Vuçiç i kundërpërgjigjet opozitës, fton tubim më 19 prill

14 Prill 2019, 08:25Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të ftojë qytetarët për bashkim dhe unitet në një tubim në Beograd më 19 prill.

Sipas Vuçiçit, uniteti është i nevojshëm pasi Serbinë e presin shumë probleme.

“Nuk nuk do të fshihemi më 19 prill. Nuk do të shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë me një vend për të treguar se sa prej nesh jemi”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Opozita në Serbi ka ftuar për të shtunën marshin protestues kundër presidentit Vuçiç. Ky, sipas opozitës, pritet të jetë marshi më i madh deri më tani.

Presidenti Vuçiç tha se Aleanca për Serbinë nuk ka 10 për qind të mbështetjes së qytetarëve.

“Para çdo fshati unë mund të mbledh më shumë njerëz”, tha Vuçiç duke komentuar pjesëmarrjen, sipas tij, të ulët në protestat e opozitës.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiçit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Por, policia i largoi protestuesit nga televizioni publik.

Vuçiç, ka tentuar që ta paraqes vetes si një reformator pro-Bashkimit Evropian, teksa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira, me aleaten tradicionale, Rusinë.

2 komente në “Vuçiç i kundërpërgjigjet opozitës, fton tubim më 19 prill”

  1. ¬ says:

    Është i destabilizuar në tru. E bëri kërkesën të vizitojë zyrtatisht Tiranën në mars të muajit që lamë pas dhe e anulloj duke u zevendesuar me atë të Maqedonisë.

  2. olimpia says:

    Edhe Rama duhet te therrase popullin e majte dhe te gjithe ata qe e duan Shqiperine.Jo per te imituar Vucicin,i cili per te thene te verteten ,eshte nje politikan i forte,nje person qe po paraqet Serbine si nje shtet…paqedashes,,,duke mbuluar me mjeshteri krimet ndaj popujve te tjere.Nderkohe qe me politiken e zhdervjellte po ha nga te gjithe,nga BE ,nga Kina ,Rusia,Turqia dhe kushdo qe ka para.Rama duhet te dale nga rrethi vicioz ku perpiqet ta fute opozita kriminale.Veprimeve vandale te tyre tu pergjigjet shteti me force,nderkohe qe policia dhe forcat e rendit duhet te paguhen me shume.Por Rama duhet te levize per investime ne industri,sidomos nga Kina e cila per shume aresye eshte e gateshme te nderhyje me efektivitet te larte .Ne te njejten kohe Rama duhet te ndermarre nje kthese te forte politike drejt shumices ,duke filluar nga garantimi i rrogave minimale per sigurimin e minimumit jetik dhe pensionet.

    Ora e Super Muzikes me Ermal Meta

    gazetatem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje