”Candida auris”, njihuni me kërpudhën rezistente ndaj ilaçeve

Ajo quhet ”Candida auris” dhe është një nga kërpudhat e njohura për komunitetin shkencor për rreth 10 vjet, por vetëm tani, nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ajo është në listën e mikrobeve që mund të konsiderohen ”kërcënim”, shkruan ”New York Times”.

”Ajo që na bëri të nxirrnim këtë konkluzion ishte një rast, i cili u zhvillua majin e kaluar, lidhur me një zotëri të moshuar, të shtruar në një spital amerikan pas një infeksioni nga kjo kërpudhë”, thanë përfaqësues të kësaj qendre.

Mjekët  e vendosën pacientin në izolim, nën kujdes intensiv, por ai vdiq pas tre muajsh.

Mbijetoi vetëm kërpudha ”Candida auris”, që ”pushtoi” të gjithë dhomën deri në pikën që spitali kishte nevojë për pajisje të posaçme për eliminimin e saj.

Simptomat e ”Candida auris” janë ethe, dhimbje të muskujve dhe lodhje.

Problemi është se duke pasur simptoma të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera, duke përfshirë edhe gripin, nuk është e lehtë për të diagnostikuar një infeksion nga kjo kërpudhë.

Kjo kërpudhë nuk është e rrezikshme për shkak të simptomave që prodhon, por për shkak të faktit se mund t’i rezistojë shumicës së barnave të përdorura zakonisht kundër këtyre llojeve të infeksioneve.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *