VIDEO: Sensancioni i Gjermanisë, uebsajti i Bundesligës intervistë me Milot Rashicën

Paraqitjet e Milot Rashicës në këtë sezon kanë qenë të jashtëzakonshme.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të Verder Bremen, teksa ka marrë protagonizmin e merituar pas golave dhe asisteve që kanë ndihmuar skuadrën në objektivat e sezonit.

Me vëmendjen që është e gjitha mbi Rashicën, uebsajti zyrtar i Bundesligas ka përfituar për të zhvilluar një intervistë me sulmuesin.

Rashica shprehet se ka qenë një ëndërr të luajë në Bundesligë teksa gjithnjë e ka ndjekur nga televizioni.

“Ka qenë një ëndërr të luaja në Gjermani, sepse prej kur isha fëmijë gjithmonë e shikoja në Bundesligën në televizion, dua të shënoj sa më shumë gola për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat dhe të kem një karrierë të suksesshme”.

Më pas Rashica tha se tashmë është përshtatur me ekipin dhe i njeh më mirë shokët e skuadrës.

“Dua të jap më të mirën, tani i njoh shumë më mirë shokët e skuadrës, mënyrën si luajnë apo si punojnë. Mendoj se kam bërë një hap të madh përpara”, përfundoi Rashica.

22-vjeçari është pjesë e Verder Bremen prej Janarit të vitit 2018 teksa u transferua nga kampionati holandez ku aktivizohej me skuadrën e Viteshes.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *