Shteti në “dorën” Erjon Braçes, largohen jashtë vendit Meta, Rama, Ruçi e Basha (opozitën e ka "merak" Berisha)

15 Prill 2019, 13:27Politika TEMA

Tre krerët e tjerë më të lartë të shtetit, që sipas Kushtetutës janë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk ndodhen në Shqipëri.

Zëvendës kryeministrit Erjon Braçe është momentalisht autoriteti më i lartë vendimmarrës nëse shteti përballet me ndonjë emergjencë kombëtare, cenim sigurie apo ndodh ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, i ftuar në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s në Romë, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Në Itali është edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar se do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore ku do të takohet me homologun italian dhe zyrtarë të tjerë të lartë në kuadër të lobimit për procesin integrues të vendit.

Mësohet se edhe kreu i qeverisë, Edi Rama nuk është në Shqipëri. Ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.

Ndërkohë që në Shqipëri nuk ndodhet as kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili pas një të shtune të lodhshme proteste pasdite ka pushuar pranë familjes në Holandë qe ne sabahun e ditës se dielë. Opoziten e “menaxhon” Berisha.

Ndërkohë që Basha sot do të jetë në Lubjanë të Sllovenisë, pjesë e një takimi mbi fuqizimin e demokracisë në vendet e Ballkanit.

Protokolli e ndalon daljen jashtë vendit njëkohësisht të Presidentit, kreu të Kuvendit dhe Kryeministrit, me qëllim që një shtetar i lartë të ishte në atdhe për menaxhimin e ndonjë situate emergjence.

9 komente në “Shteti në “dorën” Erjon Braçes, largohen jashtë vendit Meta, Rama, Ruçi e Basha (opozitën e ka “merak” Berisha)”

  1. Fredi says:

    Sa turp….Likja e ka emrin ne Itali si trafikant nderkombetar droge.Sa turp per Shqiperine e shqiptaret.

  2. Alban says:

    Per mua Erion Brace eshte kryeminister me i mire se keta te gjithe bashke. Njeri parimor, puntor e idealist. Respekte

  3. Kalec Dega says:

    Shteti Alabak i Albanistanit , i vetmi ne bote ku Presidenti me shume kalon dite jashte vendit, nje palaco karagjoz kryeminister qe detyren e kryen nga Facebook, Jug te Shqiperise dhe vizita fund jave e mes jave jashte shtetit dhe nje Kryetar Kuvendi i vetmi ne bote qe ben vizita zyrtare sa here i do bytha dhe nje zot e di perse?!

    Fati i Shqiperise ne duart e nje koneje, gjithashtu.

  4. Partizani i Sheqeres says:

    Sa budallenj jane as pushteti nuk ju intereson me . po ti ngrihet Edi Palokes me Kerriqin e Blerim Qele Klevis Pelives Balliu dhe te bejne grusht shteti si do ja bejne keta ?

  5. student i vjeter says:

    shtet i degjeneruar!

  6. Miku says:

    Ore,keta Karrucet Tane,a njohin Kushtetuten e RSH,APO KANE NJE TUFE GOMERESH,QE NUK E MERR VESH I PARI TE DYTIN.RRACE ME ZARET E BEUT

  7. Vetem tenja mund tesjell demokracine says:

    Po i pastreh qe shet lule ne Tirane , he mo ..ai qe shet lule , he mo …ai qe u arestua per va ndalizem ne protesten e 13 prillit mer pjese neLubjan per fuqizimin e demokracise ne vendet e Ballkanit?
    Po Basha mer pjese qe nuk eshte deputet, me veprimin ekstrem te djegies se mandatit, rjedhimisht as kryetar i opozites perderisa bredhe rrugeve dhe nuk perfaqeson opuziten ne parlament por bene thirje per liri a vdekje , kushtrim per dhune keshtu forcon demokracine , e mbi te gjithe as kandidat i ardheshem per kryeminister nuk mund te jete se ne demokraci behet ai qe mere pjese ne zgjedhje dhe zgjidhet me vota nga popullie jo se do sala, cunu i frahiut’ salianji, apo bardhi pedarasti i kavajes.

  8. lori says:

    Amani se mos bie avjoni ku po udheton Ilir FLORIRI…..

  9. AQIFI says:

    Nga nje turp ne tjetrin ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje