SHENIM: Pse i ka tërbuar Sandër Lleshaj, ata që flasin ditë e natë për përmbysje e tërheqjen zvarrë të Edi Ramës?

Pas protestës së të shtunës, gazetarët e oborrit personal të Lulzim Bashës e çiftit Meta-Kryemadhi, kanë nisur një sulm të koordinuar ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

E akuzojnë për përdorim të gazit në protestë, akt të cilin e quajnë kafshëri.

Quajnë kafshëri përdorimin e gazit, ata që nuk iu duke e tillë, vrasja e 4 protestuesve paqësorë më dhe me duar në xhepa, më 21 janar.

Pikërisht ata që flasin natë e ditë publikisht në mediat e tyre, për përmbysje me dhunë të institucioneve dhe tërheqjen zvarrë të Edi Ramës.

Fakt është, se deri më tani, në të gjitha protestat e organizuara nga opozita, pavarësisht provokimeve, asnjë protestues nuk është rrahur (vetëm disa prej tyre kanë përfunduar në spital për dëmtime të lehta).

Në të gjitha protestat, që për fat transmetohen live nga çdo media, nuk kemi parë një polic që të ngrejë një herë të vetme shkopin kundër protestuesve.

Përkundrazi, e kundërta ka ndodhur!

Edhe pse PD-LSI mbajnë protesta natën me qëllime të mbrapshta, policia është treguar e matur, pavarësisht flakadanëve dhe kapsollave që iu fluturonin mbi kokë.

Po, kanë përdorur gaz, por përveç pasojave momentale, asnjë protestues nuk ka përfunduar në spital prej tij, dhe nuk kanë pasoja afatgjate.

Ky efikasitet i policisë, drejtuar nga Sandër Lleshajt, duket se i ka tërbuar zërat mediatikë të Bashës e Kryemadhit, dhe i janë vërsulur këtij të fundit, a thua se ka vrarë njeri.

Ai që ka vrarë, për turpin e tyre, është në krye të protestuesve.

Dhe do që edhe Lleshaj, ta bëjë një gjë të tillë, me shpresë se pastaj turma do revoltohet dhe do rrëzojnë Ramën.

Vetëm se Lleshaj, nuk ua ka dhënë këtë kënaqësi!(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “SHENIM: Pse i ka tërbuar Sandër Lleshaj, ata që flasin ditë e natë për përmbysje e tërheqjen zvarrë të Edi Ramës?”

  1. Hajdutet e kriminelet qe kane shkatrruar Shqiperin nuk kane se ku te kapen pas nje burri fisnik,dhe kapen te gazi qe ata vet e kane bler.
    Krimimeli fytyr vrerosur i ka harruar bemat e tij,por populli nuk i harron dhe ta nxin fyturen si kepuca

    1. ben says:

      Sander Lleshaj
      Per plot 5 vjet mori rrogen si antar dhe kryetar bordi per mbikqyrjen e rinasit dhe cuditerisht kur behet minister I brendshem ne rinas vidhen 10 milione euro. Rastesi???????
      Eshte e cuditshme se si perfundoi dhe mori flake nje makine ne mes te demostruesve me targa te fallsifikuara ( se si u fut ajo makine atje nderkohe qe rruga ishte e bllokuar dhe kishte polici ne te 2 krahet nje zot e di) ndersa policia dhe zoti lleshaj heshtin
      Deklarojne se jane 5 police te plagosur, nderkohe qe ne foto tregojne 1 polic barkderr qe vec barkut te madh nuk ka asnje gervishtje maceje
      Ne te njejten demostrate 1 fotoreporter me koken e care nga policia, badigardi I prokurores PPP shtyn si kafshe nje gazetar, patrulla e policise 10 metra larg gazetes se tij I thyen krahun nikoll lesit.
      Gazi I blere per ushtrine dhe per lufte perdoret ndaj civileve
      Perseri rastesisht duke folur kreu I opozites gazi lotsjelles I shperthen te kembet
      Rastesisht ministri aktual ishte keshilltar I km kur shqiperia u mbush me hashash.
      Nuk ju duket se jane shume rastesi?????????????

      1. ben says:

        Edhe dicka te fundit
        Mero te gjithe ministrat e brendshem qe I ke mbrojtur me zell si te ndershem kane ikur per lesh njeri si trafikant droge, tjetri me deshmimtar te reme.
        Rastesi qe po e mbron edhe kete ne te njejten menyre????

        1. ben says:

          adash-me sa duket nuk e ke haberin se cfare bejne anetaret e nje Bordi Drejtues. Keta nuk kane fare akses ne manaxhimin e perditshem te nje ndermarrje per, pale pastaj kur flasim per aeroportin, ku nje anetar bordi sheh vetem dokumentet, por ka zero akses apo dijeni per zonen e mbrojtur. Po keshtu, nuk eshte aeroporti qe ka dijeni per ndonje transferte parash deri ne momentin kur makinat po nisen nga banka per ne aeroport ose edhe me vone kur jane shume afer fushes. Nisur nga te gjithe keto, spekullimi jot ne lidhje me zotin Lleshaj duket tendencioz. Spekullime dhe dezinformime jane po ashtu edhe insinuatat qe ben me rastet e tjera. Po ajo qe eshte me e papranueshme eshte se jep nje informacion teper te gabuar ne lidhje me gazin qe pretendon se eshte per perdorim luftarak. Gazi per te cilin flet, nuk eshte per perdorim luftarak, por per raste te tubimeve te pakontrollueshme si ato qe organizon PD-ja.
          Persa i perket Nikoll Lesit, ate e njohim dhembe e dhemballe dhe e dime se cfare legeni eshte, prandaj mos u bej pale me te. Ai eshte i afte per te gjithe pislleqet e kesaj bote.
          E fundit, Shqiperia ka qene e mbushur me hashash qe ne kohen e merhumit Berisha, por publiku kurre nuk ka ditur gje. Ne fakt, 2018 eshte viti qe Guardia di Finanza deklaroi se ka praktikisht zero siperfaqe te mbjelle me hashash ne Shqiperi.
          Duke shperndare “fake news” nuk ndihmon ne zgjidhjen e situates aktuale dhe ben punen e atyre qe nuk e duan vendin tone..

  2. Faruk Myrtaj (pedofili) says:

    E vërtetë gjithçka që thuhet në këtë artikull. Turp e faqa zezë spiuni Artur Zheji dhe halabaku Nikollë Lesi.

  3. Timi says:

    Sandër Lleshaj, RESPEKT!

  4. Kolona says:

    Të gjithë ata që duan të errësojnë punën e policisë janë miopa, këlysh të tredhur, janë flamurtaret e krimiinelave. Nikoll leshi, tur zhelja, cim pamorali etj nuk e duan Shqipërinë, nuk e duan perëndimin se i mban me pare serbi, greku dhe Rusi.

  5. Jimi says:

    Sander mos u tut, se ke mbeshtetjen e gjithe njerezve te ndershem! Derimetani, ke treguar pergjegjesi te larte politike e profesionale te admirushme. per horrat politike e ordinere, si dhe anarkistet je ilac, prandaj edhe jane terbuar dhe kerkojne te te intimidojne. U ka ngelur sharra ne gozhde! Jemi me ty Sander!

  6. trojani says:

    Gadaffi kerkon medoemos viktim qe te bej legjitime rezimin e rames dhe ardhjen ne pushtet te pushtave qe e perrkrahin, nuk shpjegohet ndryshe protesta naten.
    Rama do jet shuraku me i madh ne qoftese ulet te pi edhe nje kafe me lulushin, pale te bej dhe ndonje kompromis.

  7. Black Eagle says:

    Me mire Sander Kimikati sesa Sali apo Lulzim Vrasesi!

  8. xy says:

    Respekte z.Sander Lleshaj!

  9. arben says:

    Bravo Sander! Profesionalizem i larte i Policise gjate gjithe tubimeve te dhunshme te PD+LSI! Keni mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve te ndershem qe duan qetesi, rend dhe shtet! Opozita eshte ne rruge qorre dhe nuk di se cfare te beje. Vjen verdalle si p…… ….. …..! Qahet per gazin, por po ti lene i vene flaken gjithe Shqiperise! Ruani qetesine dhe maturine, mos u shqetesoni nga ato qe thone ata qe nuk duan shtet dhe as Shqiperi!

  10. Taraboshi says:

    Keto artikull shkruesit e harruan kaq shpejt se me 21 janar pervecvrasjes se 4 qytetareve te pafajshen dhe plagosjen e shume te tjereve u
    perdor edhe gazi lotsjedhes nga ana e Lulit si MB.Dhe ishin po keto drejtues qe e blene gazin lotljedhes ne Serbi.Ne kohen e tyre keto e quajne levando ndersa tani e quajn Gaz helmues.
    Si specialist qe jame po juheqi merakun Ky i ashtu quajtur lend helmuese luftarake mesomore LHLM nuk ka asnje efekt anesor. pervec se te qurravite dhe te ben qe te lotojne syte
    Nikoll Lesit iurojme sherim te shpejte per te miren e PD dhe te LSI se nukka kush tju pastroje prapanicen.

  11. N. Ndrekaj says:

    I gjith opinioni publik eshte ne mbeshtetjen tuaj Z. Sander Lleshaj.
    Respekte dhe rrisni vigjilencen, mos u shkujdesni se te gjith njerezit jane te shqetesuar se ata qe nxisin trazirat po kerkojne me cdo kusht ndonje viktime, pra duan gjak per te kompensuar dhe zbehur sadopak 4 vrasjet dhe 300 plagosjet qe bene pa asnje shkak me 21 Janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *