperise,per kete njeri dy rruge ka:Ose duhet arrestuar,ose duhet larguar nga shqiperia rruge tjeter nuk ka, ky njeri dhe tradhetari tjeter nga malesia e veriut po percajne shqiperine Veri-Jug.

  5. Nje qytetar says:

    Komunist i penduar thelle eshte edhe Sali Berisha , bile ca maloke si puna yte e therrisnin edhe ” Skenderbe “.
    Sic duket , ju berishisteve nuk ju ze gjumi qe e humbet davane e tani shkruani e flisni karlliqe .

  6. Brian says:

    Zonja 5 milion
    Ose shoqja Lenka.

  7. Mihali says:

    Shqiperin e shpeton vetem Avni Rustem Libohova.Ai do te dij ti heqij pengesat e fundit te mafias Shqiptare Sali,Ilir,Mona qe te gjithe bashke dhe vec e vec secili eshte nje Eskbar me vete.Ata nuk duhe vrar por te digjen ne turen druve dhe per ndryshe Shqipja nuk ka sherim.Ky do te jet nje misjon historik.

  8. Shoku Shpat says:

    Per politike verjani ju noten Elizes. Une ja ve si femer. Je yll Eliza. Je si vera e kuqe . Sa me shume kohe kalon aq me e mire behesh.

  9. Laku says:

    KJO ESHTE EDHE ME BAXHELLE SE MONIKA.

  10. Korabi says:

    Shume e zgjuar kjo Spiro-pidhi eshte mi lale ””’

  11. like says:

    Rama nuk eshte lider i popullit. eshte vetem lider i anti-berishizmit. shushunjat e zeza te socializmit kurre nuk perqafohen nga populli. ato jane perdorur vetem si mjekim rudimentar dikur ne nje mjeksi primitive kur mungonte si diagnoza ashtu edhe medikamenti.

  12. labi says:

    Cdeshe ti moj ne Kalvar
    O moj bibe moj Kirenar
    Moj Mamice me tru te thare
    Moj Mamice e lar ne ar
    Moj e lar me para pise
    Do te ike dhe ajo hise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje