Këpuca e Artë, Kylian Mbappe, “kërcënimi” i vetëm për Lionel Messin

Lionel Messi duket i pacënuar në garën për të fituar Këpucën e Artë në Europë, si golashënuesi më i mirë i kampionateve elitare në Kontinentin e Vjetër.

“Ylli” i Barcelonës, edhe pse nuk luajti në sfidën me Huescan në trasfertë, ruan distancën prej 6 pikësh me Kylian Mbappe, që është ndjekësi më i afërt (33 me 27).

Nëse Messi ka edhe 6 takime në dispozicion deri në fund të La Ligas, ndërsa për talentin e PSG-së, që nuk arriti të shënonte në humbjen turpëruese 5-1 ndaj Lilles, kanë mbetur edhe 7 ndeshje për ta rikuperuar distancën e krijuar, shkruan SS.

Gjithsesi, Mbappe mbetet një kërcënim, pasi PSG është eliminuar nga Championsi dhe trajneri Tuchel nuk ka nevojë të bëjë rotacion në skuadër, ndërsa Barcelona, nëse eliminon Manchester United, me sigurinë që i jep distanca e konsiderueshme që ka krijuar në kampionat ndaj Atleticos, mund t’i japë mundësi Messit të pushojë më shumë.

Golashënuesit më të mirë:

1 – Lionel Messi                   33 gola (La Liga)

2 – Kylian Mbappe               27 gola (Ligue 1)

3 – Fabio Qagliarella           22 gola (Seria A)

4 – Robert Lewandowski    21 gola (Bundesliga)

5 – Sergio Aguero                19 gola (Premier League)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Këpuca e Artë, Kylian Mbappe, “kërcënimi” i vetëm për Lionel Messin”

  1. Ka gjashte vjet qe kjo rilindjevdekje ka prapa nje dyzine kriminelesh kibernetike ne te cilat jane te hapura mijra faqe qe klikojne njera tjetren dhe nderhyjne kudo duke na u paraqitur si opinione.Ne fakt jane
    bande e madhe kriminelesh me dijeni te plote te qeverise per mos me thene te krijuar prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *