Akti naiv i Sali Berishës, me të cilin eleminoi opozitën!

Nga Spartak Ngjela

Politika është shkollë. Por kjo shkollë ka qenë e pamundur të mësohej nga katërshja Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Këta asnjëherë nuk iu drejtuan racionalizmit, por vetëm gënjeshtrës dhe kërcënimit me destabilizim të Shqipërisë. Po vallë, a e kuptojnë dot këta gjykimin racional! Jo, nuk e kuptojnë dot. Prandaj, që të katërt, gjithmonë kanë sunduar me anë të manipulimit të zgjedhjeve dhe me korrupsion. Sepse kanë dashur të sundojnë dhe jo të menaxhojnë shtetin shqiptar. Asnjëherë këta nuk luajtën për interesin kombëtar. Kurse tani janë në prag të falimentimit.

Është kjo arsyeja që, që të katërt, janë duke ecur drejt likuidimit të tyre. Po si?

l.

Politika amerikanë dhe ajo gjermane tani kanë gjithçka në dorë në Shqipëri. Dhe ky ishte shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas dyqind vjetësh luftë për të shpëtuar ekzistencën e tyre të kërcënuar me shfarosje etnike.

Amerikanët, në vitin 2016, formuluan kushtetutën shqiptare antikorrupsion dhe antitirani në Shqipëri. Kushtetuta përmban në vetvete procedurën e likuidimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Berisha që e ndjeu menjëherë rrezikun e likuidimit të tij penalisht, me shumë pasion kërkoi të krijonte një krizë tërësore në Shqipëri edhe pse me forcë u detyrua të votonte kushtetutën. Ai ka tani tre vjet që po i luan të gjithë gurët e destabilizimit të Shqipërisë, dhe ka dështuar.

Por, çfarë po ndodh me Ramën?

ll.

Rama, në dy vjet rresht, ndonji thuajse pasiv, ndërsa tani ndihet i mpirë politikisht në funksion të reformës, të cilën ai kuptohet që nuk e do.

Kurse politika amerikane veproi ndryshe. Në funksion të Reformës në Drejtësi, asaj i erdhi përshtat djegia e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Duke i dominuar tani hordhitë antireformë të Saliut, ajo po e dominon dhe Ramën me politikë.

Likuidimi i të korruptuarve të PD-së kuptohet që erdhi nga akti naiv i Berishës.

Berisha pasi iu imponua deputetëve të PD-së që këta të dilnin nga Parlamenti duke djegur mandatet e deputetit, menjëherë deklaroi: “ka krizë elektorale, janë manipuluar zgjedhjet”, dhe prandaj duhet të dekretoheshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Por memjëherë politika amerikane deklaroi që nuk ka krizë dhe, edhe Parlamenti është legjitim, edhe zgjedhjet e vitit 2017 janë legjitime.

Por, pasi pranoi me deklarim që nuk ka krizë dhe as jolegjitimitet të Parlamentit, me një politikë shumë të hollë, politika amerikane përkrahu zëvendësimet në Parlament me deputetët e rinj të listave të pritjes, të cilët ishin të votuar njëlloj si edhe ata që lanë mandatet.

E gjithë kjo lojë e saktë politike, në raport të drejtë edhe me personalitetin e lartë që ka fjala e politikës amerikane në Shqipëri, nuk i dha fare ushqim opozitarizmit jashtë Partisë Demokratike dhe i mpiu protestat, të cilat tani janë të reduktuara deri në mospërfillje.

Mbas kësaj, politika amerikanë, e mbështetur edhe nga politika gjermane, e dominoi vetë politikën shqiptare duke e likuiduar menjëherë opozitën antireformë nga Parlamenti, sepse, siç e thamë më lart, ajo hapur përkrahu deputetët e rinj zëvendësues. Realisht me kërë kundërpërgjigje elokuente ndaj politikës së Berishës, politika ndërkombëtare e dominoi përfundimisht vetë Parlamentin për ta vendosur atë kryekrejt në shërbim të Reformës në Drejtësi.

lll.

Kjo ishte lëvizja me të cilën politika amerikane dominoi dhe vetë Ramën, sepse, pas riformulimit të Parlamentit, Rama nuk ka më asnjë justifikim për Reformën në Drejtësi. Deri tani Rama justifikohej se nuk kishte vota në Parlament. Kurse ndërkohë ndihet i mpirë politikisht, sepse e ka kërcënuar me fakte kompromentuese edhe Zëri i Amerikës.

Mpirja e Ramës, në fakt, para katër ditësh, i dha forcë KLP-së që të avancojë drejt përfundimit të SPAK-ut. Ngritja e SPAK-ut krijon realisht mundësinë juridike për fillimin e luftës antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shtetërorë. Dhe kjo në vetvete do të hapë epokën e re të shoqërisë shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Eliminimi i klasës së korruptuar politikë në Tiranë, do të ndryshojë menjëherë vetë politikën e shtetit shqiptar me Serbinë dhe Maqedoninë, gjithmonë në favor të bashkimit kombëtar të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ka njëqind vjet që politika shqiptare ka luajtur kundër interesit shqiptar dhe në favor të fqinjëve pushtues. Eliminimi masiv i klasës së korruptuar të politikës shqiptare, krijon realisht strukturën e Arbërisë moderne. Edhe sot, korrupsioni në Tiranë dhe në Shkup, është ai që errëson zhvillimin shqiptar. Madje, po ta shohësh me vëmendje analitike, edhe korrupsioni i politikës së lartë në Prishtinë nuk luan në interes të bashkimit shqiptar, se kuptohet që luan për interes të Beogradit.

Por eliminimi tërësor i klasës së korruptuar politike në Tiranë, hap menjëherë historinë e re të shqiptarizmit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sepse menjëherë fillon likuidimi i krerëve shqiptarë të korruptuar në Prishtinë dhe në Shkup.

E kuptoni tani se përse likuidimi i korrupsionit të lartë politik në Tiranë është domosdoshmëri historike për zhvillimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor? Dhe, e kuptoni gjitashtu se përse politika e Perëndimit të lartë është e interesuar kryekrejt për ta mbaruar me sukses në Shqipëri Reformën në Drejtësi?

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Akti naiv i Sali Berishës, me të cilin eleminoi opozitën!”

  1. Tironsi says:

    Qe ne krye te heres sapo lexova qe ti o kok e madhe ben njesh Saliun e Meten me Ramen nderpreva leximin.Jane njeres si ty o pseudoavokat qe motivohen mga e keqija prandaj secen ky vend.

  2. Timi says:

    Rama eshte ideatori dhe luftetsru per reformen e drejtesise e shtetberjes , ky palla thete Rana nuk do reformwn ne drejresi….hajde Raku hajde hajde i kadri i ri

  3. tirana says:

    FJALA JOTE NE VESH TE ZOTIT , CDO VIT SHQIPERIA DO TE BEJ HAPA PERPARA DHE JO MBRAPA . RROFTE AMERIKA ,QE NA DO ME SHUME SE VETE PJELLAT E NDYRA TONAT ,TE CILET JANE ANTISHQIOETAR TE RREZIKSHEM , QE PUNOJNE PER KLANE SERBE ,GREKE, RUSE . POSHTE ANTISHQIPETARET ,TRADHETARET E KOMBIT . QE E KATANDISEN SHQIPERINE SI DELEN E ZEZE .

  4. Bureto says:

    Që nga titulli: ‘Akti naiv i Sali Berishës…’, mund të gjykohet naiviteti i vetë Ngjelës, nëse nuk është një eufemizëm e tij. Sali Berisha kurrë nuk ka qenë naiv. Përkundrazi është një kalkulues i ftohtë i ligësive. Çudi sesi Ngjela nuk e paska vënë re këtë qysh prej afro 30 vjetëve. Atëhere ai, përveç se naiv na qenka edhe miop.

  5. takuigjitheditur says:

    kot sa per pordhe:
    A MUNDET AVOKOTI TE LISTOJE QOFTE EDHE NJE FJALE GJEST APO VEPRIM ANTI REFORME NE DREJTESI NGA PS APO RAMA

    na cave bythen me barazitizmin o Taku

  6. 666 says:

    O Taku , ti qe fut edhe Ramen bashke me to te korruptuarit ďhe po te ishte edhe ai i korruptuar nuk do ta bente reformen ndersa ti thu e pengon . Pse nuk e beri asnjeri tash 29 vjet vetem ky e futi ne program te P.S se dhe te qeverise tij dhe e beri ashtu siç beri te gjitha reformat tjera si ate teritorjale , energjitike , ujnave , te pensioneve , te shendetesise te arsimit , pra ne te gjitha fushat e jetes beri gjith keto reforma qe asnje kryeminister nuk mund te bente as per 100 vjete se te tjeret e kishin ne mendje e veprim shkatrrimin vjedhjen dhe ndejen rehat mosberjen e asgjeje . Ja pra ky eshte realiteti o Taku avokati .

  7. Piro says:

    Po te mos donte Rama nuk behej reforma ne drejtesi, o i marre. Rama eshte nismetari dhe aleati kryesor i perendimit ne kete reforme. Diten e pare si kryeminister Rama ka thene: “Do bejme histori”, dhe po ben historine. Protestat e opozites, o i marre, behen qe Rama te terhiqet, te rrezohet qeveria dhe reforma te ngelet pergjysme. Rama, or taku, u futi me radhe, Sales, Metes, gjithe gazetarve e politikanve bythepambuksa te Tiranes, perfshi tyja.

  8. Komentuesi says:

    Edi Rama eshte pro reformes dhe pro politikes Amerikane dhe Evropiane.Ai do qe te behet reforma ne drejtesi,dhe po punon si parti dhe si qeveri qe reforma ne drejtesi te behet sa me pare.Shqiperia me Edi Ramen do ecin perpara.Posht Pd-ke dhe Sali Berisha,qe na kane nxir jeten dhe po shkaterron shqiperine.

  9. gezimi says:

    Unë nuk e di kush do ta udhëheqë atë vend kur.Berisha,Rama,Meta,Basha janë hajdutë e kriminelë.Na thuaj një emër ose jepja amerikanëve dhe ta vënë kryeministër.Vetëm kritika sikur nuk shkon.Dakort që nuk bëjnë po kush duhet të jetë?Fatos Lubonja,Zheji,Bushati?

  10. sali says:

    Ti je i molepsur nga teorija Berishiste te gjithe Maskarenj. Jo i nderuar nuk jane te gjithe masjkarenj . apo keshtu e mban mire me te gjithe se i ke share njesoj,Mbetje e vjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *