FOTOT/ Çfarë ka mbetur nga “Notre Dame”, pas zjarrit tragjik. Burri i aktores së njohur jep 100 mln euro, një tjetër dyfishin

Zjarri i rënë një ditë në parë në simbolin e Parisit, katedralen “Notre Dame”, ka shokuar botën mbarë.

Kjo, duke qenë se bëhet fjalë për një pasuri kulturore qindra vjeçare, që nuk i përket vetëm Francës, por gjithë njerëzimit.

Ajo që ka mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, është kjo që shihni në fotot e mëposhtme.

Por, menjëherë ka nisur dhënia e fondeve për rindërtimin e saj.

Bashkëshorti i aktores së njohur Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, tha se do të japë 100 milionë euro për rindërtimin e saj.

Ndërsa njeriu më i pasur i Francës, miliarderi Bernard Arnault, e dyfishoi këtë shumë, duke thënë se do të dhurojë 200 milionë euro.

Për momentin nuk dihen atsyet e zjarrit, por prokurorët folën për një ‘shkatërrimin të pavullnetshëm të shkaktuar nga zjarri’.

Kjo tregon, se ngjarja e rëndë aktualisht po trajtohet si një aksident tragjik, dhe jo zjarrvënie e qëllimshme, apo akt terrorist.(TemA)

8 komente në “FOTOT/ Çfarë ka mbetur nga “Notre Dame”, pas zjarrit tragjik. Burri i aktores së njohur jep 100 mln euro, një tjetër dyfishin”

  1. Deep State Albania says:

    Kryeministri Edi Rama shume shpejt do vizitoje Notre Dame dhe do dhuroje 10 milion Euro nga Aerporti i Rinasit.

    1. Lesko says:

      Zjarr per zjarr! Sali Berisha qe KQ e dergoi per specializim ne Paris do te dhuroje tere parate qe familja e tij nxorri nga biznesi i Gerdecit. Ai e di me mire se kushdo se sa pervelon zjarri!

  2. ZIGUR QARRI says:

    Zoti ” deep”, je shume i vemendeshem, bravo. Ke nje ironi therese, te djathte, te “pa aneshme, te pa perlyer me ngjyrat partiake, tamam njeriu i RI.

  3. Piro says:

    Mbylle gojen or kafshe. Ku di ti c’eshte Notre Dame.

    1. Me Lady says:

      Na shkrive , komenti yt si fitorja e Pirros, patjeter jo me nje “r”.

  4. Zagali says:

    Dep state Albania! E dinje vete ti,apo t’a ka thene ndonje tjeter nga oborri i Berishes.

  5. Bujar nishani do i dhuroj pasurin qe i mori kishes ne Elbasan..
    Saliu me familjen serbo boshnjake do i dhuroj pasuri nga gerdeci…
    Lulashi paret e Vefes
    Munika do japi ca shufra floriri nga ato Krrabes dhe do shesi banjot e maceve

  6. labi says:

    LE TE SHKOJE SALIU ME DJALIN DHE MEHDI CAMI TE DHUROJNE NGA PARATE 1MILIARD DOLLARE QE VODHEN NE GERDEC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *