Aparati celular i gjendur brenda furgonit që u përdor në grabitjen e mbi 10 milionë eurove në Rinas, do të dërgohet jashtë vendit për të ç’koduar të gjitha bisedat dhe sms-të e kryera gjatë 6 muajve të fundit.
Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus, se ai është një celular i thjeshte dhe i pa-koduar, dhe nga kontrolli paraprak që i është bërë, ka rezultuar se nuk ka pasur të regjistruar asnjë thirrje zanore që do të ishte me vlerë për grupin hetimor.
Për këtë fakt, thanë burimet, aparati celular do të dërgohet në Izrael për të hedhur më shumë dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt.
Po ashtu, tre prokurorët Besnik Muçi, Arens Çela dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit në aeroport, për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionar dhe komisariati i Rinasit si edhe patrulla e FNSH.
Brenda kësaj jave, prokuroria pritet të marrë në pyetje drejtuesit e kompanisë së sigurisë ICTS-së, si dhe familjarët e Admit Murataj.
Nga përgjigjja paraprake e ekspertizës që i është bërë Muratajt, ka rezultuar se ai u qëllua me një plumb në kokë nga policia, gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Ekspertiza verifikoi se edhe vetë Murataj ka qëlluar në drejtim të uniformave blu, për shkak se në duart e tij janë vërejtur mbetje baruti.
Në vendngjarje u fiksuan mbi 100 gëzhoja arme zjarri të kalibreve të ndryshme, ndërsa procedimi penal është regjistruar mbi 4 akuza: shpërdorim detyre, krijim i grupit të strukturuar kriminal, grabitje me armë dhe vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.
shume pa lidhje . pse ne izrael ? cfare jane ata ? ka me te afte se ata me afer . dikush ka marak per te jau puthur bythen .. TURP ..
Nëse ti ke lidhje apo njohuri me atë që shkruan dhe jep një opinion, atëherë do t’a dish se Izraeli ka teknologjin më të avancuar në këtë fushë.
po nese nuk eshte smart phone , ca do gjej Izraeli?
Nxirr SIM card nga telefoni, , gjej ca numri eshte ne baze te imsi qe ka sim card te shkruar , kerko akrtivitetin e ketij nurmri te kompanit mobile, dhe zonat (cells ) ku ka qene .
sepse Izraelitet mund te ç’kodojne telefonat celular me mire se te gjithe te tjeret o pellazg i lashte qe nuk merr vesh ca behet ne bote. analfabet funksional
Saliu e co vidjon e Metesi te FBI, Ramuti po e con ne Israel, lol!
–
e kuptoni qe i kane vjedhur vete apo jo, o ramaxhijnte e lalit….
O ka** a e di ti qe izraelitet jane mjeshtra te informatikes apo jo? ska lidhje me cfare thua ti o dritshkurter
Sa qejf kane shqipot ta bejne si Thriller ngjarjen.
Vdesin per te fantazu pak.
Kujdes se mos tenderi per te “c’bllokuar/bllokuar” tel kushton me shume se shuma qe jane vjedhur… ??. Do kalojne ne shume duar ato leke derisa te gjenden disa qindra euro te fshehura ne tenxhere me presion.. ??