DASH nis fazën e dytë të asistencës me Agjencinë Kombëtare të Burimeve të Natyrës: Në fokus kontratat me ndarje prodhimi

Në kohën kur po diskutohet një projektligj i ri që synon të ndryshojë përfitimin që merr shteti nga koncesionet e naftës, Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës po asistohet nga Departameti Amerikan i Shtetit me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri për të rritur ekspertizën e këtij institucioni. Vetë AKBN bëri me dije se tashmë ka nisur faza e dytë e trajnimit të specialistëve dhe që kishte në fokus disa çështje të rëndësishme.

Referuar AKBN trajnimi u fokusua tek kontratat me ndarje prodhimi. “Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve teknike në lidhje me kontratat me ndarje prodhimi dhe llojet e tjera të marrëveshjeve në sektorin hidrokarbur. Më tej në trajnim u vijua me hollësitë për analizimin e termave fiskal, ekonomik dhe auditues, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, procesin e tenderimit në kontratat me ndarje prodhimi, zbatimin e këtyre kontratave dhe marrëveshjet shtesë, si dhe strategjinë e negociimit të tyre” vlerëson AKBN.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Adrian Bylyku, vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë trajnim “si një mundësi e jashtëzakonshme që u jepet specialistëve të AKBN për të patur më shumë njohuri në sektorin hidrokarbur.” Kreu i AKBN falenderoi posaçërisht përfaqësuesin e Zyrës së Programeve të Energjisë të Departamentit Amerikan të Shtetit, për kontributin e drejtëpërdrejtë dhe ekspertizën e ofruar në zbatimin konkret të projektit.

Programi i asistencës teknike financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Burimeve të Energjisë (ENR) dhe do të mbështesë AKBN-në nëpërmjet tre aktiviteteve kryesore: (i) organizimin e raundeve të licensimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit; (ii) Mbikqyrjen teknike të sektorit hidrokarbur; dhe (iii) trajnimet teknike.

Zbatimi i këtij projekti pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të zgjasë për një periudhë 18-mujore.(monitor)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “DASH nis fazën e dytë të asistencës me Agjencinë Kombëtare të Burimeve të Natyrës: Në fokus kontratat me ndarje prodhimi”

  1. Dardan Epirioti . says:

    Ligji per hidrokarburet ishte nje nga ligjet me te mira te hartuar ndonjehere ne vend .I hartua nga dy juriste shqiptar nga emigracioni ne Amerike I inicuar nga Banga Botrore me qellimet me te mira pee ekonomine Shqiptare sidomos bujqesine dhe nevojen e saj pee gaz natyror per prodhimin e plerave kimike dhe po ashtu serat dhe jo vetem .Ne baze te keti ligji shtetit i sigurohej nje fitim i drejt nga pasuria me e madhe natyrore dhe Albpetroli ishte sipas ligjit absolurisht i pa privatizushem sepse ishte i ngarkuar me ligj jo vetem per hidrokarburet e zbukuara por per gjithe rezervat e mundshme e te pa studiuara .Cfare ndodhi ? Baterdia dhe coptimi dhe ndarja ne 3 Kompani e Alpetrilit kunder ligjit nga qeveria Majko .I cili nuk besoj se perfitoj nga kjo por haduterit vazhduan me te gjithe kryeministrat .Po te vijme tek kontratat me ndarje prodhimi dhe faktori “R” ky faktor u vendos fuqishem ne kohen e minister Rulit .R jo per nder te tije por per te grabitur pa hesap e kontroll .koficienti R eshte raporti i te ardhurave mbi shpenzimet vetem kur R >1 shteti fillon te mari pjese nga fitimi .Per vendburimin e Delvines R >1,5 Qe shteti te mari fitim .Gazi i Delvines flinte dhe Teci I Vlores Ndryshkej per gati dy dekada .Krime te ndyra ekonomike te mafjes rajonale qe ka qellim azgjesimin e Kombit Shqiptar .Vendburimet e naftes e gazit ndahen ne ranore ( Mariza gjigande + Kucova pjeseeisht ) dhe gelqero ret Gorrisht ,Cakran ,Ballesh ,Delvin dhe disa mikrostruktura Karbunar ,Drashovice ,Finiq e tje .Shteti nga keto krim-kontrata aktualisht me 10% te prodhimit dhe ju lejon kompanive letesira doganore dhe tatimore qe e kopesojne ne rastin e Marinzes mbi 300% ate 10 % te prodhimit qe pagojne duke futur mbi 100 mije tone nafte D2 si hollues per naften e rend qe nxjerin dhe ajo ne fakt shitet shumica ne treg duke shmangur aksizen e taksat ne vlera mbi 100 milion dollar .Me 10 % Te peodhimi ka dhene ne historin e vet Kisha token bujqsore per te vobegtit .Toka ketu ishte dhe ketu do mbetet ,ndersa nafta shfryteźohet dhe mbaron .Pra ne total jo vetem qe nuk fitojme gje nga hidrokarburer por edhe i pagojme ata qe na i shfrytezojne e vjedhin . Ne jemi vend i Natos dhe aspirojme per ne BE nderkohe Hidrokarburet jane pasuri strategjike dhe ne se do i shfrytzojme ose privatizojme me ligj duhet ti bejme me partneret tane strategjik dhe jo me armiqte e tyre sic jane Rusia dhe Kina .Nuk ka krim me te plot se ky ne industrine e Hidrokarbureve edhe po te shtojme flakjen ne rruge te dhjetra mijrave ing ,specialisteve e puntore qe ishin edhe ” legjonet ” e demokracise pavaresisht se si votonin ,majtas apo djathtas , dhe kultures shqiptare te akumuluar ne dekada .Po te shtosh dhe kerimet e tjera ne energjetike pra ne hidrocentralet qe u ndertuan po ashtu nga speciaialiste te rangut europiano perndimor dhe me eficence maksimale dhe sot hidrocentralet e gatshme plus shiu nga perendia kupton se kjo band mafjoze – sllavo komuniste dhe ky sekti kriminal qe qeverris keto 6 vite Kupton se ketu ne energjetik duhet te bazohet rimkembja dhe ndeshkimi .

  2. D says:

    Ju lutem botojeni komentin tim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *