4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!

15 Prill 2019, 18:44Blog TEMA

Nga Albert P. Nikolla

Romani i nobelistit Kazuo Ishiguro “Ajo çka mbetet prej ditës”, veçse interesant, më sjell ndërmend një ngjashmëri mes personazhit kryesor, Stevens, me kryetarin formal të opozitës. Personazhi Stevens, me kalimin e pjesës më të madhe te jetës si maxhordom (jo i SHQUP-it, vetëkuptohet!) i një pasaniku ndaj të cilit ka besnikëri të pakufi, kupton se jeta e tij kishte qenë bosh dhe e pakuptimtë dhe tashmë, në pleqëri, përpiqet të gjejë forma për t’u rilidhur me kontaktet e vjetra që jeta të marrë një kuptim.

Por gjumi i gjatë “letargjik” si maxhordom ka bërë punën e vet dhe pamundësia, për shkak të kalimit të kohës, e rigjallërimit të kontakteve dhe ndërrimi i padronit e bëjnë të reflektojë mbi kuptimin e jetës.

Në të njëjtën mënyrë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha, e kuptoi se kishte kaluar kot së koti gjithë kohën e 4 viteve si kryetar dhe u përpoq të bënte një gropë në Sheshin Skënderbej, që na kujtonte atë të Hajdin Sejdisë, por koha tashmë kishte bërë punë e vet dhe ai shesh duhej vënë në dispozicion të njerëzve dhe jo të gropave.

Një mik imi, mjek kardiolog, më pat thënë se nëse do të shprehnim metaforikisht në një “elektrokardiogramë politike” ecurinë e zhvillimit të Tiranës nga viti 1992 deri më 2019 do të vërenim: koma totale në vitet 1992-2000; ringjallje e shpëtim i qytetit prej kancerit kioskor në vitet 2000-2011; infarkt institucional deri në dëshpërim në vitet 2011-2015! Gjëmën që do t’i ndodhte qytetit në mandatin 4-vjeçar të Bashës e pati parashikuar shkrimtari i madh I. Kadare me letrën-vikamë që i pat shkruar Bashës për të mos pranuar një mandat me vota të vjedhura.

Është e përbrendshme për një mandat politik dhe institucional që vjedhja e votës është ogur i keq dhe kjo ngjau me 4-vjeçarin e Lulit, gjatë të cilit i vetmi sukses që arriti vlugun, rrezgun e punës së tij, ishte dhënia e një lejeje ndërtimi … vetvetes!

Do të duheshin vetëm 4 muaj terapi intensive të kryebashkiakut të ri dhe energjik Erion Veliaj për ta sjellë prapë në jetë një qytet që kishte filluar tatëpjetën drejt kioskave dhe kulturës mbizotëruese të qofteve në tym! Shumica e analistëve dhe e intelektualëve më seriozë u shprehën në media se periudha 2011-2015 ishte ajo e kutërbimit prej ndotjes së qytetit.

Jo më kot Velaj në muajt e parë shpalli luftën kundër zhulit! Ishte si të përjetoje një ëndërr të keqe tek shihje punëtorët e pastrimit të tërhiqnin këmbët e fshesat zharg pas vetes, krejt të pamotivuar, ndërkohë që qyteti ishte në pisllëk absolut dhe drejtuesit e bashkisë kishin humbur shqisën e menaxhimit publik të qytetit.

Pa hezitimin më të vogël mund të pohojmë se në 4 muaj Veliaj e kapërceu traumën e qytetit të shkaktuar nga politika 4 vjeçare kërthinjake e gjumit.

Puna e Erionit, veçse e rëndësishme në aspektin administrativ e politik, ishte edhe një hop edukues në menaxhimin e qytetit, pasi ai ishte kudo vetë në linjën e parë duke shërbyer e duke thyer kështu një tabu gati mesjetare tipike shqiptare që “burri që është burrë nuk vë përparëse gatimi”! Erdhi një mendësi e re dhe një epokë e re për Bashkinë dhe gjithë qytetin që merrte frymë i lirë tashmë.

4 komente në “4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!”

  1. Gjergji Simaku says:

    Bythlepirje te tille nuk ka ku te shkoje!!! Hani? qeras Lali Ahmedinejadi

  2. TIRANA JONË E BUKUR !???? says:

    O BEKIMI I TIRANËS !
    RIZGJIDHNI ERJONIN . NA E ZBUKUROI JETËN , NA BËRI KRENAR PËR TIRANËN TONÊ TË RILINDUR .
    KTHIMI I BASHËS , DO TË ISHTE RRËNIM .
    SHQIPËTAR, MOS NA E NXIRRNI NGA DUART TIRANËN .
    FËMIJËT TANË PO E GËZOJNË DHE DO TA GËZOJNË NË JETË TË JETËVE , N.Q.SE AI GJUMASHI ME HAJDUTËT E TIJ NUK DO TA RRËNOJNË PËRSËRI .

  3. Shqiptar says:

    O Gjergj Spurdhjaku. Kur dikush ben nje pune te mire ,ske si ta quash ndryshe veçse tia heqesh kapelen. !
    Nc nc nc….

  4. Loreta says:

    Po mor Simak, ti ke te drejte, je ne te drejten tende te mos ndjehesh rehat ne qytetin e bukur tashme te Tiranes te bere me mjeshtri dhe pune kolosale dhe me shume sqime nga Edi Rama e Erion Veliaj. Kur zbret nga shpellat dhe baltovinat natyrshem qe ti nuk mund te ndjehesh rehat sepse nuk gjen vend tek kjoTirane ku te lidhesh mushkun e gomarin, nuk ke gropa uji ku te lash cizmet si dhe i “ka ikur lezeti i aromes se qofteve” qe na i la ky teveqeli qe ndenji 4 vjet e dhe riktheu Tiranen ne shurretore.
    Por e verteta eshte me e hidhur. Ty te ze lemeria qe pse e beri kaq te bukur Edi e Erioni dhe nuk e beri ai teveqeli yt.
    Mirepo ne na duhet nje qytet i bukur, i paster, europian, i dinjtetshem dhe per kete i a kemi dhene e do i a japim perseri voten Erionit. Nuk kasnje alternative tjeter qe ta konkuroje.
    Me qe nuk e sheh dot kete Tirane qe kemi sot, po shko or burre ne bathore apo ne Baldushk dhe ngopu me ere bajgash dhe mos e torturo vehten kot.
    Ja, do konkuroje Koqo Kokedhieri, jepja atij ti voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje