Tirana thellon krizën e Teutës. Skënderbeu rikthehet tek fitorja

Tirana ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Durrësit, duke mundur Teutën me rezultatin 1-3. Të besuarit e trajnerit Mema, kanë kërkuar më shumë golin, duke parë edhe pozitat, ndërkohë që e kanë gjetur vetëm në pjesën e dytë me anë të Oduamandit.

Ky gol, i ka hapur rrugë edhe golave të tjerë, ku menjëherë Hasani ka dyfishuar, ndërkohë që Teuta ka ngushtuar por dy minuta më vonë, Karabeci ka realizuar edhe golin e tretë.

Me këtë fitore, Tirana i largohet fundit që mbahet nga Kastrioti, duke u shkëputur me 6 pikë nga Kastrioti.

Nga ana tjetër, Teuta i është larguar ndjeshëm Europës, duke përfunduar në vendin e pestë me 4 pikë më pak se Flamurtari i vendit të tretë.

Javën e ardhshme, Tirana luan ndaj Kukësit ndërkohë që Teuta ka ndeshje ndaj Kamzës me 3 pikë që i merr në tavolinë.

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për shanset për Europën, duke mundur 4-0 Kastriotin në një ndeshje shumë të rëndësishme në Korçë.

Vendasit kërkonin një sukses edhe për të mos u përfshirë në luftën e ethshme të mbijetesës, por me suksesin e sotëm, i janë afruar më shumë grupit të ekipeve që luftojnë për Europën.

Goli i Muzakës në pjesën e parë bëri më të thjeshtë punën e skuadrës së Shehit, ndërsa krutanët u shfaqën më pak agresivë se në ndeshjet e mëparshme, edhe pse kishin raste për të gjetur rrjetën në këtë duel.

Goditja vendimtare erdhi në pjesën e dytë, kur brenda minutave 76 dhe 85 korçarët goditën tre herë në portën e Çekrezit, duke siguruar një sukses të rëndësishëm për moralin e për renditjen.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tirana thellon krizën e Teutës. Skënderbeu rikthehet tek fitorja”

  1. !!!!!!!! says:

    pazar i pa diskutushem..futboll shqiptar leshi tiron e pjerdhme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *