"Gramoz Ruçi nuk duhet të vazhdojë të heshtë ndaj të tilla turpeve. Rama s'duhet t’i përkëdhelë këta të pacipë"

15 Prill 2019, 11:16Dossier TEMA

Spartak Braho vijon replikën e tij me Agron Tufën, teksa flet për gazetën Dita.

Ai ka kërkuar reagimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi sipas tij, nuk mund të heshtet ndaj një turpi të tillë, kur heronjtë e luftës, sipas Brahos, po konsiderohen kriminelë.

– Zoti Braho, për shkak të protestës së opozitës ditën e shtunë, e shtymë me një ditë botimin e pjesës së dytë të intervistës me ju, të cilën po e vazhdojmë sot. Botimi i një liste me 265 emra udhëheqësish dhe dëshmorësh të Luftës Antifashiste që instituti i Tufës i konsideron kriminelë, ka ngjallur reagime të shumta… Në një intervistë të tij Agron Tufa ju quajti edhe juve një kriminel. A jeni lënduar nga ky etiketim?

– Aspak. Madje më bën nderur më radhit përkrah “kriminelëve” të listës së tij, pra kur më rendit krahas Mustafa Matohitit,  Baba Faja Martaneshit, Myslim Pezës, Shefqet Peçit, Haxhi Lleshit, Rrahman Perllakut, Jaho Gjolikut, Kahreman Yllit, Maman Saliut, Xheladin Beqirit, Spiro Moisiut, Xhaferr Cenko Lubonja, Zylyftar Veleshnja e të tjerë e të tjerë trima emërmëdhenj dhe heronj të asaj lufte. Do të doja t’u ngjaja atyre. Ata emra që përmenden në atë listë nuk kanë nevojë për avokatinë time. Ata e kanë bërë historinë e tyre dhe jemi ne që kemi nevojë për ta. Prandaj më bën nder kur Tufa më quan edhe mua kriminel. Sepse edhe të tjerë para meje janë quajtur të tillë. Për shembull, Gramoz Ruçi…

– Pse e përmendni Gramozin? Ai nuk është përfshirë në një debat të tillë, apo jo?

– Është e vërtetë kjo që Gramozi nuk është përzier në një debat të tillë. Por etiketimet kundër tij kanë qenë ku e ku më të rënda se ndaj meje nga kopeja e Tufës që militojnë brenda PD-së, tashmë pa mandate deputeti. Gramoz Ruçi tani është kryetar Kuvendi. Unë i di bindjet e Gramozit, por ditën e enjte mendoj se do ta ketë një ditë të vështirë. Nuk duhet të vazhdojë të heshtë ai ndaj të tilla turpeve që po bëhen në sytë tanë, me paratë e shqiptarëve…

– Pse?

– Sepse në kalendarin e punimeve të Kuvendit, pra ditën e enjte, do të vijë të raportojë në Kuvend Tufa. Se çfarë do ai në Kuvend këtë nuk mund ta shpjegoj dot. E them se më duket absurde që ai të vijë e të raportojë para Kuvendit. Ky Kuvend nuk ka thirrur asnjëherë Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, Rustem Peçin, apo kryetarin e Organizatës së Dëshmorëve, dhe thërret Agron Tufën një ballist e neofashist me damkë. Ky është një paradoks. Mos harroni se jemi në vitin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Dhe ne lejojmë të vijë Tufa e të vjellë vrer kundër ‘kriminelëve’ të komunizmit? Po një nga ata, madje më i shquari është Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Jam edhe unë dhe shumë të tjerë në atë Kuvend. Është një përballje e habitshme midis “heronjve” ballistë dhe “kriminelëve” partizanë…

– Sidoqoftë, ai, pra Tufa ju ka quajtur kriminel pa thonjëza. A ke ndonjë përgjigje para asaj që mund t’i jepni në Kuvend të enjten?  

– Po e kam një përgjigje paraprake. Do të më vinte ndot e turp po të më quante ballist apo fashist. Po ka ardhur një kohë që Tufës i janë ngritur puplat dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur, përderisa një tufë horrash si Tufa paguhen nga shteti për të lehur kështu. E di ti që Tufa ka botuar një libër me këngë e krijime për trimëritë e Ballit?

– Jo, nuk e di. Sepse kam një jetë të tërë që nuk kam dëgjuar që Balli të ketë këngë. Mos është një shaka kjo?

– Nuk është shaka. Ja, ta them unë që është botuar një libër i tillë. Madje unë edhe e kam dëgjuar një të tillë: Po na vjen Balli Kombëtar,/ Tralala, tralala… Është vërtetë për të qeshur, por siç ua thashë, nuk është aspak shaka. Mendoni se në relacionin që i bashkëngjitet projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010 për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” shkruhet tekstualisht: “Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri është institucion publik, qendror, i pavarur, gëzon statusin e personit juridik dhe financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burime të tjera”. E pra ky institut paguhet shtetit, nga qeveritë e pas vitit 2010 dhe qeveria aktuale për të botuar hynere të tilla, për të përbaltur historinë, për ta nxirë faqen më të ndritur të historisë sonë.

Ky është një turp që nuk duhet të vazhdojë më tutje. Shiko Xhevdet: Kjo boja e zezë e Tufës kundër historisë sonë antifashiste, është si ajo boja e zezë që hodhën pardje banditët e Saliut në muret e Kryeministrisë. Ka një paralele të frikshme midis të dy gjesteve.  Ca shkruajnë me bojë të zezë, ca që s’dinë të shkruajnë e hedhin nëpër mure. Të dyja palët i bashkon një nyje: shpirti fashist.

– Sidoqoftë, sado qesharake që mund t’i quani botime të tilla,mendoj se nuk janë antiligjore, sepse vetë instituti që i boton është miratuar nga parlamenti dhe paguhet nga qeveria, apo jo?

– Unë them se janë antiligjore. Pse? Emërtimi i këtij instituti me ligj është: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Pra ka një veprimtari të përcaktuar qartë në kohë: 1945-1990. Ndërsa titulli i librit të botuar nga ky institut, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nga i cili botuam pardje 265 emra si “kriminelë” është ky “Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945”. Ç’do ky institut me Luftën? A nuk është kjo antiligjore dhe e dënueshme?

– Mendoni se ka një strategji nga ai institut për t’u sjellë në këtë mënyrë, ndërkohë që sikurse e kemi thënë edhe herë të tjera, jemi në vitin jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre?

– Kjo as që duhet vënë në dyshim. Ka një strategji të hershme, qysh në vitin 1990. Por nëse në vitet e para të pushtetit të Sali Berishës këto mund të quheshin akte sporadike dhe zemërimi nga disa e që përmblidheshin në vënien e dinamitit nëpër përmendore të luftës antifashiste, dhunime varrezash të dëshmorëve, si dhe heqje monumentesh e bustesh të heronjve, tashmë ka një strategji më të studiuar.

Para dy vjetësh Tufa ngjalli një debat me propozimin që bëri për ndalimin e të gjithë filmave të realizuar në kohën e socializmit. Vjet një pinjoll i një krimineli ballist propozoi ndalimin e gjithë letërsisë së realizuar nga viti 1944 deri në vitin 1990, përfshi edhe Ismail Kadarenë e Dritëro Agollin. Këtë vit propozohet një rezolutë për dënimin e luftës antifashiste, ndërsa udhëheqësit dhe dëshmorët e asaj lufte konsiderohen kriminelë.

Le të supozojmë për një moment që të realizohet një projekt i tillë, pra të fshihet Lufta Antifashiste nga historia jonë, të ndalohen filmat dhe librat që propozojnë Tufa me shokë, çfarë mbetet? Një shkretëtirë, një Sahara në historinë tonë kombëtare. Ky është një projekt ogurzi për të cilët duhet që njerëzit, opinioni i shëndoshë duhet të sensibilizohet dhe të ndërgjegjësohet, pasi është një turp kombëtar po lejuam që ai të realizohet. Kjo është dhe arsyeja që unë kam reaguar fort si në rrugë institucionale, ashtu dhe në shtyp.

Por e rëndësishme është që të reagojë qeveria, të reagojnë kolegët deputetë, të reagojnë Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-i dhe Organizata e Dëshmorëve etj., etj. Edi Rama kurrsesi nuk duhet t’i përkëdhelë këta të pacipë. Pra gjithë opinioni i shëndoshë që preket dhe fyhet nga qëndrime të tilla antikombëtare duhet të reagojë,madje fuqishëm. Neofashistëve nuk u duhet dhënë asnjë shans në revanshin e tyre të marrëzishëm.

28 komente në ““Gramoz Ruçi nuk duhet të vazhdojë të heshtë ndaj të tilla turpeve. Rama s’duhet t’i përkëdhelë këta të pacipë””

  1. Heronj sot quhen saleh berisha murataj me maske rrugacet me maska so kukluklano qe gjuajne me shashka.
    Hap tv hap gazeten shikon vetem kriminel dhe familjar te tyre qe flasin per bemat se si vjedhin e vrasin ne keye rrumpall berishiano shpellare.
    Gramoz ruco jo vetem per keye nuk duhet te heshte ,por urgjent duhet te anulloj ligjin qe deputetet e dorehequr te paguhen.
    Pak kane vjedh ne keto 30 vjet por te vazhdojne te vjedhin edhe pa punuar

  2. Noli says:

    Tufa eshte nje psikopat i brumos ne Rusi per te percare shqiptaret.

    Lufta Nacional Clirimtare ishte nje faqe e ndritur e historise se shqiptareve, qe radhiti Shqiperine me fitimtaret e Luftes se Dyte Boterore.

    Per shkak te kesaj lufte te ndritur, Greqia nuk arriti te aneksonte Jugun e Shqiperise, me preteksin se Shqiperia ishte vend i Aksit.
    Per injorantet qe s’e dine ne Konferencen e Paqes ne Paris, Greqia beri nje memorandum ku kerkoj gjysmen e Shqiperise, me preteksin se shqiptaret ishin bashkepuntor te NAZISMit dhe rrjedhimisht humbes. Ky memorandum nuk u kalua, kur u provua katerciperisht qe Shqiptaret luftuan kundra pushtuesit, dhe ishin me krahun e fitimtareve.

    Fashiballistet, te cilet bashkepunuan me pushtuesin kundra vellezerve te tyre shqiptar, jane faqja e zeze e Shqiperise.
    Ne cdo vend te Europes, bashkepuntoret e nazismit e fashizmit, u lincuan, torturuan e perbuzen. Ne asnje vend te Europes nuk bene vaki qe te diskutohet fati i bashkepunuesve te Nazimismit perkundrazi shihet me perbuzje. Gjithe populli francez u hodh kundra presidentin Makron, vetem se ky i fundit tha per heroin e Luftes se Pare Boterore, por dhe bashkepunues te Nazismit, Gjeneralin Filip Petain, qe ‘ishte nje ushtar i mire’ gjate Luftes se Pare Boterore . Populli francez dhe elita e vendit, nuk e fali dhe Makron u detyrua te terheq ato qe tha.

    Dhe se fundit Shqiperia s’ka nevoje per kaq shume histori. Merrni shembuj nga popujt e tjere Ballkanik qe veten e nxjerrin si heronj e ja vene fajin fqinjeve ne duam te nxjerrim veten si fajtor e fqinjet si heronj. Turp i Zotit!

  3. Flutura says:

    Ashtu e fshiu Enver Hoxha gjithe artin dhe letersine boterore me shkaterrimin e institucione fetare. Gjithashtu fshiu gjithe historine e Shqiperise qe i perkiste periudhes se Mbreterise ne Shqiperi. Ne vazhden e atij mrnyaliteti po veprohet edhe mr periudhen e komunizmit, ndersa lufta ha vertet debat. Duhen rehabilituar disa nacionalistr e duhen denoncuar krimet e komunizmit dhe egzagjerimit te “lufte” si epope e lavdishme e pallavra te tjera. Femijet duhet te mesojne nje histori pa perralla me luftra te lavdishme dhe heronj fallco.

    1. Flutura says:

      Jemi dy flutura te ndryshme.
      Do nderroj emrin ne opinione. Vazhdo me mbretin dhe fashistet…une jam me ata qe rindertuan Shqiperine dhe cfarosen fashistet. Ti qenke pjese e Tufes.

    2. VFLP says:

      Flutura Kolaboracioniste, raca juaj e neveritshme i ka ditet e numeruar ne histori. Ju keni qene dhe do mbetenei PLEHRAT E HISTORISE!

  4. Flutura says:

    Gjate ketyre viteve me ka bere pershtypje shume te keqe se paguhen si te perndjekur “politike” ish fashistet, bashkepuntoret e tyre dhe ballistet, kur nuk jane te tille.
    Te perndjekur do te quanja vetem ata qe jane denuar mbas clirimit per agjitacion e propagande dhe kurresesi fashistet e pinjollet e tyre, ballistet e pinjollet e tyre. Ata duhet te pergjigjen per krimet e tyre, dhe jo te paguhen nga leket tona. Beni si ka bere Europa mbare me fashistet e pasardhesit e tyre dhe cfare po ben tani kunder ringjalljes se frikeshme te se djathtes ekstreme. Mos veni ne shume se ata, por veruni kufirin ke thana pinjolleve dhe te tjereve, te rinj e te vjeter

  5. lesh e li says:

    Ky idiot ende nuk kupton se partia komuniste ishte parti terroriste qe mes tjerash krijoi kete armiqesi mes shqiptarve. Me teorine se komunistet jane patriot dhe ballistet tradhetare vran e burgosen sa deshen, por vazhdojne edhe sot. Ne qe u pajtuam me gjermanet e Italianet qe na pushtuan s’po pajtohemi dot mes veti. Se nuk te lene tipat si ky Braho, qe u dhjefte me gjithe luften qe mbron.

    1. ec aty says:

      Ti dhe raca jote e ndyre bashkepunuat me gjermanet e italianet se ishin TRADHETARE te atdheut! Kjo nuk ka per te ndryshuar kurre ne jete te jeteve dhe ju funderrina historike mbaheni vath ne vesh, ajo qe ti quan “terrorisem” quhet DREJTESI!

  6. faro says:

    Te lumtë Braho!
    Pse fshihen deputetët e tjerë të PS, madje edhe të Lsi dhe PD? Pse nuk e vënë me shpatulla pas muri këtë antishqiptar? A janë të shqiptarëve këto parti? Edhe këto e mohojnë atë shpërthim historik që bashkoi të gjithë atdhedashësit?
    Të huajt nderojnë të vraret e tyre edhe kur kane qene pushtues, ndërsa në duhet që edhe këta qe u flijuan për liri, t’i shpallim kriminel?
    Këtu brenda truallit tonë I kemi lejuar të kenë edhe varrezat e këtyre pushtuesve.
    Cili është kriminel? Ky tufa e pasuesit e tij, që vrasin këtë histori të lavdishme, apo ata që luftuan për SHQIPERINE!
    Sa ironike!!!

  7. Te nderuar zotrinje, shqipetar dhe zagar, shqipetar patriot dhe shqipetar zagar tradhetar,dihet se kush jane zagaret dhe tradhetar,koha po i trgon se kush jane,por eshte per te ardhur keq qe shqipetaret patriot qe luftuan kunder hoedhive gjermane dhe italiane dhe e cliruan shiperine,28000 deshmore u vrane per clirimin e Atdheut,punuan dhe ndertuan socializmin,ndryshuan cdo gje dhe shqiperia socialiste u be nje shtet i perparuar,me shkollae spitale Free,rruge, tharjen e kenetave,
    hidrocentrale,ndryshime te pa imagjinushme,qe ato ndryshime qe beri Enver Hoxha per 40 vjte,sistemi i sotem do ti duheshin 200-300 vjet dhe Sulltani mercenar dhe shpellar-Tropojan do te lindte 10 breza dhe do te ndryshonte 10 per qind te veprave qe beri Enver Hoxha prandaj tradhetari dhe zagari, katundari dhe shpellari,fshatari maskarai,ndyresira dhe mashtruesi qe akoma eshte gjalle ky zagar dhe tradhetar.Ngrehu o popull shqipetar dhe elemino keta zagar dhe tradhetar te ndyre sa nuk ka ne shqiperi dhe ne ne kete dynja,me ballist katundar dhe tradhetar.

    1. Samiu says:

      O kulish enverist, o kriminel i pashpirt, që nuk ke as respektin më minimal për jetën individuale të njeriut! Ke kurajon dhe numëron veprat që bëri komunizmi enverian me punë skllavëruese, me njerëz që ushqeheshin deri dhe me bukë thatë ose me pak ujë e sheqer. Fshatari shkonte në punë me bukë misri dhe një pagure dhallë, ku 90% ishte ujë dhe 10% kos për të prashitur dhe mbjellë gjithë ditën e perëndisë, që kur lindëte dhe derisa perëndonte dielli.Rrije nga tre katër orë në pritje për të kaluar ndonjë ‘Zis’ apo repoltabël për të shkuar tek vëllai apo motra në qytet tjetër. Edhe brekë nuk gjeje në dyqan vitet e fundit të mortajës komuniste. Çdo gjë në shërbim të mirqënies dhe jetës individuale të njëriut ishte në kufijtë e mjerimit më të paimagjinueshëm. Çoheshim në tre të mëngjesit për të zënë radhën për një shishe qumësht apo kos. Dhe jo rrallë na ndodhte të mos e mernim dhe atë sepse aq sillnin dhe mbarohej. Dihej sa vezë kishe për të ngrënë në muaj, sa mish pule, sa oriz, sheqer dhe makarona, sepse çdo gjë ishte me tollonë. Popull që nuk njihte bananen, ananasin e kush e di sa lloj frutash të tjera, por e gënjenin me disa mollë të kalbura dhe nja dy portokalle vetëm një herë në vit për festën e vitit të ri, për avazin e vjetër. Dhe keni kurajo e numëroni veprat ju bajga komuniste të pashpirt, duke mos zënë kurrë në gojë jetën e njerzve në atë periudhë fatkeqe për këtë popull.

      1. Tanguli says:

        O KULISH BYTHQIR DHE TRADHETAR, O PINJOLL KOLABORACIONIST!
        NUK KA DHE NUK DO KETE KURRE RESPEKT PER JU SHKERDHATAT, QE NDYET DUAR ME GJAK SHQIPTARI DUKE BASHKEPUNUAE ME FASHIZMIN!

        1. Samiu says:

          Fol për periudhën 1944-1990, lëre luftën. Ju ngeli lufta në gojë! Apo e zë në gojë luftën për të mbuluar mizoritë që i bëtë këtij populli për 45 vjet? Dhe që akoma vazhdoni ti bëni, sepse shteti edhe pas ’90-tës po në dorën tuaj është. Ju nuk keni ditur as dini të lidhni dhe brekët në kushtet e lirisë, keni lindur për të mbajtur vetëm kërrbaçin në dorë sepse mëndjen dhe shpirtin i keni shterpë, shkretëtirë, ku nuk mund të lulëzojë asgjë, përveç ligësive të kësaj bote. Dhe sa për dijeni, nga familja ime kanë marë pjesë me armë në dorë në atë luftë për liri. Por për liri ama, dhe jo për mizorinë enveriane.

          1. Tanguli says:

            Ne 1944-1990 ju ndyresirat kolaboracioniste (ata qe mbeten, se nje pjese ja mbathet nga syte kembet bashke me nazistet dhe vinit si diversante e linit kockat ketej), pra ju vazhduat te bashkepunonit me cdo agjenture te huaj, vetem e vetem qe te rrezonit pushtetin dhe te vinit ju ne pushtet e te perfitonit pasuri e prona! Thyet tyrinjte dhe hengert mut. Kush beri krime hengri dhe burgun apo plumbin! Ne 45 vjet populli shqiptar arriti perparim te jashtezakonshem ne cdo aspekt, do apo s’do nje halabak si puna jote! Cdo gje me vlere ne kete vend i ka fillesat ne ato 45 vite te lavdishme te pushtetit komunist, do apo s’do nje halabak si ty! Ke surrat ti mor ndyresire te guxosh te thuash se nuk dinin e nuk bene asgje!? Cdo gje o HALABAK, po cdo gje ka nisur ne kohen kur kete vend e drejtonin komunistet. Shkollimi, Universiteti, Teatri, Kinematografia, Sporti, Industria, Bujqesia, Ushtria, Arti e Kultura … Cdo gje mor bastard, pinjoll i kolaboracionisteve!!! Familja jote mund te kete marre pjese ne lufte per bythen e vet, por jo per Atdheun mor qurrash …

  8. Te merresh me balliste si Tufa eshte kohe e humbur. Sido qe te beje ky batakci, sado te shkruaje e te llomotiose, balashka e ballistit nuk do t’i hiqet kurre. Edhe kur te vdese, niperve e dhe sterniperve do t’u thone se kini patur nje gjysh ballist, antikombetar dhe disi i lajthitur. Kaq. Zotit Braho mi lumte mendja e pena qe ka mare persiper te deskrititoje qelbesira si Tufa.

    1. Peço says:

      Do e lini trashëgim urrejtjen dhe përçarjen, po thua, shokë i lavdishëm komunist? Hë më të lumtë, ashtu ju do Partia, vëllavrasës të përjetshëm! Jeni të lejuar të doni këdo, anë dhe kënd botës, të bardhë, të zi, të verdhë apo të kuq, myslimanë a të krishter, të pafe, homoseksual apo ku di unë çfarë jetojnë në këtë botë, vetëm vëllezërit e një gjaku, ballistët,pse menduan dhe vepruan ndryshe nga ju për nja dy a tre vjet gjatë historisë mijravjeçare të këtij populli, kurrë, po kurrë ama, të mos i shikoni me sy. Sepse balashka që ju kemi vënë, si armiqë të baba Stalinit, dhe përkrahës të qytetërimit perëndimor, për këtë qëllim ju vendos, ti dallojmë dhe veçojmë nga armata jonë stalindashëse enveriane dhe për tu thënë nipërve dhe mbesave, që kjo është e vetmja specie që duhet asgjesuar me rrënjë e me degë në jetë të jetëve në këtë botë…..
      Çfarë kapitulli madhështor është ai i luftës së klasave në veprën e ‘ndritur’ të shokut Enver! Ai të pais me një urrejtje të hatashme dhe të përjetshme për armikun e klasës. Diçka që vërtetë të habit. Pyet thellësisht i çuditur njeriu normal: ç’të jetë vallë gjithë kjo urrejtje? Ku e ka burimin?
      Zot, bëje mbarë!!!!!

      1. ik ere pirdhu says:

        TRADHETARET e atdheut nuk i do as zoti mor teveqel analfabet ?

  9. rexha 10 says:

    E KA FAJIN MIKU I RI QE DUAN TE KENE , DHE JO RUCI .KETA JANE TE GJITHE RUCA . MOSE E HARRONI SE BISHTI I QENIT NGELET GJITHMONE BISHTE QENI ,NGADO QE SHKONE. QE TE MBETESH NJE NJERI I LIRE NUKE DO TE THOTE TE MOHOSHE HISTORINE E VENDIT TENDE , PORE TE INTEGROHESH ME RREGULLAT E LIGJET E SHTETIT KU JETON ,TE RESPEKTOSHE DINJITETIN E ATIJE POPULLI KU TI BENE PJESE. NE TE KUNDERTEN NUKE JE GJE TJETER VETEM NJE MI HALESH TE ATO TE ARAVE QE KANE QENE DIKURE.

  10. BALLIST I NDYRE says:

    Kete zagar ballist,largoheni me njehere ku punon e ku jeton as nje meshire per kete njeri,per kete ballist te ndyre.

  11. Xhafer Deveja says:

    Bravo shoku Braho! Në këtë 75 vjetor të ditës më të zezë në historinë e këtij populli, vetëm të kërkosh çuarjen në qëndër të sheshit të Tiranës të bustit të diktatorit gjakatar Enver Hoxha të ka ngelur pa kërkuar në parlament. Për një propagandë kaq të hapur në mbrojtje dhe rivlerësim të diktaturës barbare komuniste, vetëm në një vënd si shqipëria, ku liria e shprehjes është më e madhe edhe se në çmendinë, mosndëshkimi është një qëndrim që vlerësohet si liri shprehje. Ndaj, sa nuk është vonë, Parlamenti duhet të bëjë atë që bënë edhe sot e kësaj dite Gjermania për propagandë në mbështjetje të krimeve hitleriane, ti tregojë vëndin këtij krimineli komunist konseguent Spartak Braho dhe gjithë atyre që janë kaq aktiv sa ai. Të mos i hajë meraku qeveritarët se mund të ndëshkohen nga bota për masa higjenike ndaj sinjaleve të qarta ricikluese të komunizmit. Dhe gazetës së ppështirë ‘Dita’, e cila është kthyer në një fletushkë në mbrojtje të komunizmit, më keq se Zëri i Popullit në kohën e ditëve të saj më të errta, duhet ti mbyllet goja. Sepse, nëse komunistët rivendosin edhe një herë sundimin e tyre në atë vënd, atëhere të gjithë do të jemi dëshmitarë, kur ajo që ndodhi me khmerët e kuq në Kamboxhia do të na duket një lojë fëmijësh. Dhe qeveria, nëse vërtetë do dhe i dhimbset demokracia, të tregojë me fakte dhe jo fjalë që është në mbrojtje të saj. Ndryshe, Berisha është gjallë, do ta sjellim prapë në pushtet, por këtë herë me mision për tu treguar përfundimisht vëndin komunistëve.

    1. Oketo says:

      Dita e çlirimit nga nazi-fashistet është dita më e ndritur në historinë e popujve të mbarë botës! Në disa vende të Europës lindore mbas rënies së diktaturave u rigjallëruan bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit me pretendimin se luftuan komunizmin si Ballistët , Ustashët në Kroaci, Çetnikët në Serbi, Banderasit në Ukrainë etj .Ustashet kroatë zënë vendin e dytë për krime pas nazistëve gjermanë! Duhet ndarë lufta antifashiste nga periudha e regjimit represiv të Hoxhës ! Evidentimin e krimeve te komunizmit 1945-1990 , mund ta bëjë vetëm një komision i pavarur dhe kurrsesi një institut me në krye A.Tufen të emëruar nga diktatori demokrat Berisha, që për mbuluar të kaluarën e tij dekoroi bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit!! Në asnjë vend të botës demokratike perëndimore nuk jane realibituar bashkëpunëtorët, por janë ndjekur dhe gjykuar deri në ditën e fundit të jetës së tyre! Balli kombëtar duke mos u rreshtuar me Aleatët influencoi në përfshirjen e Shqipërisë në bllokun lindor dhe vendosjen e diktaturës se egër të Hoxhës ! Ballistët që pretendojnë se kanë luftuar pushtuesit duhet ti përgjigjen pyetjes : pse ata mund të leviznin të armatosur në në qytetet e pushtuara ndërsa partizanët jo ?!

  12. era! says:

    Te mohosh heronjte e luftes eshte mohim i vetevetes dhe i kombit sepse e gjithe bota intelektuale e di se ATDHEU FILLON NGA HERONJTE. Te mohosh figuren e vepren e ENVER HOXHES do te thote talesh pa koke periudhen me te lavdishme te historise se popullit tone I urti ka thene ne shekuj:LIRIA I KA RRENJET NE GJAK Tufa eshte nje GOMAR SOHODOLLI sepse eshte nga fshati Sohodoll i Dibres ku historikisht ka patur vetem SPIUNA dhe GOMERE. NE LITAR ai bashke me klanin tradhetar ballisto-kolaboracionist

  13. ZHAPIKET E SHPELLARIT says:

    Xhafer Deveja,te qifsha cdo gje qe ke ne shtepi tyja dhe disa komentues,zagar dhe telendar,pordhac dhe jo shqipetar,
    te qifsh nenen dhe babain e Sali Shpellarit,komunistin me te ndyre te shqiperise Enveriane,Saliu komunisti me tradhetar se Serbet Jugosllav,Sekretarin e partise te organizates baze te komunisteve te Enverit,bytheqirit pederast dhe ju morracak qe shkruani dhe mbroni komunistin Enverian jeni me komunist dhe me morracak plerash o krimbat e haleve te gjithe ju qe shani sistemin komunist te Enverit shume shpejt do te hani kokat tuaja nga huliganet e Saliut nga banditet e tradhetarit dhe komunistit te Enverit i cili eshte nje njeri genjeshtar mashtrues,nje komunist i ndyre qe ju genjen me nje te qire ne bythet e pederasteve dhe ju zagar dhe morracak keni fytyre te shani Enver Hoxhen.Ky sistem demokraci eshte sistemi me i ndyre qe egziston tek fundrina te shqiperise,ju zagar,ju kelysh qenesh,rrugecersh,hajdut me te medhenje te planetit te tokes,henes, jupiterit,saturnit,marsit,jeni te ngjashem me UFO-te e jupiterit, ju jeni njerez qe ushqeheni me mut bretekocke dhe zhapiku.

  14. Edlira says:

    Kelyshet e Sigurimit duhet ti cojme ne nje ishull…i hane vete pastaj ata kokat e njeri-tjetrit si Enveri-Mehmetit,Kadriut…etj.etj.

    Kanibalizmin e keni tradite o plehrat e Sigurimit!?

  15. american16al says:

    Ky eshte nje debat shterbe sepse heronjte e luftes ishin nacionalist dhe jo komuniste, pavaresisht drejtimit qe mori udheheqesja e me voneshme duke u kthyer jo ne komunizem por tirani, heronjte e luftes jane dhe do te mbeten te nderuar.
    Ata dhane jeten per clirimin e Shqiperise.

  16. Pastertia says:

    Moj Edlira ke emer te bukur e kuptimplote e dlire,e paster ,mbase je edhe e bukur Por,antiteze e emrit eshte formimi e fantazia jote,le per te deshiruar e,e Frikshme .Zoti kjofte me ty e me familjen tende nqs e ke krijuar.Amen!!!
    Lavdi deshmoreve te kombit ,i perjetshem kujtimi i tyre!!!

  17. emigranti says:

    Dhia e zgjebosur e bishtin perpjete.
    Krimineli enverist Braho ne vend qe te kerkoje falje per menxyrat e tij kerkon edhe sot te lincoje viktimat e regjimit diktatorjal duke kerkuar edhe ndihmen e mekatareve te tjere te infiltruar me shumice ne politiken shqiptare si vazhduese e ” moderuar ” e Partise se Punes.

    1. ish emigranti says:

      Laj makinat ne lavazh ti analfabet ordiner!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje