Olsi Rama: Titulli? Nuk urohet ditëlindja përpara se t’i vijë dita. Gjici të ruajë vendin e dytë!

Drejtori i pergjithshem i klubit te Partizanit, Olsi Rama, pas perfundimit te Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se, ne nje pronocim per mediat komentoi ecurin e te kuqve qe jane me nje dore tek titulli kampion.

Rama kerkoi te ul euforine duke theksuar se ende nuk perfunduar asgje dhe pse jane 12 pike larg Kukesit ku kane mbetur dhe shtate ndeshje.

Rama nuk i kurseu batutat dhe per presidentin e verilindoreve, Safet Gjicin, te cilit i kishte thene qe te ruante vendin e dyte.

“Nuk urohet ditëlindja përpara se t’i vijë dita. Janë akoma shtatë javë të tjera dhe janë 21 pikë dhe është akoma goxha punë. Më pëlqeu diçka që tha trajneri.

Klubi kërkon rezultatin, unë kërkoj gjithmonë tri pikëshin. Për Partizanin e rëndësishme është të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të arrijë objektivin sa më shpejt të jetë e mundur.

Besoj që ajo që vazhdon të jetë te Partizani është dispilina, respekti i ndërsjelltë midis lojtarëve dhe stafit teknik, rregulli, dëshira e djemve që bënë një grup të mrekullueshëm dhe qetësia që kanë pasur në vetëdijë që janë një grup i fortë.

Gjici më tha që ende nuk ka përfunduar kampionati. Unë i thashë që ki kujdes vendin e dytë, në kuadër të shakasë”, deklaroi Rama. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *