Ku dallojmë ne shqiptarët!

Nga Ledi Shamku

Kam ndjekur zjarrin në Notre Dame dje pa i shkëputur sytë asnjë çast nga ekrani, derisa nisi ftohja e mureve dhe u dha lajmi se struktura mban.

Nuk kisha asnjë shtysë të mendoja saku Katdedralja luftonte me flakët si të ishte një qenie e gjallë, e madje nuk më vjen turp të them se nuk isha fort e shqetësuar a ka të lënduar.

Tek e fundit nga kjo botë ne ikim ajo mbetet dhe mbetet për ne e për cfarë lemë pas.

Si mbërriti lajmi i mirë, aty nga mesnata kur mendja u lirua nga alarmi, mendimet erdhë vetë, si t’u kish hapur dikush shtrrakun e gardhit.

Mendimet kuptohet janë krahasuese dhe krahasimet ta merr mendja bëhen me veten. Sheh diçka ndryshe mes gjindjes atje e gjindjes këtu (në një situatë hipotetike të ngjashme):

1.Besimi: Njerëzit, pa i organizuar kush nga jashtë, u mblodhën dhe vendosën t’i luteshin Zojës të bënte edhe Ajo “të vetën” se njeriu i vetëm mund të mos ia dilte.

Dhe ky vërshim energjie erdhi sapo Ministria e Brendshme u shpreh se mund edhe të mos shpëtonte dot pa u shembur. “Trokit e ka me t’u çelë, kërko e ka me t’u dhënë”.

Nuk e di a do ta kisha parë në vendin tim këtë vlerë komunitare shpirtnore që vijon me besu te e mira, dhe e thërret të mirën edhe kur i thonë se ka gjasa me fitu e keqja.

2.Rendi: Askush nuk kërkoi dorëheqjen e askujt. Askush nuk rrahu gjoksin për lajmërimet e tij profetike të të pavëna vesh. Askush nuk “e dinte” fajtorin. Askush nuk hodhi asedhe një grimcë baltë a vrer mbi askënd.

Çdokush e të gjithë ishin të fokusuar te shpëtimi. Te e mira. Pasi shpëtoi, sigurisht do nisin hetimet e do kërkohen shkaqe e shkaktarë, por vetëm pasi shpëtoi. Sa pa shpëtuar ende, energjitë e gjithkujt, teknike dhe shpirtnore thërrisnin veç të mirën.

Kjo na ndan. Këtu dallojmë. Dhe dallojmë shumë! Po shumë! Na motivon e keqja. Na shtyn e na nxit e na lëviz e keqja. Jo gjithmonë por shumë shpesh.

Dhe e kam shpirtin copë për këtë. Nuk di si i bëhet, por i lutem Zojës Kshillit t’Mirë me na ndihmu me gjetë ekuilibrat. Sikurse i lutem edhe gjithsecilit ta mendojë dy herë para se t’zbrazë vrer…

Dita e mbarë! Javë t’Madhe t’mbarë!

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Ku dallojmë ne shqiptarët!”

  1. Flutura says:

    Shkrim shume i ndjere. Vecse ne shqiptaret nuk jemi te gjithe ashtu si Sali Berisha. Sepse kur ndodhi tragjedia e Gerdecit Edi Rama u akuzua se i rrahu shpatullat Sali Berishes. Nuk kemi degjuar asnjehere nga goja e tij akuza ndaj qeverise se atehershme, ndersa gazetare e politikane te tjere kane akuzuar te birin e Berishes per lidhje okulte biznesi ne ate proces demontimi, por jo per vet ngjarjen. ☺️

  2. Monitor says:

    Ledi! Dje katoliku Nikoll Lehsi e quajti vehten te prevelegjuar ndaj Ministrit te Brendshem, z. LESHAJ, si katolik!
    A mendon edhe ti si Nikoll L. njeri i vockel dhe katolik i ndyte?
    Une jam mysliman nga emri dhe origjina (atheist me bindje) , a duhet Z.Leshaj te ma hapi telefonin edhe mua? Si mendon?
    Mendon qe z. Leshaj ka detyrim t’ja hapi telen vetem katolikeve?
    A te duket herezi sjellja dhe kerkesa e z. Lehsi?
    A mendon se kjo sjelle dhe pozicionim i Lehsit te ndyre bene qe Notre Dami te merzitej?
    Sepse Lehsi me papjekurin dhe kargjozllekun e tij u mundua te fus urrejtje fetare?
    Poshte mekatari NL! Rrofte Papa i shenjte!
    Une mbetem shqitar dhe atheist!

    1. mik says:

      Nikoll Lesi si gjithkush tjeter perfaqson vetem veten e vet. Ai nuk perfaqson as Kish, Xhami apo Teqe. Se kuptoj, pse duhet me i dhane kaq randesi ?!!

  3. Kf says:

    O zot ne ç’bote po jetojme! Miliona njerez vuajne nga uria ,miljona te tjere vriten ne luftra per para dhe pushtet dhe ne flasim per objekte qe digjen qe ne fund te dites njerzit i kane ndertuar! Zonja nuk e ka merakun se a kishte viktima por vetem katedralja te shpetoje se pse gjeneron para! Çfare hipokrizie! Çfare turpi

    1. Bureto says:

      @Kf! Nuk thotë tamam-tamam ashtu, po ta kesh kuptuar mirë. Njerëz vdesin e do të vdesin përditë, vdesin edhe nga një aksident banal automobilistik dhe sigurisht që ka keqardhje, por në këtë rast bëhet fjalë për një objekt monumental 825 vjeçar që nuk mund të përsëritet. Vlerë artikitekturore e papërsëritshme e kupton? Por pavarësisht këtyre shkrimi nuk ka fare lidhje me këto, meqë ashtu i ke kuptuar ti. Përkundrazi ka lidhje me atë se ku është ndryshimi midis nesh dhe popujve të qytetëruar. Në histori dhe aktualisht. Nuk di se ku qëndron turpi dhe hipokrizia këtu! Po të isha në vendin tënd do isha unë ai që do skuqej nga broçkulla të tilla.

  4. ert says:

    Cfare eshte bere gjate luftes dyte boterore. Europianet ( te ndryshmit nga ne ) vrane 6 milion cifute dhe 60 milion u vrane. Nuk po merremi me kisha e qytete te tera. Zonja thote se pune e madhe per njerezit .E rendesishme eshte qe kisha shpetoi. Keto dite po zhvillohen luftime ne Libi. Me qindra do te vriten . Aresyeja eshte nafta. Franca mbeshtet nje pale -natyrisht me te tjere dhe pala tjeter mbeshtetet nga dikush tjeter. Aty vriten perdite dhe nuk e can koken njeri. ” E rendesishme eshte qe Notre Damme – jeton”. Ha ha ha.

  5. loni says:

    cfare na tregove oj Ledi,kur franca ndertonte te tilla ndertesa apo kulte si mund te quhen ndryshe,shqiptaret therrisnin njeri tjetrin si TARZANIT nga maja e pemes,.A.AA.AAAAAAAAAAAA dhe mblidheshin tek njeri tjetri duke u hedhur nga nje peme tek tjetri me litar te bere me dege te ndryshme te cungles ku ne jetonim,edhe mbas qindra vjetesh ne jetojme akoma ne epoken e gurit ose ne kehen e TARZANIT,kurse ti po na krahason me popullin Frances,eshte turp per cdokush qe ben krahasimin e njerezimit me kafsherllekun shqiptare,shiko malokerine edhe kur jetojne ne angli koka dybrinjesh ose katror i thote te gjitha,OH SA GJYNAH QE JEMI,JEMI SHQIPTARE KAFSHE ME FYTYRA TE SHEMTUARA NJERIU.kurse ti Lina na shpjegon nga dallon shqiptari,te gjitha fillojne nga pamja fizike e kokes,shiko maloket nje rrace e ndryre dhe nuk do Coment.

  6. faro says:

    Po hyrja e Zeusit të Amonit, të Egjiptit, orakullit me të lashtë të njerëzimit, a e di ti se pse ka mbetur me 1 kolonë? Se ” bëri kembe” vetë dhe shkoi në Paris, tek Plase de la concord.
    Sa për të kujtuar se jo vetëm në shqipot, kemi të meta. E keqja është se ketë tendencë e kanë edhe sh përfaqësues të Shqipërisë në bote, pa diskutim edhe politikanë

  7. faro says:

    Po hyrja e Zeusit të Amonit, të Egjiptit, orakullit me të lashtë të njerëzimit, a e di ti se pse ka mbetur me 1 kolonë? Se ” bëri kembe” vetë dhe shkoi në Paris, tek Plase de la concord.
    Sa për të kujtuar se jo vetëm në shqipot, kemi të meta. E keqja është se ketë tendencën tënde për t’u veteshare, e kanë edhe sh përfaqësues të Shqipërisë në bote, pa diskutim edhe politikanë

  8. Artan Sejko says:

    Zonja ju uron dite dhe jave te mbare o njerez!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *