“Assange kërkoi krijimin e një qendre spiunazhi në ambasadën e Ekuadorit”

Julian Assange u përpoq të krijonte një qendër spiunazhi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pohoi të dielën presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno për të justifikuar vendimin për heqjen e azilit ndaj themeluesit të WikiLeaks, i cili u arrestua të enjten e kaluar.

Moreno, i cili erdhi në pushtet në 2017 shprehu keqardhje në një intervistë dhënë për të përditshmen britanike ‘’The Guardian’’ se qeveria e mëparshme e vendit të tij e kishte furnizuar me pajisje ambasadën që mundësuan të ndërhyhej në çështjet e shteteve të tjera.

‘’Ne nuk mund të lejojmë në shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, për t’u shndërruar një qendër spiunazhi’’, deklaroi Lenin Moreno. Ky veprim shkelte kushtet e azilit, pasi siguroi se vendimi për heqjen e azilit ndaj Assange nuk është arbitrar, por bazuar në ligjin ndërkombëtar.

Presidenti i Ekuadorit dënoi gjithashtu qëndrimin plotësisht të dënueshëm dhe skandaloz të Julian Assange në ambasadë dhe sjelljen e papranueshme në aspektin e higjinës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *