VIDEO: Duka dhe Rama inspektojnë punimet tek “Arena Kombëtare: Do jetë gati në qershor!

Presidenti i FSHF Armand Duka së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kanë inspektuar vijimin e punimeve për përfundimin e stadiumit të ri kombëtar.

Ata janë njohur me detaje të projektit dhe me një raport në lidhje me grafikun e përfundimit të punimeve në këtë impiant madhështor.

Në këtë inspektim ata shoqëroheshin edhe nga specialistë dhe drejtues të firmave nënkontraktore, të cilat i kanë njohur me realizimet e deritanishëm dhe ecurinë e zbatimit të projektit në impiant.

Duke ndjekur ecurinë e punimeve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë punimeve, në muajin qershor.

“Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”- deklaroi nr.1 i FSHF.

Stadiumi i ri kombëtar, do të ketë një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim është investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO: Duka dhe Rama inspektojnë punimet tek “Arena Kombëtare: Do jetë gati në qershor!”

  1. prill says:

    Uauuu bukur ju lumshmin duart.

  2. sokrat says:

    Ju lumt per stadiumin modern.Qente le te lehin stadiumi te ngrihet sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *