Bardhi në Prokurori: Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur gaz

15 Prill 2019, 13:21Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se ishte sot në Prokurori për të dhënë shpjegime për padinë e bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për dhunë ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë.

Në nje deklaratë për median, Bardhi e quajti ministrin Lleshaj, mbetje e komunizmit dhe tha se sot ka çuar në prokurori prova e fakte për dhunën e bërë ndaj qytetarëve.

“Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë për të dhënë sqarime për akuzën e PD ndaj ministrit të brendshëm dhe drejtuesve të policisë për akte dhune ndaj qytetarëve. Kam dhënë prova e fakte për veprimet e kundraligjshme të punonjësve të policisë të cilët me urdhër politik kanë sulmuar qytetarët duke i penguar në të drejtën e tyre të protestës. Prokuroria e ka pasur detyrë të niste hetimet kryesisht por fakti që nuk ka ndodhur ka detyruar PD të bëjë padi. I bëj thirrje prokurorisë të mos bëhet shtojcë e pushtetit. Nuk është një organ i varur nga ministri i brendshëm. Sot ka 40 qytetarë që janë në burg, pa asnjë provë sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre të protestës.

Ministri i Brendshëm e konsideron protestën të jashtëzakonshme, ndërsa grabitje në Rinas një incident. Apeli im është për gjyqtarët e prokurorët, nuk kanë për të kaluar vettingun duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk kanë për të falur. Fundi i gjyqtarëve e prokurorëve që i shërbejnë qeverisë kriminale do jetë i njëjtë me atë të qeverisë.

Ministri i brendshëm është mbetje e kohës së komunizmit. Koha kur protesta trajtohej si puç kushtetues ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka e s’do ketë asnjë ministër të brendshëm, prokuror apo gjyqtar të tremb qytetarët për të drejtën e tyre. Të protestosh është një e drejtë legjitime. Vetëm për një mbetje të komunizmit protesta është puç kushtetues”, deklaroi Bardhi.  (TemA)

5 komente në “Bardhi në Prokurori: Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur gaz”

  1. Boston says:

    Ai qe ka te drejte nuk I be not presion organeve te drejtesise por jeopardy faktet dhe pret gjykimin. Pretendon te jete minister I drejtesise kur ne proteste help urdhera per djegje te institucioneve te shtetit. Cfare do te presesh nga nje bure qe ka qef burat????!!!! Ptu fare e keqe

  2. animas says:

    Ky qurrash nuk fshin dot jashtqitjet e veta, do bej politike, zot mjer ne qe na ka rene per pjese te degjojme mediat e ndyra qe per interesat e tyre ca nuk nxjerrin, dhe nje si ky Uriah Hip, prototip i b….lepiresit.

  3. Shqupi says:

    Hedh gurin fsheh Doren, te Ben mire Kimikati ?

  4. Beni says:

    Ky pederasti duhet plasur brenda pasi e ka mbushur kupen.

  5. Johani says:

    Po qellimi i juaj dhe yti si krykriminel organizator cili ka qene more idiot i tredhur,vet menyra e te folurit tuj tregon se ti je nje kriminel i vockel qe orvatesh te dukesh dikushi para bashes e berishes vetem sa per ta arsyetuar shume e miljonave te plaqkitura ne aeroport,ti gjithe kete lehje e ban per miljonat qe fiton e jo per shqiptaret pasi ne protesten tuaj kishte me shume serb e grek dhe disa kriminel si ti,basha,noka e dreqi plak sali berisha,ksaj here ju mungoi vetem fazlliqi kurse dule qe kercenon çdo dite shqiperine me okupim dhe zhdukje doni ta qeverisni vendin,o zot i madh ku kemi arritur kur krimineli si ti e serbi fazlliq e greku dule te qani per shqiperine,rujna o zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje