“S’ka pazar me Ramën”, kujt i trembet Lulzim Basha?

15 Prill 2019, 18:11Politika TEMA

Nuk do të ketë më pazare të radhës. Tani e them me zërin tim në emër të të gjithë opozitës dhe partive të koalicionit”. Këto ishin fjalët që theksoi më fort Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur mes mbështetësve opozitarë para Kryeministrisë, në protestën e fundit, ditën e shtunë.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i opozitës shqiptare përmend fjalën “pazar”. Ai i ka mëshuar kësaj teme në çdo protestë të opozitës, por edhe pas çdo takimi me ndërkombëtarët.

Por, në tubimin e së shtunës, më shumë se fjalimi luftarak, ajo që mbeti në mendje dhe krijoi jo pak habi te vëzhguesit e politikës shqiptare është pikërisht pasazhi i mësipërm. Rëndësia dhe nënvizimi që Lulzim Basha i bëri përsëri qëndrimit se nuk do të ketë më pazar me Edi Ramën.

Përse një njeri, dhe për më tepër lideri i opozitës ndien nevojën të nënvizojë, theksojë, përsërisë dhe t’i japë peshë çdo herë që ka mundësi një qëndrimi të tillë?

Përse Lulzim Basha ndjeu nevojën që në protestën e së shtunës të betohej dhe t’u thoshte mbështetësve, politikanëve të partisë së tij, kryetarëve të partive aleate përpara zyrës së kryeministrit se ai nuk do të bëjë pazar me Edi Ramën?

Duket se pas marrëveshjes së çadrës, më 17 maj, dy vjet më parë Lulzim Basha ka një kompleks përpara kujtdo që ka në krah. Marrëveshja e 17-18 majit, që shpeshherë etiketohet edhe si një pazar Rama-Basha bëri shumë viktima politike, duke nisur nga brenda PD, duke vazhduar me aleatët që kishin mbështetur Bashën në tre muajt e çadrës përpara Kryeministrisë, e deri te LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Për tre muaj Basha, Berisha dhe gjithë PD-ja nuk dëgjuan asnjë zë ndërkombëtar, refuzuan çdo mundësi dialogu, çdo emisar të ardhur nga Perëndimi, çdo projektmarrëveshje dhe qëndronin përballë zyrës së Ramës, duke u betuar se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, dhe duke flirtuar nga ana tjetër me Ilir Metën, në atë kohë në koalicion me PS. Për tre muaj, PD priti një qëndrim, një vendim, një diçka nga Ilir Meta, që sa herë dukej se ishte afër, aq herë largohej, ndoshta në dilemat dhe llogaritë e tij politike.

Dhe në të vetmin rast që iu dha, Edi Rama përfitoi dhe mbylli një marrëveshje me Lulzim Bashën. Pa Ilir Metën, i cili në panik se brenda një nate humbi të gjithë rëndësinë dhe vlerën e “king-maker” vizitoi të nesërmen zyrën e Berishës, pa aleatët besnikë të çadrës, pa asnjë nga figurat e partisë së tij.

Një marrëveshje që i dha Bashës gjysmën e qeverisë dhe ndoshta edhe ndjesinë se do të ishte në pushtet pas zgjedhjeve. Pakti me Edi Ramën ishte që kush del i pari merr Kryeministrinë. Asnjëherë Basha nuk e mendoi ndoshta se Rama do të kalonte pragun e 71 deputetëve, duke qenë i sigurt se çdo rezultat poshtë këtij numri e sillte edhe atë në pushtet, në një koalicion të madh me PS për të bërë atë që mund të bëjnë dy parti të mëdha në pushtet: të ndanin qeverinë dhe Shqipërinë përgjysmë.

Pikërisht, kjo bindje bëri që me një të rënë të lapsit Basha të fshinte gjithë figurat e vjetra të PD-së nga lista e deputetëve, të harronte premtimet që iu kishte dhënë gjysmës së njerëzve të tij për t’i përfshirë në lista, të premtonte për të lënët jashtë liste poste ministrash, të sulmonte së bashku me Ramën LSI-në në fushatë, që për hir të së vërtetës ishte më atipikja e të gjithë fushatave zgjedhore në Shqipëri, me tone të butë dhe aq relaksuese sa shpeshherë dukej se vendi nuk po shkonte në zgjedhje.

Dy vjet më pas, ky mallkim e shoqëron ende Lulzim Bashën dhe ai ndjehet i kompleksuar sa herë ngre zërin dhe proteston, sepse të gjithë i kujtojnë marrëveshjen e çadrës. Jo vetëm viktimat politike të 17-18 majit.

Nën zë, edhe ata deputetë që pranuan të djegin mandatet, ia kanë frikën se nesër Basha mund të mos ua njohë sakrificën, mund të mos i fusë në lista.

Edhe ata mbështetës që ai i la jashtë dhe që sot u premton listën ia kanë frikën se ai mund t’u dalë sërish fjale.

Edhe aleatët, me të cilët Basha nuk ka bërë asnjë konsultë për sistemin zgjedhor në asnjë nga ditët që PD ishte në Kuvend dhe formalisht pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore ia kanë frikën se ai mund t’i tradhtojë sërish.

Edhe LSI ia ka frikën se ashtu sikurse Lulzim Basha e braktisi brenda natës për një marrëveshje të gjerë me Edi Ramën, ia ka frikën se një takim tjetër me Edi Ramën mund ta lërë atë jashtë pazareve dhe të pashpresë në çdo palë zgjedhje që mund të zhvillohen.

Të gjithë ia kanë frikën dobësisë së Lulzim Bashës për të harruar brenda natës këdo dhe për të fshirë nga kujtesa çdo premtim të bërë më parë. Edhe sikur Lulzim Basha sot të jetë më i vendosur se kurrë që nuk do të ketë kurrë pazar apo marrëveshje me Edi Ramën, të gjithë ose bëjnë sikur e besojnë (kryesisht radha e ish-deputetëve, sekretarëve, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që kanë marrë një premtim se do jenë në listat e ardhshme të zgjedhjeve si kryetarë bashkish, si deputetë, si ministra) ose e besojnë, por më frikë në zemër se ai mund t’i gënjejë sërish (aleatët dhe LSI).

Këto, Lulzim Basha i di, i ndien dhe nuk ka ditë që dikush të mos ia kujtojë, që nga kundërshtarët politikë te kritikët në media e deri te muret e PD-së që dëgjojnë çdo ditë shqetësimet nën zë të gjithkujt që kalon korridoreve të partisë, shkruan SI.

Prandaj, ai ka nevojën që ta thotë me zë të lartë dhe të fortë, për të bindur jo vetëm ata që ka marrë me vete. Më e rëndësishmja ndoshta për të bindur edhe veten që të jetë vërtet bindës me të vetët.

Duhet të paktën një provë, të cilën Basha nuk ua ka dhënë ende deri tani për të treguar ndërkohë që është edhe lider.(Gazeta Si)

15 komente në ““S’ka pazar me Ramën”, kujt i trembet Lulzim Basha?”

  1. blerim says:

    Eshte e qarte se Basha i trembet hajduteve te votave, ndersa Rama i trembet popullit te cilin e ka dendur me gaz permes Gjeneral Leshit.

    1. ASHTU ESHTE,MALET ME BLERIM MBULUAR,,,,,VARI TORBEN,,,,

      1. blerim says:

        E vertete me blerim i mbuluat tere malet, tani po i zbardhni me debore kolumbiane, vetem se po vonon pak se ka bere nje ndalese te vogel ne malte

    2. Moni says:

      Sa popull? 10 mije? Aq eshte populli shqiptar? Kur revolta eshte popullore, i gjithe qyteti edhe ata qe nuk jane ne proteste rrine me syte dhe veshet nga protesta.
      Ndersa kur proteston Luli dhe Mona, 100 metra larg protestes populli i vertete vazhdon jeten qetesisht.
      Sa per gazin, ca pret ti te lene shpellaret analfabete qe te djegin Parlamentin?
      Uji dhe gazi lotsjelles jane masa me e bute e shperndarjes se protestave te dhunshme.
      Ne Paris, keto 3 muaj ka patur rreth 300 te gjymtuar nga policia, e cila nuk ka perdorur vetem gazin dhe ujin, por edhe flash-ball, nga te cilet kane humbur syte shume protestues, por edhe shkopinj gome te perdorur masivisht mbi turmen, thjeshte se do kalonin ne nje rruge te ndaluar per te protestuar. Ndersa keta barbare duan te hyjne te bastisin Parlamentin dhe duan qe policia mos ndermarre asnje veprim,

      1. blerim says:

        Sado pak qe eshte protesta mjafton te tmerroje Ramen. Ke pare ndonje foto te Rames postuar nga Kuvajti ku vajti?? Ndersa po, jeta vazhdon normalisht ne qytet, Fusha Shpk mer tenderin e rradhes me prokurim te drejtperdrejte nga Lali, asnje i arrestuar per grabitjen e rinasit, parate u zhduken, kombinati permbytet dhe fajin e ka saliu me japonine, Majra Kazani shtyp artikullin e rradhes dhe gjeneral leshi leshon ne ajer gazin sovjetik dhe sperkat me gaz lotsjelles likuid, hetimet per grabitjen e unazes se re nuk ekzistojne etj. Po vazhdoi keshtu rilindasit do duhet te shpikin nje fjale me perfaqesuese se barbaria per ate qe pritet ti ndodhe bash Edi Rames.

    3. Gjelberim Cela says:

      Ti Blero ne c’stan kullot qe je kaq I gjelber nga trute. Apo kullot neper gavetat e SHQUP-it

      1. blerim says:

        Ne stanin mavi ku kryefjala eshte “e bardha jeshile e bardha jeshile”.

    4. shqipe says:

      O blerim!
      Po kë quan popull o burr i dheut?!

  2. Toni.D. says:

    Fare e keqe… kerkojne ti japin imazhe negativ Shqiperise me cdo kusht.. turp..

  3. interesi personal i PD-se says:

    Kjo tregon se postin e kryetarit te partise e ka privatizuar, e ka personal dhe me te ben vecse pazare me cilindo qe ka interes personal ne dem te elektroratit te PD-se, vetem per qellimet e ngushta vetiake te tij dhe te oborit ku kullot.

  4. Ben says:

    Ore akoma nuk e keni mare vesh ju ne Shqiperi? Berisha, Iliri, dhe Basha nuk e duan Shqipërinë në BE sepse unë ikën pushteti dhe mund të dënohen sepse sa të bëhesh anëtare I BE ka rregulla të tjera. Kujtoni se sa unë futen në burg në Rumani apo në vende të tjera. Me SHQIPËRINË në BE ekstradimi është më lehte dhe nuk kane ku të fshihen. Në SHBA nuk vijnë dot.

  5. Kolona says:

    Zagaret e politikës tallen me ne popullin kur u veme nga pas, po ti braktisim po tua kthejmë nga myka u bije goditja në kokë dhe do ta kuptojnë se sben. Lulushes i ka hyrë lepuri në bark se po i hiqen petët lakrorit dhe dalin lidhja me Serbinë, me gerqine, me Rusinë, dallaveret e pareve të pista nga të katër anët. Ju mblodh lëmshi keq. Do imashtroje të gjithë per të shpëtuar b……. N.

  6. alphade says:

    S’e kane fare mendjen te populli por te vetja,te mbushja e xhepave. !!!
    O shqiotare a e shikoni banden e horrave dhe te mafiozeve. Popullin
    as qe e kane ne llogari…….!!!!!

  7. Black Jack says:

    Good for blowjob nga foto qe dukesh ylber Hollande

  8. anonim says:

    Niks ge funden , se kujt i trembet Basha tani e kane mesuar dhe femijet 6 vjecare. Ai i trembet perballjes ne zgjedhje me popullin dhe me Edi Ramen, ai e di mire se eshte i humbur dhe per te paraprire kete situate thote largohu EDi se une nuk futem ne zgjedhje me ty. ne cilin vend te botes opozita zgjedhe kryministrin qe do ta zgjedhe ky trapi. po jana 1000000 vota mor Bashe qre ta shumezojne me zero cdo alibi dhe sikur te jene vjedhe 10. 100, apo 1000 nga Nicja militanti jua kjo nuk ndrysho asgje , po sa vota vodhi Nafije baxhella ne Diber , e di gjithe dibra, pse nuk flet asnjehere….prandaj mos bej garipin dhe mos u cjerr rrugeve me kapuconet e zinj dhe me Klevis krricin e faros se je i mbaruar pa hyre ne zgjedhje,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje