Nervozë, përse s’ka gjak!

Nga Mero Baze

Nëse ka diçka që bashkon gjithë reagimet opozitare, pas protestave të saj, përfshi këtë të fundit, është një lloj nervozizmi që policia ja ka dalë t’i shpërndajë pa derdhur gjak.

Në fillim, në protestën e 16 shkurtit, kur e kishin dhe për herë të parë, shpresuan shumë tek gjaku. Bënë të gjitha ato që nuk i bënë demonstruesit e 21 janarit, kur dhe është vendosur standarti kur vritet një protestues, sulmuan derën e Kryeministrisë, pra shkelën rregulloren e oborrit, shkatërruan objektet rrotull, pra shkelën rregulloren e Bulevardit, dhe nuk i preku njeri me dorë. Thjesht i shpërndanë me ujë dhe dhe gaz lotsjellës, kur e tepëruan.

E njëjta gjë u përsërit herën e dytë dhe herën e tretë.

Këtë të shtunë, situata u bë me e rrezikshme, pasi thyen rrethimin e hekurt të Kuvendit dhe futën në mes policët që ruanin godinën.

Përsëri u shpërndanë falë gazit lotësjellës.

Tani, nëse e vini re ligjërimin politik të opozitës, është i përqëndruar i gjithi tek gazi lotësjellës dhe tek uji me presion. Jo se i dëmton, por se nuk i ekspozon si të dëmtuar.

Fatos Lubonja thotë se në vend të tyre, duhet të përdoret dhuna e policies, dhe është pak më i sinqertë se të tjerët në këtë pikë. Fjala vjen, një fotografi me shkop gome duke ju drejtuar nga pas Gazmend Bardhit, mund të mahnisë botën. Është shumë fotografike si pamje.

Po ashtu, ndonjë shenjë gjaku apo dhunim nga shpërndarja me forcë, do ishte një mrekulli. Të mos themi pastaj për atë që Sali Berisha ëndërron natë e ditë, largqoftë ndonjë vdekje.

Kjo do ta çonte në qiell të shtatë, pasi nuk do ishte ai i vetmi politikan shqiptar që ka vrarë demonstrues. Nuk do ishte ai i vetmi kriminel politik në historinë e Shqipërisë.

Dhe shikoni se çfarë bën për të gjetur pak gjak rrotull. Fillon e vajton dhe për sherrin e Nikoll Lesit me policët, i njëjti njeri që ja ka djegur redaksinë dhe ja ka lënë gjysëm njeriu akoma një gazetar nga dhuna.

Fillon e gjen një viktimë aksidenti të Mira Kazhanit, një gazetare kritike me të, duke e llogaritur dhe atë si viktimë të dhunës së qeverisë. Falë zotit që Mira ka qenë me femër në makinë, se do kishim dhe një serial erotik të “qytetarit digital”, që mund të trondiste dhe Çim Pekën.

E vetmja gjë nervoze në qytet këto ditë pas dështimit të tretë, është fakti që s’ka gjak.

Është me sa duket i vetmi objektiv që Sali Berisha i ka vënë vetes pas djegjes së mandateve. I duhet doemos gjak i prodhuar nga protestat dhe si armik të këtij dështimi, kanë shpallur gazin lotësjellës dhe ujin.

Për këto po kryqëzojnë ministrin e  Brendshëm, a thua se i ka shpikur ai si mjete për një dhunë propocionale në raste të demonstratave të dhunshme.

Mungesa  e gjakut në protesta, mungesa  e dhunës së dukshme publike të policisë, dhe sidomos mungesa  e ndonjë viktime për ta bërë hero, ka çoroditur Sali Berishën dhe gjithë opozitën.

Ata nuk po vajtojnë pse nuk po rrëzojnë dot Ramën, por pse Rama nuk po vret njeri. Dhe mallkojnë gazin lotësjellës, blindat me ujë dhe gjeneral Lleshin, që është i pashpirt, duke i përdorur ato me qetësi.

Kjo luftë pa gjak, është e vetmja gjë që i ka ndez gjakun Sali Berishës. Siç ndizet një bishë kur mungon gjaku.

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Nervozë, përse s’ka gjak!”

    1. Asllan Rakipkari says:

      Sali Berisha i ka tentakulat e tij kudo; i ka te shtrira kudo ku vidhet, digjet, poshterohen njerzit. Madje edhe ne Rinas, Armina dhe Zeni kane lidhjet e tyre dhe kalojne pikat e kontrollit te sigurise pa ju nenshtruar asnje lloj kontrolli. E para pasi me paturpesi ekspozon hiret dhe shashtis “kinezet” e sigurise aeroportuale me rocken e saj; kurse i dyti, ai Zenka i babit, kalon sikur te jete ai miku kur shkon ne dasem, sic duket se i ka fis kinezet, se si kinez ngjan. E ka zene sic duket e ema me ndonje kinez nga ata te Maos, prandaj edhe kinezet e aeroportit e privilegjojne kete Zen, a Xen, kinezin e Saliut. Madje e theresin shoku Xen Sal Rish.

    2. Komentuesi says:

      Mero Baze shkruan vetem kundra opozites,nderkohe mbreme tek emisioni I Adi Krastes doli qe 700 metra rrege qe ka tenderuar bashkija e Lali Erit ishte 2.9 miljon dollare ose shqim per ju qe merri me llafe 3 132 000 000 (tre miljarde e njeqind e tridhjete e 2 miljon lek te vjetra baras me 20 880 pensioniste qe paguhen nga 15000 lek (te reja) nderkohe qe kjo rruge behet vetem me 250 000 dollare ose 27 000 000 lek (te reja)
      Jo te ngrihet populli por ti terheqe zvarre Edin dhe Lali Erin eshte me e pakta, qe po e rjepin per se gjalli kete popull dhe ky popull thote bashke me Meron fain e ka Saliu.Ketu kemi te bejme me vjedhje te hapur por Mero nuk e shikon.
      Sie shpegon Mero qe sa me shume rri ne pushtet aq me shume populli te do ,ka nje arsye sa me shume te vjedhesh para aq me kollaj I blen votat.

  1. Ky komunist i ndyre gjakatar i shpellave ne shek e 21 deklaron se jam me kanunin.
    Ky kriminel eshte kthyer ne nje islamist i isisit qe po organizon trazira me kapuconet e isisit si kuklusklani.
    Policia urgjentisht duhet te zbuloj kush fshihet pas maskave kush i organizon dhe kush i financon dhe nga vijne keto financime.
    Ne rast se nuk ka gjak deri sot,sali berisha si kriminel qe eshte nepermjet ketyre kapuconeve te paguar,ai do shkaktoj gjakderdhje..
    A e shikoni fytyren e tij te deshperuar e te nxire qe po pret ti shikoj shqiptaret te theren me njeri tjetrin…

  2. Ela says:

    Kam frike se do vrasin vete ndonje, meqe s’po ja dalin me policine. Kam frike se do vrasin ndonje te gjore heret a vone dhe ta shesin si martire. Nga vampiri Berisha cfare s’pret, dhe dihet, vampiri do gjak!

  3. Veshgues says:

    Konciz , i sakte dhe brilante kjo analize! Po ti heqesh nje presje bene krim!

  4. Lik says:

    Nje falenderim per policine qe ka ruajtur qetesine dhe ka perballuar egersine e jo me shume se 100 huliganeve.

  5. Azio says:

    Ashtu eshte z.Mero.
    Berisha vertete eshte Bisha e eger e etur per gjak.
    Ky maskara vetem me gjak shqiptaresh eshte ushqyer.
    Por eeee iku vapa me gusht more gjakpires.
    Erdhi koha qe te japesh llogari per gjakun e paster shqiptar qe Ti more monster ja pive njerzeve te pafajshem..

  6. koci says:

    Komenti OK, por që të bëhet më i plotë shoqëroje me atë foton, për të cilën shkruan më sipër, kur një shkop gome ndiqte nga mbrapa Gazmend Bardhin.
    Po pse e ndiqte xhanëm!!?? Ç’ka nga mbrapa ai i shkreti!!

  7. Qytetar says:

    Shashkaxhinjet te indinjuar nga gazi lotesjelles,i cili nuk po i lejon te avancojne,per te pushtuar dhe djegur institucionet.
    Nepermjet Lubonjes,kerkojne perballje trup me trup !
    Mendojne se ka mbaruar gazi lotesjelles dhe flakadanet,kapsollat,boja,domatet etj
    Alternativa e forces nuk u dha objektivin,largimin e Rames.
    Jane ofruar ne limitet e fundit,per te konsumuar kohen,per tu futur ne zgjedhje.
    Nga nderkombetaret nuk moren mbeshtetjen politike,tani do futen ne zgjedhje,te dhjere por krenare.
    Institucionet nuk mund te pushtohen,aq me keq me kapsolla dhe flakadane.
    E reja e protestes ishte dalja ne skene e flamurit te PD,duke hequr dore nga protesta e “qytetarve” !

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Une mendoj qe tjeter here TE MOS LEJOHEN TE PROTESTOJNE NE ORET E VONA TE NATES!
    Nga Sali Krimineli mund te presesh cdo gje!!!
    Naten mund te organizoje edhe vrasjen e ndonje polici duke hedhur ndonje granate!!!
    TE MOS I JEPET MUNDESIA KETIJ KRIMINELI TE REALIZOJE PLANET OGURZEZA QE KUJTON SE DO TA SHPETOJNE NGA SPAK-u!!!
    Pavaresisht se ai e di qe DO ARRESTOHET I PARI po pati te tilla ngjarje …

  9. Komentuesi says:

    Ate qe ka ne mendje Sali Berisha do ta realizoi,ne mos sot neser.Ai ka vene ne plan ke do vrasin dhe do ta vrasin patjter.Ai po pullcet nga inati se nuk po e bene shpejt.Por kushtet atij nuk i jane dhene,dhe ne rastin me te pare,nje njeri te mjere do ta vrasin nepermjet dias njerzeve te futur dhe te paguar nga Saliu,te armatosur me arme te ftohta dhe zjarri.Ky rast do jete i mjer per ate qe do vritet,por falum per Berishen qe do akuzoi pastaj Edi Ramen.Prandaj protestuesit te ruhen.

  10. Goni says:

    Kta e bëjn presion që të hiqet gazi në mënyr që ta ken më të leht të hyjn në parlament apo ku tjetër synojn. Pranaj bëjn gërr gërr. Policija nuk e përdor gazin nëqoftëse militantët nuk mësyjn për te zaptuar godinat shtetrore. PD ka dhe disa lapangjoz si puna e atij Zhejt që ra cop duke thën që të mos përdoret gaz në protest. Ky Zhej se di që çdo thyrje dhe shtatrim dhe përdorim dhune nuk përkrahet nga nderkombtaret. Kta jan gazetar militant te neveritshem.

  11. Mersini says:

    Mero, po vertetohet thenia e gazerarit Xhevdet me artikullin e tij ne gazeten Dita qe te nesermen e perfundimit te votimeve te vitit 2017 me titull: “Ai nuk ka ikur! Ai eshte aty!” Po vertet, ai eshte aty dhe nuk iken dhe nuk e merr mortja pa djegur edhe nje here Shqiperine! Dhe eshte pikerisht kjo qe nuk po ngordh ky perbindesh!

  12. Nasho says:

    Mero, po vertetohet thenia e gazerarit Xhevdet me artikullin e tij ne gazeten Dita qe te nesermen e perfundimit te votimeve te vitit 2017 me titull: “Ai nuk ka ikur! Ai eshte aty!” Po vertet, ai eshte aty dhe nuk iken dhe nuk e merr mortja pa djegur edhe nje here Shqiperine! Dhe eshte pikerisht kjo qe nuk po ngordh ky perbindesh!

  13. luka says:

    Maskat te ndalohen me ligj dhe te ndalohen dhe gjobiten, pa i mbajtur ne burg se nuk kemi aq para sa ti mbajme edhe me buke.

  14. Shpend Sollaku (loqa) says:

    Shkrim kryevepër. Edhe unë që kam qënë oficer Sigurimi në Lushnje dhe jam marrë me tërheqjen në baahkëpunim të të internuarve nuk do ta bëja dot kaq të mrekulluesjëm.,

  15. Opgj says:

    Mero ti parashikon që Saliu kërkon gjak.Ke të drejtë.Ashtu si në 2 prill.Vetëm se ahere e kishte më shumë nga qefi.Sot e ka nga halli.Target më e përshtatshëm mundet të jetë ose nga LSI ose nga PD drejtues. Për tja arritur qëllimit të destabilizimit.Saliu nuk ka cfarë humbet,vetëm fiton.Për të,me krimet që ka bërë, vetëm ky veprim i ka mbetur e që ai, kujton se e shpëton.Në fakt,kjo gjë, i zgjat agoninë.

  16. pjeter says:

    Ne fakt,kane kohe qe kane nzjerre ne ankand heroin e dhjemokracise se Salbegut,ofrojne shuma te majme per kedo qe mund te beje kamikazin,deri tani nuk kan gjetur ndonje budall, por vetem turistat e protestes,page ditore,udhetim vajtje ardhje,panine,per ata me te zellshmit,pace e pilaf.

  17. Gjon says:

    Pse eshte e tmerrshme dhe tragjike qe ne Shqiperi te behen here pas here zgjedhje te parakohshme? E keqja do ta kete me te veshtire te hedhe rrenje.Kosova, Macedonia , Greqia, Mali I Zi e Serbia kane bere pafund zgjedhje te parakohshme. Kush djallin luan me Shqiperine! Dy here jane bere zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi : nje here kur u vrane 4 vete ne Shkoder e nje here me 1997 e pergjakur! Gjejne e sajojne lloj lloj kleckash e sofizmash te mos kete zgjedhje te parakohshme dhe kur jane 1000 arsye qe te ndodhin ato. U ngelen kontratat e pazaret me te ligjte pa mbyllur paleve qe nuk ndodhin zgjedhjet e parakohshme? Kushtetuta ka nje klecke. Tinezisht shkruhet se zgjedhjet behen nje here ne kater vjet!!! Duhet te shkruhet ” jo me rralle se nje here ne kater vjet!”. Keshtu eshte kur te huajt tolerojne kete klase politike pasi per te hyre ne NATO e be kushti I pare ka qene qe vendi te beje tre pale zgjedhje te njepasnjeshme te lira e te ndershme.I kane toleruar per interesat e tyre por dhe se kjo toke hashashin dhe apatine e friken popullore I bente me shumice!

    1. cccp says:

      O Gjon dhia, dakort te behen zgjedhje te parakoheshme , por ti thua ik ti nje here, pastaj bejme zgjedhje – e ke mendjen ne vend apo jo?

    2. pjeter says:

      Pse vetem kete radhe? I bejme njehere ne vit,keshtu i kenaqim te gjithe,c’na duhet ne per kushtetuten,ne fund te fundit, nje librushke eshte,a po jo Gjon?

  18. Flutura says:

    Policia ka nje strategji te shkelqyer. Jo perplasje me protestuesit. Dhe sulmi i kadrinjve eshte perqendruar mbi Sander Lleshaj pikerisht se ai eshte pika me e forte e Qeverise Rama

  19. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMT M.BAZE.ESHTE E VERTET.MUNGESA E GJAKUT NE PROTESTE PO TERBON S.BERISHEN.
    -KAM VENE RE SE SALIU NUK KA FOLUR PARA PROTESTUESVE NE TE 9 PROTESTAT.DHE DIHET PSE:
    1-AI NUK DI TE FLASI ME ARGUMENTE,PER PROGRAME,PLANE… PER NDERTIMIN E VENDIT.DHE NGA MARSHI PARE SHKON TE I 5-TI,DUKE KLITHUR,SHARE E FYER..!
    2-AI E MBAN THIKEN ME HELME NENE GUNE.JO ME KOT AI XHIROM BOSH NE BULEVARD DUKE KERKUAR MILITANTET PER TI HEDHUR NE SULME.
    3-AI SHFRYTEZON MILITANTET MALSOR FUKARENJ,TROPOJANET SIDOMOS SI AI ME MASKE QE PROVOKONTE POLICINE…KUR DHE NENA E VET NE REPORT TV DEKLAROI”…NUK E QAS NE DERE TIM BIR QE E PAGUAN SALIU..”
    4-AI MOBILIZON FEMIJT PER TE HEDHUR SHASHKA TE NDALUARA KUNDRA POLICISE,DUKE BERE NJE KRIM TE RENDE NDAJ RINISE SE ARDHESHME ..!
    5-TURRJA NDAJ MINISTRIT LLESHI ME PADI PER GAZIN LITJELLES E UJIN ESHTE MOTO E BERISHIZMIT NDAJ MINISTRAVE TE BRENDSHEM TE PS,ME QELLIM QE POLICIA TE MOS I ARRESTOI KRIMINELET,KU EDHE HAJDUTIT TROPOJAN TE RINASIT I DOLEN NE KRAHE.
    -ME PAKE FJALE:SALIU SI DASHI PRRÇOR PO TERHEQ PAS VETIU TE GJITHE KOPEN E DELEVE PD+LSI DREJTE SHPERBERJES TOTALE.

  20. labimerguar says:

    Jalla o Mero po pse sbenec tia heroi pare i nenes parti qe ti apec ngjira krizes se maluketerve.

  21. besim says:

    Ministri me i afte – deri tani – qe kemi pasur. I ka shmangur te gjitha kontaktet direkte te policise me protestuesit. Asnje nuk mund te thote se na rrahu policia. Me sa kuptoje une, Saliu deshiron me çdo kusht te kete viktima qe pastaj te nxise per hapjen e depove edhe njehere, siç beri ne 1997.
    E ka hale ne sy Ministrin ngaqe ia djeg letrat vazhdimisht ne dore. Mendo tani, ai kishte ministra te brendshem ne qeverine e tij Lulin dhe Noken!!!!! Te mjeret ne nga kush jemi qeverisur!
    Kujdes me demonstraten tjeter, sidoqofte, sepse do te perpiqen qe se paku te kete te plagosur rende. Jane derra keta! Duan te shohin gjak me sy.
    Me keto pretekste kane djegur Shqiperine nga Veriu ne Jug nja tre-kater here, kur dilnin ne demonstrata.

  22. pjeter says:

    Pse vetem kete radhe? I bejme njehere ne vit,keshtu i kenaqim te gjithe,c’na duhet ne per kushtetuten,ne fund te fundit, nje librushke eshte,a po jo Gjon?

  23. Nexhat says:

    Sali Berisha ka qene doktore qe ka punuare si njeri nga doktoret me te mire, po ju kush jeni qe komentoni ketu, mbeturina te komunizmit qe ky Saliu qe e quani vrases ndaloi turmen ne 91 qe te mos shkelshin keta mbeturina qe çojne edhe sote Shiperine rreshqanas. Ai eshte gabimi me i madhe i Saliut,se po te kishte qene vrases kishte lejuare turmen qe te zhdukte nga faqja e dheut ata qe per 50 vite i pine gjakun ketije populli. Ky Mero Baze as si mize bythe nuk mund ti behet Saliut. Ne 96 kane hy nga Serbija mbi 30 miljone marka gjermane te tera per komuniste-socialistet per te djegure Shiperine si’ç e dogjen ne 97. Grdecin miku i Rames e shpertheu per te pru Ramen ne pushtet se edhe sote e kesaj dite Socialistet punojne me urdhera te Serbise. Pastaj ça beri Rama per te ardhur ne pushtet, por ju mbeturinat e komunizmit i haruat, kur protestonte kundra vizave dhe Natos sa qe çoi dhe vrau kate fakiret ne 21 janar ku tre dite para deklaroi ne nje emisione tv kur tha se nuk do lejojme Saliun te kaloje mbi kufomat, dmth qe i kishte pregadite kufomat dhe ai qe i vrau eshte kryetare i socialisteve.
    Saliu ka qene burre shteti qe pru bushin ne Tirane antarsoi Shiperine ne Nato hoqi vizat, ndertoi rruget kurse ky tjetri edhe ato qe ia la Berisha nuk i mbaroi vetem vodhi parate e Shqipetareve ne çdo menyre qe gjeti. Prandej Saliu as nuk pjerdhe per fjalet e juaja se ju jeni si ajo miza ne by…. Te buallit.

    1. Askushi says:

      O Nexhat o truthat! Mire ne qe jemi mbeturina te komunizmit, po ti cje? Neqofte se nuk je mbeturine e komunizmit, do kesh qene dikush ne komunizem, njelloj si dhe Sala. Kjo eshte arsyeja o Nexhat qe ju, me ne krye Salen, nuk ju sulet ish komunisteve, sepse ju ishit pararoja e komunisteve dhe jo mbeturina te komunizmit. Prandaj dhe te quajta: O nexhat o truthat. Edhe sot dukesh i mireinformuar. Di egzakt shifren prej 30 miljon marka qe kane ardhur nga Serbia. Jo 31, as 29 por fix 30 miljon marka per te ndihmuar komunistet! Ka mundesi o truthare te na spjegosh nga I di ti keto gjera? Mos haro qe te bej nder qe te quaj truthare se mund te jesh shejtani vet….

  24. Lab says:

    Zonja Meri,
    Ti ndosgta nuk e di,por Holanda votoi pro kethimit te vizave per shqiptaret,
    Apo s’eshte lajm?!

  25. 666 says:

    Me e mundeshme eshte te ndodh kjo : Ti thoje Lulit qe me urdher nga qendra ( pra ustaj ne Beograd ) ti duhet te veprosh per ti bere protestat me gjak , mirepo nga vet natyra qe Luli èshte frikacak o ka me e vrare Berisha ( me pages ) ose ose vete Luli i ndodhur mes dy zjarresh nuk ka me mujt me duru presionin e Viçidoleve ka me ja fut vehtes nje koqe plumbi e pastaj Berisha do perpiqet me ndihmen e ustajt me merr qeverine dhe me vendos kryeminister dhendrrin dhe Lulìn me e shpall deshmor demokracie per te bertit deri ne frymen e fundit te tij qe e vrane komunistat .

  26. Anis says:

    Zoti Lab…
    Pyet lulin pse e beri hollanda kete gje…

  27. Albert says:

    I madh!! Mero!!! Brilante!! No koment!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *