Bushati e Klosi: Të nxjerrim liqenin e Shkodrës nga gjumi

Në Shkodër u zhvillua një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile, shoqatave mjedisore dhe aktorë lokalë, për shndërrimin e Liqenit të Shkodrës në atraksion dhe destinacion turistik.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut Shkodër Ditmir Bushati, përfaqësues vendor, shoqata turizmi diskutuan një plan zhvillues dhe platformë të plotë të aktiviteteve rekreative dhe festa lokale, për ta shndërruar Shirokën dhe gjithë zonën e Liqenit në destinacion për pushuesit e huaj dhe vizitorët vendas.

Në fjalën e tij Bushati u ndal tek investimet e qeverisë për këtë qark dhe nevoja për më shumë kreativitet nga ana e pushtetit vendor për të tërhequr sa më shumë investitorë për këtë qytet. Sipas Bushatit, propozimi i Ministrit Klosi për të kthyer në traditë festën e krapit, e identifikon Shkodrën me një festë të tillë, e cila nga ana tjetër krijon mundësinë qytetarëve që të kenë më shumë argëtim përmes organizimeve të tilla sociale.

“Mendoj që gjëja kryesore është të nxjerrim liqenin nga gjumi, për të kthyer gradualisht në një ekonomi për qytetin dhe për të pasur mundësi që ta kalojnë kohën në mënyrë kreative për njerëzit që vijnë nga jashtë Shkodrës”, nënvizoi ai.

Aktivitet është zhvilluar në kuadër të diskutimit që ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka nisur në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një pasaporte për çdo zonë të mbrojtur dhe shndërrimin e tyre në destinacione turistike.

“Zona e liqenit të Shkodrës padyshim mund të shndërrohet fare lehtë në një destinacion të vërtetë turistik, që është jo vetëm i bukur, jo vetëm mikpritës, por që ka edhe rregulla menaxhimi.

E kush më mirë se komuniteti që jeton me liqenin, që e shfrytëzon atë, do duhej të ishte diskutanti i parë për këtë temë”, nënvizoi ministri Klosi.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Bushati e Klosi: Të nxjerrim liqenin e Shkodrës nga gjumi”

  1. rexha 10 says:

    NXIRRENI LIQENIN E SHKODRES NGA GJUMI DHE BEJENI ME TE LARTE SE SA MALI I TOMORRIT ,DHE MALIN E TOMORRIT KTHEJENI NE LIQEN ,PORE BEJENI ME TE THELLE SE SA LIQENI I SHKODRES. PSE NUKE THONI TI KTHEJME MALET PJELLORE SI DHE FUSHAT. PARTIA E PUNES.

  2. Taraboshi says:

    O zotnij Bushati dhe Klosi.Akoma nuk e keni marre veshte se Shkodren e kane vene perfundi katundaret dhe po ja marrin shpirtin.Ne Shkoder nuk kane mbetur me shkodrane por katunaret e fshatrave per rreth.Ju kerkoni festen e krapit Po ku me e marre ate se e kemi mbytur me dinamit dhe korent.Ka mbetur vetem karasi.Ju doni me kethyer ne origjine Shiroken e te tjera Por te gjitha kane dale toke e zanun.Si ne humorin
    e Zonjes Zeliha. Shkodran den baba den dhe kerkon toke ne Shkoder.Erdhen cartistat zaptuen tokat nuk paguanin dritat dhe ujin e detyrime te tjera.dhe mandej me paturpesine me te madhe i zene prite KM per mos ta lejuar me hyre ne Shkoder.
    Mendimet e juaja jane gjeniale por po nuk shkoj haka tek i zoti.ka pune dhe rruge te gjate.

  3. Taraboshi says:

    Mero e kompani te besha naften mu ne gazete se ka disa dite qe nuk shkruan komentet e mije.Sikur i ke me pare.E ke mbushur gazetenme gjithe fare komentesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *