Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Demokratët në shumicë kundër Bashës, opozita të ndryshojë trajektore

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri shprehet se vendi është në krizë, pasi dy partitë e mëdha po përjetojnë një krizë identiteti.

Sipas Kullurit PD e PS përplasen thjeshtë dhe vetëm për axhendën e kryetarëve.

Ndërkohë që sipas tij sondazhet tregojnë se shumica janë të pakënaqur nga puna e qeverisë por dhe sjellja e kryetarit të opozitës.

Kulluri thotë se pikërisht për këtë arësye, opozita shqiptare duhe ttë ndryshojë trajektoren e opozitarizmit dhe të gjejë një tjetër.

Vendi eshte dhe do jete ne krize politike per sa kohe dy partite e medha te majta dhe te djathta po perjetojne nje krize identiteti te paprecedente!

Arsyeja eshte se te dyja jane mberthyer nga “liberalizmi” modern dhe relativizmi kulturor njekohesisht!

Nderkohe qe ne fakt nuk po sillen si liberale klasike duke mos njohur njera-tjetren si rivale por si “armiq”!

Per me teper qe drejtohen ne menyre krejtesisht arbitrare dhe personale, c’ka ka qene dhe arsyeja e lindjes se “liberalizmit klasik”, si nevoje per te kufizuar arrogancen e pushtetit te monarkive absolute te “700-es e me pare!

Dy pale qe ngjasojne kaq shume nuk mund te ofrojne dikotomi dhe gare politike por perplasje interesash dhe asgje me shume.

“E mira e perbashket” Aristoteliane eshte e perjashtuar nga politika aktualisht, c’ka ka krijuar vakum elektoral dhe pakenaqesi ndaj elites vendim-marrese!

Te dy partite e medha po perplasen per axhendat e kryetareve dhe jo te shqiptareve, c’ka reflektohet ne pakenaqesine masive qe reflektohet ne sondazhe, ku shumica jane te pakenaqur si ndaj punes se qeverise dhe nuk miratojne ne shumice sjelljen e kryetarit te opozites!

Nese mazhoranca nuk ka si ndryshon per shkak se eshte ne pushtet prej 6 vitesh, shpresa eshte tek opozita qe duhet te gjeje nje trajektore tjeter”, reagon Kulluri në rrjetin social.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Demokratët në shumicë kundër Bashës, opozita të ndryshojë trajektore”

  1. Flutura says:

    Basha po mban mbi shpatulla nje gje qe nuk e ben dot. Do ishte ne te mire te tij dhe te PD se te jepte doreheqjen dhecti hapte rruge nje kandidature qe do kishte mbeshtetjen e demokrateve dhe simpatine e populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *