Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin

15 Prill 2019, 16:58Politika TEMA

Nga Mira Kazhani 

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua.

Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.
E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë.

Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit.

Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht. Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin.

Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.
Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.
Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe.

62 komente në “Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin”

  1. X says:

    Po cmerreni me Bastardin …..nje cope bajge qe infekton kopshtin….

    1. Me K says:

      Kete artikull e paska shtypur mire Majra…

    2. Bujka says:

      Zonje, e keni apo jo juve fajin, te pakten 72 ore duhet te ishit “sistemuar” ne rajon te policise sipas procedurave te ligjit shqipetar ne pritje te verifikimeve, vetem pas nje séance gjyqesore mund te ishit procesuar me pas e lire… Po normal ju keni miq…

  2. Sali Kerma says:

    “Person i paregjistruar dhe pa shenja gishtash” kjo eshte trashegimia e Sali Bishes
    Po ti Mira ke nje pordhe te habitshme qe nuk dihet se nga te buron. Ndoshta kete je duke mbledhur.

  3. Ageron says:

    ME SA KILOMETRA NE ORE PO I JEPJE MAKINES MI BUNDER??????????? TE PYETI POLICIA????

    KA NDONJE PROCESVERBAL PER SHPEJTESINE TENDE??????

    PSE NUK I KONTAKTOVE FAMILJARET E TE AKSIDENTUARIT?

    KERKOVE NDJESE TE PAKTEN????

    1. Maverick says:

      Po ti kafshe e shqupit, kur dole nga shpella dhe mesove Kodin Rrugor?!!! T’a ka thene gazetarja dhe po t’a them dhe une: Perparesine ne autostrade ? e ka makina dhe jo kembesori, madje ky i fundit nuk duhej ne asnje rrethane te gjendej aty. Shko futi nje pershesh dhe ruaj bagetite tani!!!!
      HAJT…

      1. Ageron says:

        Maverick meqe nena te paska pjelle me timon ne dore, te sugjeroj ti lesh komentet kur je ne timon dhe mos i jep shume gaz se edhe gazi i tepert mund te rezultoje lotsjelles.

      2. Julian says:

        Maverick meqe nena te paska pjelle me timon ne dore, te sugjeroj ti lesh komentet kur je ne timon dhe mos i jep shume gaz se edhe gazi i tepert mund te rezultoje lotsjelles.

        1. Maverick says:

          Meqe u kthye ne shume personale kjo replike, sepse personale e kishe me gazetaren qe e cileson bunder dhe une t’a ktheva me te njejten monedhe duke te te cilesuar kafshe per injorancen katastrofike qe mbart, po te them qe per fat te keq, ajo lope qe te ka pjelle ne mes te fushes a ne maje te kodres, gazrat e metanit i paska pasur me shumice dhe te kane erresuar syte qe te shikosh e mendjen qe te kuptosh o ekspert i gazrave.

          1. Julian says:

            Nga lehtesia me te cilen etiketon njerezit si kafshe, lope etj. sme habit qe ste dhimbset fare djali i shtypur. Neper bote edhe shtypja e lopes, drerit apo ketrit denohet jo pak po nejse.

            Qe mos e zgjas, Mëjra Kazanin nuk e cilesova si bunder por e quajta bunder, se, te jesh bunder nuk eshte cilesi!!!

            Dhe per kuriozitetin tend, qe mos dalesh injorante nga ketu, meso se gazi metan eshte faktori nr. 3 me ndikimin me te madh ne ngrohjen globale.

    2. Illyria-Shqiperia says:

      O mavria lexo mor kafshe cfare po shkruan ajo qe direkt e keni mendjen tek sharjet. Kafshe vicidoli!!!

      1. Orakull says:

        Te lutem me cito paragrafin ku Kazani ne kete shkrim (apo diku tjeter) kerkon ndjese nga familjaret e te aksidentuarit. Ndjesa ne kete situate eshte me e pakta qe duhet te bente Majra. Dhe te lutem me trego nje procesverbal qe tregon shpejtesine me te cilen po ngiste veturen.

      2. Maverick says:

        Po ty kush te emroi avokat o patrioti leshit. Po ç’pate o t’u mbyllte??? Apo ke mare persiper te besh rolin e “me qetesi dhe dashuri”? Une e lexova me shume kujdes pergjigjen e gazetares. Po ti a e lexove avukat??! RR K.

    3. Nul Noka dhe Paloka says:

      O koqe, di te lexosh, apo futja kot?
      Lexoje dhe njehere te kthjellohesh, se t’i ka marre trute Saliu.

    4. Robert says:

      Lexoje gjith shkrimin vlla pastaj jep komente. Prinderit e ksaj vajzes i kane ndenj ke koka atij djalit derisa e kane indentifikuar sepse ska pas asgje me vete. Mos flisni brockulla sa per te shkruar komente leshi.

      1. Ageron says:

        Po e ribej pyetjen vella A I KA KONTAKTUAR MËJRA KAZANI FAMILJARET E TE AKSIDENTUARIT PASI U IDENTIFIKUA?

        NESE PO A JU KA KERKUAR NDJESE TE PAKTEN?

        E them sepse ne kete shkrim nuk lexova askund fjalen NDJESE, e pakta qe duhet te bente…

    5. Bujka says:

      totalisht dakord!!!!!

  4. Deti says:

    I humburi Sali kufoma qe vetem vjell si ai macoku qe ka ngrene zorre ngordhesirash e kupton qe po venitet e po percudnohet. Zoti e mallkofte me gjith cka ka ne sofer per sa e sa jete te humbura nga armet qe i leshoi si mall pa zot, per mbrapshtite e tija dhe per fatkeqesite e panumurta qe i shkatoi ketij populli e vendit tone kaq te begate.

  5. Te gjithe ju i lini zotin ketij krimineli qe ka 30 vjet qe tallet me shqiptaret.
    Nje felliqsir i ardhur nga shpellat me shpirtligsin e tij nuk ndalet se ne kete rrumpall qe ai krijoi nuk ka ligje per tu zbatuar.

  6. Drejtesia says:

    Te lumte pena.

    1. OMN says:

      Sa bukur e ka shtypur me te vertete (artikullin dmth jo djalin qe mos keqkuptohemi)

  7. sabo says:

    Zonje e nderuar Mira pergjigje e merituar per Shpellarin Sali-serbi

  8. Arqile says:

    Pershendetje Mira lume ajo familje qe tè ka lindure,per ngjarjen qe tè ka ndodhur as hasmit nuk ja deshiron,sidomos kur eshte pa dashje,mos u merzit po i vjene fundi Saliut te gjitha gjerate e keqia qe i ka bere ketije populli,me pare te vuaje njeher,ti ndjeje edhe ai vuajtet pastaj tè veje ne ate bote.Me respekte jeni gazetarja me e mire. ??

  9. studenti i vjeter says:

    me ate fjaline e fundit e ke dhjere fare. po nejse. se mos fillimi dhe mesi i shkrimit eshte me i mire.

    ne rradhe te pare djali u sherofte sa me pare!

    nese ishte faji i jot apo i djalit kete e percakton gjykata (nqs ka drejtesi). ti here me nenkuptim dhe here hapur po fajeson djalin, publikisht.
    ai, ndoshta tani per tani, nuk mund ta mbroj veten qofte se nuk ka mundesi te botoj nje shkrim gazete, qofte sepse ndoshta nga goditja qe i dhe ti me makine nuk ka mundesi shendetesore te thote anen e tij te historise.

    Keshtu qe, kjo qe po ben ti eshte nje turp i madh. nuk mjafton qe e godite me faj apo pa faj, por tani, po e akuzon me apo pa te drejte publikisht. nje djale jetim.

    po e justifikon veten me ate qe gjoja ne autostrade perparesi ka makina dhe jo kembesori. nqs ti ke pasur mundesi ta shikosh ne kohe dhe te frenosh dhe prape nuk ke frenuar sepse ke thene me veten tende qe ti ke perparesi mbi ate, kjo te ben fajtore ty.

    dhe e fundit, c’hyn Zeni ketu? a ishte ai prezent para, gjate, dhe pas aksidentit?
    a te permendi gje Zeni ty?

    vari qillon!

  10. Tani says:

    Ce paske ndyre mendjen,doren dhe gojen me kete nevojtore .Shko dizifektohu shpejt .

  11. Sit back and relaks■●▪ says:

    je pak agresive ne timon, duhet te marresh ca ore kurs per defensive driving.

  12. Klorea says:

    Mira !
    Mos u mer me qenin e ngordhur !

    Ai eshte duke dhene shpirt ne shtratin e vdekjes se tij politike, i lutem zotit edhe fizike.
    Nuk ka njohur dhe nuk ka per te njohur historia jone e me gjere, nje njeri te tille me vetite me te ndyra, nje plak te rrjedhur e te pjerdhur.

    Fat i keq per ata qe i shkojne pas!

  13. Roberto says:

    A do e kuptoje valle Berisha kete pergjigje te merituar qe i ke dhene?? Veshtire, sepse ai e ka te keqen ne shpirt,ne bark por mos harro se nje dite do pellcasi sepse ka bere krimet e dynjase sa pothuajse shumica absolute nuk i dine pervec ketyre qe dihen boterisht.

  14. Limi says:

    Po buce, por nuk mund te pranohet ne nje shoqeri d3mokratike qe per te njejtin krim ,njeri shkon ne burg dhe tjetra vazhdon jeten edhe pasi ka shkaterruar jeten e dikujt .

    1. ben says:

      Limi-me vjen keq per kete komentin tend. Sipas teje, kushdo mund te kaloje me kembe nje autostrade dhe fajin per aksidentin e ka shoferi?

  15. Don kishoti says:

    Bravo MIRA . Artikull shume I mire.

  16. qemal says:

    Mira te lumte.Krimineli merito te me shume.qe

  17. ME EMER says:

    .. Kembesori perhere ka perparesi edhe kur “koka e tij ka mangesira “… Drejtuesi i automjetit duhet te jete i kujdeseshem ne raste te tilla ..! Nuk i njoh rrethanat si dhe urroj qe fatkeqi te behet mire dhe ti mos kesh pasoja ..! Irritohem kur degjoj emrin e njeriut me te shemtuar ne historine e vendit , qe cuditem si eshte akoma i lire ..!

    1. ben says:

      ME EMER-kembesori ka perparesi ne rruget e qytetit ku ka kryqezime, por jo ne autostrade ku perparesine e kane makinat. Nga ana tjeter, siper autostrades ka mbikalime qe jane ndertuar enkas per kembesoret. Ne BE, ku duam te hyjme, atraversimi autostrades konsiderohet shkelje e ligjit dhe denohet me gjobe. Ne duam te shkojme ne Europe, por me rregullat tona alla shqiptarce.

  18. Rezorsi says:

    NUK JA VLEN TE MERRESH ME TE. NJË PERSON QE MASHTRON GËNJEN VRET VJEDH POPULLIN E TIJE I BËN TE GJITHA. HESHTJA E JOTE DO TE ISHTE NJE PËRGJIGJE ME E MIRE PER TE.AI SË NJEF TURPIN ME GJITHE KËTO SHARIE QI BËJNË NJERËZIT DHE POPULLI AI PRAP VAZHDON PUNËN E TIJE SIKUR SKA NDODHUR ASGJË. LARG KËTIJ TE POSHTRI INJOROJË.

  19. Drino says:

    O ndrikull,
    Kur dikush aksidenton dike ,del perpara ligjit.
    Ka nje ligj per VIPA dhe nje ligj per bukethatet ne Shqiperi?

  20. sala says:

    Kaz(h)ani te rrije urte , te mos i jape makines shpejte e te fajesoje kembesorin.
    Si person publik qe eshte te mos habitet shume nga opinionet e te tjereve , ku lirija e mendimit eshte baza e demokracise.
    Berisha mund te shprehi opinionet e tija personale dhe nuk ben asnje gabim.
    Sherim sa me te shpejte te demtuarit fatkeq.

  21. Bravo z.Mira, por krimineli ngelet dhe vdes me shpirt krimineli,jakobin i koheve te sotme.

  22. Miri says:

    E nderuar znj.Kazhani!Ne respekt te etikes morale dhe me tej nuk dua ta filloje kete koment per nje njeri qe nuk ka lene familje shqipetare pa gervishur fale pervesitetit qe mbart e perdorimit qe i bene agjensite e spihunazhit keto 30 vite ,ku ndermjet tij arriten te çajne kete popull ne ate fare derexheje deri sa ky monster e gatuar posaçerisht per kete çorbe te mbijetoje e ta shijojne te gjithe ndonese pa deshire!Ajo ç’k ju ka ndodhur eshte nje gjarje normale per kedo qe zoteron nje autoveture ,kjo e gershetuar nga te dyja palet nga ai qe drejton mjetin e nga viktima e ngjarrjes,mirpo nje gje eshte e qarte si drita e diellit qe ky perbindesh monstruoz qe ka gjuhe e akoma flet ka antenat e tij ne kazanin mediatik qe i fryjne ne vesh si “qytetari dixhital” qe fatkeqesisht jo vetem qe nuk jane keputur akoma por kane gritur edhe me shume frekuencat per te marr njftime per kundershtaret e tij!Ky njeri i ndyre qe tani shoqerise shqipetare i eshte bere e keqja e domosdoshme,vazhdon te bezdise kedo si ajo miza ne b…..te kalit duke mos u merzitur kurr si nje njeri qe do perqendrimin e çdo kujt tek vehtja duke menduar qe eshte ai pra eshte shoqeria shqipetare!Perderisa nuk ka shtet akoma ,mos u merzit e mos beje dert per te sepse po te qe ndryshe ai sot minimumi duhej te qe kalbur ne burg per bemat qe i ka bere ketij vendi e vazhdon akoma fale sistemit qe e mbolli e s’po e leshon dot !jeta e ketij perbindeshi do te sherbeje per femijet e vegjel si shtrigat e perallave e si balozet e zinj,ndaj mos u merakos se e kemi perpara kalbjen e tij jo nga natyra por nga sikletet e pagjumesise qe e kane kapur ç’do nate duke e plagosur rende pavaresisht sherbimit qe i bejne infermieret dixhital si Peket e Lalet çdo nate duke menduar se do e riperterijne ne mos vete sozine e tij me plastelinen Basha!Ndaj mos u merakosni se perpara e kemi çdo dite e po e shikojme qe zoti po e ndeshkon duke mos i marre jeten por duke e bere gogol e lango ne jeten qe i ka mbetur ku do te vije nje dite qe ç’do kush do ta peshtyje ne rruge!

  23. Mentori says:

    Djalit i uroj sherim te shoejte!
    Me duket se gazetarja eshte treguar shume e sjellshme, me shume edukate, ne nje kohe kur ai meriton t’i thuhen te gjitha ligesite dhe fatkeqesite qe i ka krijuar jetij populli: vrasjet, vjedhjet, mashtrimet, urrejtjen ndaj popullit dhe spiunlleqet e tij dje (per sigurimin e shtetit) dhe sot (per udb serbe dhe kgb ruse).
    Kur them vrasje, nenkuptoj vrasje dhe zhdukje te individeve dhe genocidin ne Gerdec me 26 te vrare dhe 4 te vrare te tjere ne bulevard!
    Derri edi plumbin ne balle! Dhe nuk eshte e vertete se eshte ne ditet e tij te fundit, perkundrazi, ai eshte ne krye te cdopune te lige kunder shqiptareve! Ai nuk vdes pa e dhegur edhe nje here Shqiperine!

  24. Hasko says:

    Maskarenjte e Ali Asllanit, qe recitojne per nate po poezine e Ali Asllanit per maskarenjt e tjere.
    Pasi vene gjoba per nate, pasi po tentojne me te gjithe menyrat destabilizimin e vendit, pasi nxorren PDne nga Parlamenti, pasi stimulojne per nate dhune dhe urrejtje,
    Sot na treguan sistemin e ri qe duan te ndertojne.
    Tju thuash muter, ofendon mutin.

  25. Vjola says:

    Te lumte Mira .

    1. Maviola says:

      Perse i lumte, ngaqe shtypi djalin apo ngaqe shtypi artikullin?

  26. Kolona says:

    Ti senator ku e ke te drejten morale që e quan buce, buce është motra jote apo nena jote se kush len prej buce i njeh ato. I PA EDUKATE.

  27. Beni says:

    Mira po ç’ merresh me ate ” goren “, nje plak llapaqen qe nuk pushon çdo dite duke shpifur papushim.Si nuk i vjen turp ketij njeriu xhanem !

  28. n says:

    ore aksidenti ndodhi ne AUTOstrade apo ne PEDE(strians)strade

  29. FIX316 says:

    Ne kete shkrim te bukur te zonjes Kazhani,dallohet fare qarte edhe Njeriu…edhe Kafsha.!!!

  30. ani says:

    Bunder …cdo fjale tjeter e tepert per ty…

  31. Lizga says:

    Ju vleresoj si gazetare…..por edhe per qytetari….RESPEKTE ……

  32. LILOLABJA says:

    Zonja Kazhani !
    Zoti ju ka falur bukurine por dhe fisnikerine ! Gjesti i familjes suaj eshte per tu pershendetur dhe i uroj familjes tuaj nje sherim sa me te shpejte te femijes .Gabimi yne si shoqeri eshte, se ne ketij mostre i kemi lene zotin duhet qe ne 97 -ten ti kishim prere koken .Do ishte te pakten nje fund i tmershem por jo nje tmerr pa fund .

  33. Niko says:

    Shkelqyeshem Mira. Je bere si pasqyre qe te shohe veten kellira Sali

  34. Kolona says:

    Mira moj vajze mos e ver ujin në zjarr për atë llapaqen të ndyre qe nuk ka për ti pushuar goja se lehuri dhe në varr qelbesiresMatuf i rrjedhur nga trutë e kokës. Ata që sot i lepihen nesër do ta shajnë dhe do inxjerrin dhe të palarat

  35. Tit says:

    Vetëm titullin dhe fjalinë e fundit sikur të kishe shkruajtur, kaq do mjaftonte që ai bastard të mos e zërë më gjumi.

  36. Ne shkrimin tuaj ju shprehni deshiren dhe jo realitetin ! Ne nuk e dim se sa Jetgjat do te jemi ne ket Bot,kurse ju e beni fakt te kryer se do jetoni me shum se Saliu !!! Mos kerko antagonizem me “simbolin e Demokracis” sepse ata qe e kerkuan antagonizmin ( ju a lan pasurin ta gezojn familja ) se per vete u ben deshmor te Demokracis !!! E dini ju zonja Gazetare se Mbreteresha e Anglis nuk ka Pasaport,sepse ajo esht mbi Ligjin ! “Simboli i Demokracise Shqiptare” Ka pasaport,por ajo qe e vendos ne nje lartesi me mbretereshen e Anglis esht se te dy jan mbi Ligjin,dhe ky i yni ( me falni per shprehjen jo etike) e shkerdhen shtetin sa her te doj.

  37. tepelenasi says:

    Medoemos Ti Mira, do jetosh me gjate se ai e se une qe jam nje bashkemoshatar i tij. Bile nja 7 apo 10 muaj me i madh.
    Edhe une do deshiroja te jetoja dhe pak me shume se ai qe, te shihja e te lexoja shkrimin Tend per…mjeranin Sali Berisha.
    Zoti qofte me Mua.
    Amin.

  38. zani partizani says:

    Epo ç’vete o ne pidh te s’emes, edhe kur Mira Kaz(h)ani ben aksident, me faj apo pa faj pak rendesi ka, Mira shpeton bithen duke u mare me Saliun, dhe nga komentet ketu i bie qe heroizmin e ka bere Mira ne timon ne autostrade ku sipas Kodit Rrugor askerkush nuk duhet te çaje mender bithen per kembesoret. A moj Shqiperi, moj Shqiperi kush te qiu me krye ne hi?

  39. BK says:

    Nuk dua te komentoj rastin se nuk i dime rrethanat.
    Mira gabon rende kur thuhet se ne autostrade perparesi ka makina dhe jo kembesori.
    E para, nuk do te thote qe meqe ke perparesi, te mos tregohesh e kujsesshme dhe njerzore.
    Ne autostrade, mund te kalojne dhe kafhse dhe ligji te ndeshkon.
    E dyta, Ne autostraden Rrgozhine – Lushnje, ka fare pak mbikalime per njerezit. Banoret e zones, vazhdimisht kalojne autostraden apo rrugen nacionale, duke mos patur alternative tjeter.
    Atehere i bie, qe me kete logjike, shoferet qe kane perparesi, te tregohen te pavemendshem.
    E treta, nuk na thua se sa eshte limiti i shpejtesise ne rruget e vendit tone.
    Une e di qe eshte deri 100 km ne ore.
    Me kete shpejtesi, nuk shkaktohet asnje aksident.
    Si konkluzion, je fajtore ne rast se ke qene mbi 100 km.

  40. Citty says:

    Ne boten normale kjo do ishte ne Gjykate per shtyphe te njeriut…..
    Kush ishte fajtore drejtesia e thote.
    Me Berishen c’ke ti.
    A do jetosh me shume se ai apo jo nuk pyetesh ti.
    Urimin per kete qe ja ke bere Berishes njesoj ta bene ai qe e ke shtype me makine.
    Gazetaruce !

  41. Ilda Hyka says:

    Te shkuara djaloshit.
    Meqe Znj. Kazhani e di mire Kodin Rrugor i kujtoj se ka pak km autostrade ne Shqiperi.
    Autostrada eshte ndare me trafik ndarese dhe e rrethuar nga dy anet, e per pasoje shpejtesia e lejuar eshte me e larte.
    Rruget tona jane superstradat (rruget urbane) duhet te kesh kujdes te respektosh shpejtesine dhe te mos marresh njerezit perpara,
    Ka faj, ska faj kembesori ‘”dy kembesh apo kater kembesh” ti nuk mund ta shtypesh, pra nuk mund te justifikohesh keshtu, pavaresiht se nuk e deshiron njeri ti ndodhin keto gjera.
    Sa per rendesine qe po i jep vetes si “vip” kjo eshte qesharake. Z. Berisha ka publikuar denoncimin e te afermve dhe ka komentuar, jo aksidetin ne vetevete, por sjelljen ndaj kesaj ndodhie, ku ju sipas denoncuesit keni perdorur infuencen tende per ta fshehur.
    Kjo nuk eshte e ndershme.

  42. stela says:

    Ti Mira ben mire te respektosh rregullat jo vetem te qarkullimit por dhe te gjitha procedurat e tjera. Pse nuk ndenje ne Komisariat? Ty moj vajze te ka hypur vetja ne qejf. Harrove qe kur protestonin studentet u shqetesove se nuk qarkulloje dot me makine, te kishin bllokuar makinen, nure ecje dot me shpejtesi. Ti je qytetare si te gjithe te tjeret e duhet te zbatosh rregullat e ligjet e ketij vendi. Apo ti gazetare dhe mund te kesh miq e mikesha te te shpetojne. Lere Saliun, apo dhe per ty fajin e ka Saliu. Vajze je shume e re dhe ishalla ky gabim te te behet mesim. Shkodranet kane nje shprehje te bukur, “Te hypte vejta ne qejf”, mesa duket dhe ty te paska prekur kjo semundje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje