Përfundon Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, klubet miratojnë ndryshimet që u heqin të drejtat

Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme punimet, teksa Komiteti Ekzekutiv ka bërë edhe disa ndryshime në Statut.

Ndonëse gjithçka miratohet me votim të anëtarëve, ashtu si çdo vit klubet kanë dhënë votën pro për gjithçka. Krahas së drejtës televizive që ka pësuar ndryshim thelbësor, ku federata propozon të bëhet pronare e vetme pa klubet, teksa të gjithë të deleguarit votuan pro, ka një tjetër rregull që ndryshon, këtë herë për pagat. Nëse deri këtë vit, klubet sanksionoheshin pas 3 muajve vonesa të pagesës, tani nëse vonesa kalon 30 ditë, atëherë klubi mund të sanksionohet nga DHZK.

Gjatë Asamblesë u përjashtuan disa anëtarë dhe të shtohen të tjerë. Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku janë pesë anëtarë të rinj.

Ndërkohë Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora, Olimpik janë përjashtuar. Të gjithë me kartonin jeshil në dorë  kanë votuar edhe për ndryshimet në Kodin e Disiplinës dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për votimet në Kodin e Etikës, ndërkohë që po me kartonin jeshil janë bërë ndryshimet në Rregulloren për Statusin e Lojtarit.

Hapja e punimeve të Asamblesë nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili fton të pranishëmit të mbajnë një minutë heshtje për figurat e sportit shqiptarë që kanë humbur jetën në periudhën e fundit.  Ajo që bie në sy në këtë Asamble është se nga klubet e Superiores, Grigor Tavo, Safet Gjici dhe Pashk Laska janë presidentët e vetëm të pranishëm në sallë,  ndërkohë që klubet e tjera përfaqësohen nga drejtues të ndryshëm. Mësohet se në sallë janë plot 55 delegatë të pranishëm në sallë.

Vora, Himara, Shoqata e minifutbollit, Elbasani, Kamza, Sukthi, Mamurras janë klubet qe nuk kane paraqitur dokumentet per të marrë pjesë. Asambleja ka zgjatur 80 minuta!

Deklarata e përfaqësueses së FIFA-s, Edi Bea:

Gjej rastin t’iu përcjell përshëndetjet më të sinqerta të presidentit të FIFA-s dhe sekretares së përgjithshme. Gjithashtu gjej raste të përshëndes presidentin Duka për zgjedhjen si anëtar në Komitetitn e UEFA-s. Kjo është hera e para e vizitës sime. Ndihem e emocionuar. Ende e kuptoj herën e parë kur më është dashur të blej këpucët e parë të futbollit, për t’u regjistruar në një klub futbolli. Ja dola që t’i vishja këpucët dhe të bëhesha një futbolliste e suksesshme. Kam luajtur me shumë klube. Përtej aktivizimit tim si lojtare, prej 1 viti jam pjesë e FIFA-s.

Qeveria e futbollit ka ndërmarrë nisma të mëdha. Është një proces i vazhdueshëm në të cilën FIFA është e angazhuar. Diçka që lidhet me qeverisjen e mirë të futbollit. Që nga vititi 2016 FIFA ka rritur në mënyrë të ndjeshme financimin. Përpiqet që ccdo investim të shkojë në të mirë të futbollit dhe federatave. FIFA mundohet ta bëjë futbollin më atraktiv. Ky vit përkon me disa evente të rëndësishme si Kupa e Botës për femra. 3 javë elementët që spikasin, shitja e biletave, 2 miliardë shikues në të gjithë botën dhe të ardhura të rritura. Kam vënë re që edhe futbolli i femrave në Shqipëri ka progres. Uroj që ky rritëm të jetë dhe të vazhdojë edhe më tej.

Kam vënë re që edhe për futbollin e femrave keni marrë nisma siç është bashkëpunimi me Norvegjinë. Uroj që të kualifikoheni në një event të rëndësishëm. FIFA dhe FSHF ka pasur gjithmonë një bashkëpunim të fortë dhe miqësor. Besoj se futbolli është një hap shumë i rëndësishëm për një komunitet të qëndrueshëm. Është detyrë e përfaqësuesve ta mbajnë të gjallë shpirtin. Ju falenderoj shumë për ftesën! (Panoramasport)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *