“Nuk ka kush na vjen në ndihmë. Janë vrarë të gjithë”/ Dëshmitë e papublikuara më parë: Si u vranë policët në pritë me Dritan Dajtin

15 Prill 2019, 10:39Politika TEMA
“Nuk ka kush na vjen në ndihmë. Janë vrarë të

Dëshmia 1- Oficeri i njësisë operacionale speciale që mori pjesë në arrestimin e Dritan Dajtit:

“…ishim afër pistës Iliria  dhe na u dha urdhër në radio që të ndërhyjmë, çka nënkuptonte të arrestonim. Pas makinës së “TUAREGUT” të ndaluar afër kryqëzimit kishin zbritur tre vetë.

Zbritëm dhe thamë: Ndal Policia! Asnjë lëvizje!

Tre nga ne u nisën drejt atyre të treve që po qëndronin jashtë makinës. Rrëzova përtokë njërin prej tyre dhe dëgjova zërin e Fatos Xhanit që bërtiste “Nda Policia”. Dëgjova krisma armësh, fishkëllima fishekësh dhe bëra pas.

Kur u ktheva për të, ai ishte ngritur dhe po vraponte, i’u hodha sipër.

Në këtë kohë shoh dy këmbë njeriu që kalojnë pranë meje, dëgjova fishkëllima plumbash që më kaluan pranë, ktheva kokën dhe pashë Altin Dizdarin të rrëzuar dhe mendova se i kishte shkrepur atij arma drejt meje.

Më pas mësova se drejt meje kishte qëlluar njeriu që gjendej në “Tuareg”.

Personi që kaloi pas meje ishte rreth 35 vjeç me çantë në krahë, ju vura pas.

Një djalë i vogël që doli në portë i thashë futu brenda jam policia.

Dëgjoja veç të shtëna, krisma dhe zhurma dhe u çorientova nuk dija nga vinin zhurmat.

Një djalë i vogël që u plagos ia dhashë të ëmës.

Në këtë moment e pashë prapë njeriun me centë krahë qafë, ishte shtrirë për tokë.

Shefi më thirri: Petrit, veri prangat se është rrëzuar.

Ngaqë ai bërtiste o Ledi, o Bledi, hajde më ndihmoni .. drejtova armën nga shikonte ai se mos vinin e ndihmonin.

Në këtë moment ai me drejtohet “A me njeh mua”? I them që” Jo”. Ai më thotë: Unë jam Dritan Dajti…

Fillova të kërkoja përforcime. Në këtë çast vjen shefi im dhe më thotë:

“Nuk ka kush na vjen në ndihmë. Janë vrarë të gjithë”

“Në  këto momente kemi dëgjuar të shtëna armësh, punë disa sekondash dëgjoj një nga vartësit e mi që bërtiste Saimiri.. Saimiri.. kthej kokën dhe e shikoj Saimir Duçkollarin që ishte shtrirë përtokë.

Të shtënat vazhdonin, jam tërhequr pasi armën nuk e kisha të mbushur, të shtënat vinin nga brenda makinës Tuareg.

Pasi u mbrojta në mjetin Reno, dola për të rimarrë pozicion dhe kam parë Altin Dizdarin duke bërë disa hapa mbrapa .. me një njollë të kuqe në gjoks.

Në këtë moment pasi pashë edhe Altinin përtokë, dola nga makina dhe së bashku me një oficer tjetër morëm Altinin dhe Saimirin për në spital.

Ju thashë mjekut “të lutem kujdesu” dhe ai më komunikoi “janë pa jetë”.

I komunikova drejtorit se Altin Dizdari dhe Saimir Duçkollari ishin vrarë, pas 10 minutash në spital sollën të vdekur edhe Fatos Xhanin dhe Kastriot Feskaj”

Ky material është bazuar mbi dëshmitë e dhëna Prokurorisë, të publikuara më parë emisioni “31 minuta”, RTSH

 

10 komente në ““Nuk ka kush na vjen në ndihmë. Janë vrarë të gjithë”/ Dëshmitë e papublikuara më parë: Si u vranë policët në pritë me Dritan Dajtin”

  1. nje dy...prova says:

    jam i sigurte se do te vije dita qe ata police te shpallen heroj dhe ne vendin ku u vrane te ngrihet nje lapidar.

    1. arjan says:

      po po ne lashte ai pronari i qebapit ne rrush sic tregon fotoja

      1. nje,dy... prova teknike. says:

        do vije dita qe do kene turp shqiptaret te shkojne ne qebape si puna e kti rrushit:)))!

      2. Hoxh Armandi says:

        Shtet me turkoshqiptare qe presin rekomandim per BE.

  2. loni says:

    kjo ishte policia e sali qen berisesh qe i conte policet e shkrete ne vdekje te sigurt,kurse gjykatat e keti edit kokaqit rama i ul denimin kriminelit qe nje dite te dali i lire dhe te jetoje vitet ne vazhdim i qete,sepse me keta kriminele si saliu edhe edi erdhen ne pushtet,pastaj rrijne e shajne komunizmin pavaresht qe kta jane pjelle e atit sistem,po me nje ndyshim,ai sistem i vriste keta klyshe,kurse sistemi i ketyre i toleron,plera e kombit shqiptare jane keta politikanet.

  3. Meritojnë Respekt says:

    Ca do komentosh? Ky është shteti me spaket e me reformat qe do bëjmë? Është akoma si kokrra e molled ai kriminel e spo jau mban spaku me e dënu. Te ishte ai burri gjallë do thoshte, vriteni qijini motrën! Pa kta by lulishtesh duan karige

  4. Alban says:

    Polic heronj! Ky popull se meriton sakrificen e tyre! Respekte!

  5. Agron says:

    Ah t’i dhj.fsha racen e qelbesirave. Vrasin djeme nenash, dhe jane ende gjalle e duke ngrene nga taksat tona ne burg. Ah pse nuk u kthye ai denim me vdekje per keta ndyresira!!!

  6. Nexhat says:

    Mos na e kane vra edhe Mero gel- Bazen mos thashte zoti se nuk paska dale sote ne gazeten e tije.
    Komunistat per 50 vjete vrane e burgosen popullin e vete edhe tashi akoma vrasin dhe burgosin kundershtare politike. Burgosin fukarenjte per 2000-3000 leke te vjetra e vete kryeministri me bandat e tije vjedhin me 20-30-40 euro dhe askush nuk shkone ne burge. Çojne ne burge per nje cigare maruane a ministri me oficeret e policise trafikone me tona mariuane dhe kokaine jo qe nuk shkojne ne burge por edhe kercenojne ata qe flasin per ta. Ky eshte shteti qe kontrollohet nga Serbija se vetem armiku e done te katandisure shtetin keshtu.

  7. Pellazgos says:

    Ketu ka patur “dore” Greku,ska mundesi te jene turkoallvani.
    Ata qe i kane vrare jane “vellezer” me Arvanitasit,vetem qe keta te dytet luftuan per Greqine,kurse te paret sterniperit e Frashellinjve,Ismail Beut etj per Dum Baben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje