Fatkeqësia e Mira Kazhanit dhe sulmet nga familja e Berishës dhe gazetarët e tyre, që nuk ia falin atë që u ka bërë!

16 Prill 2019, 10:24Sociale TEMA

Gazetares Mira Kazhani i ka ndodhur një fatkeqësi, që mund t’i ndodhte kujtdo.

Asaj i ka dalë para në autostradë një 17-vjeçar, ku ndalohet rreptësisht kalimi për kalimtarët.

Djali është në gjëndje të rëndë dhe gazetarja ka dhënë shpjegimet e saj edhe për publikun se çfarë ndodhi, përveç policisë, pasi është gjendur nën një sulm të paprecedentë nga familja Berisha dhe gazetarët e oborrit të tyre.

Kjo, për faktin se Kazhani ka qenë kritike e ashpër e tyre dhe është gazetarja që “zbuloi” Izet Haxhinë në Turqi, duke e sjellë atë ekskluzivisht në disa intervista, për publikun shqiptar.

Kujtojmë që Izet Haxhia nuk kishte folur asnjëherë deri më atëherë për Berishën dhe akuzat e tij ndaj familjes së ish-kryeministrit shkaktuan një “tërmet” të vërtetë.

Berishët nisën sulmet ndaj Kazhanit që ditën e aksidentit, pa pritur hetimet, duke përdorur portalet dhe gazetarët e tyre.

Pikërisht ata që akuzohen se kanë vrarë njerëz dhe i kanë fshehur ato.

Fjala vjen, tre vjet më parë, Çim Peka, që drejton portalin e financuar nga Shkëlzen Berisha, u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.

Për atë aksident ka pasur shumë pikëpyetje, që nga marrëdhënia e Pekës me 29-vjeçaren, deri tek arsyet e aksidentit dhe kush e drejtonte makinën.

Atëherë u fol se policia e fshehu ngjarjen si ndodhi realisht dhe mori në mbrojtje Pekën, duke e zhveshur nga përgjegjësia për aksidentin.

Berishët natyrisht nuk thanë asnjë fjalë, ndryshe me atë që bëjnë në rastin e gazetares Kazhani. Eshte mire te shikoj aksidentet si aksidente kur jane te tilla dhe si krime kur jane si ato te Gerdecit.

(TemA)

15 komente në “Fatkeqësia e Mira Kazhanit dhe sulmet nga familja e Berishës dhe gazetarët e tyre, që nuk ia falin atë që u ka bërë!”

  1. Lindi says:

    Cim Peka kaq qene viktime ne nje aksident me makine dhe ne ndryshim mga Kazhani nuk ka shtypur njeri. Se me ke ishte ne makine eshte puna e tij. Aq me te pabesueshme behen keto akuza kur ne ate kohe minister rendi ka qene Tahiri dhe kryeminister Rama. Lerini llafet dhe coni Kazhanin para drejtesise.

    1. Tanguli says:

      O ROBQIM! Fajin e kishte Cim Majmun Peka

    2. VFLP says:

      KERKOHET AVNI RUSTEMI…
      Esali Toptan Berishes po i vjen fundi!

    3. Zagali says:

      Ti LINDI,ti rruah p…. Kazhanit se ajo nuk ka faj fare.Fajin e ka ai djali qe i doli para makines se Gazetares.Vajti djali te makina dhe jo makina te djali.Djalit me keqardhje i urojme sherim te shpejt.

    4. NjeQytetarOptimist says:

      Zoteri, cfare viktime e ke llafin kur I vdiq tjetra ne makine!?!? Idjot..!!

    5. moni says:

      Qim Peka te shkoje te vendosi nje tufe lule ne varreze se coi gocen e huaj ne boten tjeter, cilado qofte arsyeja pse kjo e fundit ndodhej prane nje zvarraniku si puna e atij. Mos harro qe shkaktoi deme dhe ndaj makines tjeter qe perplasi. Keshtu qe surrati i peshtire i Qimit dhe i Heqim Sales nuk kane goje te flasin per aksidentet e te tjereve!

    6. Bibi says:

      O njerez jam dakort mund ti ndodhi kujtdo, por te gjithe ne ne vend te saj do ishim ne paraburgim deri ne vendim te gjykates per gjykim ne gjendje te lire…. Pse Kazhani qenka jashte???? Kazhani mediatik ska pse te jete I privilegjuar ne krahasim me neve bijte e thjeshte te popullit…

  2. Komentatori nga cadra e lulit per portalin e xenit. says:

    Fle te ura.percakton vehten qe ne emer.leshi i koles ambasador.

    1. Erion says:

      Komentatori…..
      Edhe pse nuk te duket fytyra, prape e tregon se je kerme.
      Te besh kete koment per nje vajze qe nuk jeton me…nuk ka fjale!!!! Pse moj fare e keqe mbive ne kete vend?

      1. Genti says:

        Me keqardhje per vajzen qe nuk jeton me, por babain e ka pasur delenxhi. Femijet nuk kane faj per veprimet e prinderve. Por vjen nje dite qe lahet cdogje dhe aty ku te dhemb me shume. E dine ata emigrante qe shkonin per hall ne ambasade ose konsullate se c’hiqnin……

  3. Luli i vocerr says:

    Shtet mafioz. Mire na e bejne meqe durojme!
    Po ndonje regjistrim te videokamerave per aksidentin e Olldashit, Trebickes e ndoshta edhe i Pashkos ekziston????!!!!!
    Ka plote te tjere por nuk po i permend!

  4. Ald says:

    Ooo lindi, po çfarë faji ka zonja, kur dikush futet në rrugë të destinuar për automjete, me sa di unë ka disa mbikalime në autostradë, për të shmangur pikërisht këti tragjedi, por normale se neve na përton bytha për të hipur në këto mbiklime dhe ju biem në qafë të tjerëve.

    1. shqipe says:

      Ne autostrade, te pakten ne Amerike, s’mban asnje pergjegjesi!

  5. Koba says:

    Po kur do te japin Hesap keta delenxhilere ,te medias perverse dhe te Pushtetit Pervers????

  6. Lennard says:

    Ky Lindi qenka Pede i Oborrit te Sali Kriminelit.Po Cim Peka Nuk e vrau ate vajzen qe kishte ne Makine??? Po Olldashin kush e vrau? Po Koste Trebicken kush e vrau??.Po nje tufe bahkepuntoresh kush i helmoi dhe i i vdiq ne nje spital famekeq ne Itali??(Gazideden,Zhulalin madje dhe Ali Spahine dhe Arbnorin )Po Azemin kush e nxorri ne shteg per ta vrare??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje