“Klubi” mediatik i Adi Krastës dhe llokoçitja me një “ekspert” ekonomie se si na “vjedh” Erjon Veliaj

17 Prill 2019, 18:15Sociale TEMA

Një video po qarkullon në rrjete, nga ana e atyre që se honepsin dot Erjon Velinë, apo dhe qeverinë, ku një i cilësuari si ekspert ekonomie pretendon se i nxjerr të palarat kreut të Bashkisë së Tiranës, duke bërë me dije se si ai abuzon, a më saktë vjedh taksat e qytetarëve.

E bën këtë në një formë edhe argëtuese, me një shpengim sportiv, duke qenë jo në lokal por në studion e Krastës.

Ky i fundit, qartazi i pozicionuar politikisht, e kjo aspak mëkat e tërësisht në të drejtën e tij, po çedon gjithsesi te aspekti profesional, ndonëse në hapësirën e tij e shfaq si kredo nevojën e një gazetarie investigative, duke pretenduar gjithashtu se po promovon e potencon ajkën e gazetarisë që i është vënë me “gurë në trastë” qeverisë prej të pabërave të saj.

Por le të ndalemi te rasti Pano Soko, eksperti pra i ekonomisë, por më së shumti një aktivist gjysëm social e gjysëm politik anti-qeveritar me prezencën e tij në çdo protestë gjithashtu anti-qeveritare.

Ai, në pjesën e përzgjedhur të intervistës për t’u lëshur në rrjete, ofron më së pari disa shifra, duke konkluduar në fund mbi abuzimet e mundshme të Bashkisë, e më pas analizon se si jep-merret një tender, duke ia mveshur këtë praktikave të Bashkisë së Veliajt, a thënë më saktë këtij të fundit.

Pra, zbërthimin e praktikës abuzuese të jep-merr të një tenderi, e ka të adresuar vetëm te Veliaj e jo thjesht si një denoncim klasik për të gjitha praktikën e deritanishme që kur tenderi doli në skenë, pra nga ‘92 e këtej.

Dhe në këtë pikë, ai nuk është se bëri ndonjë zbulim për të mbetur me gojë hapur.

Duke u endur në fushën e hamendësimit, apo ndryshe të analizë-sintezës, ai përcolli mesazhin spekullativ se kështu vepron vetëm Veliaj, pasi shpjegimet i kufizoi vetëm te personi i tij.

Në fund, kur gjithçka u shpall si definitive, qeshi ai e qeshi dhe Krasta, duke u llokoçitur që të dy në një pellg deliri madhështie.

Por pyetja që shtrohet është, e kjo në emër të profesionalitetit gazetaresk: me çfarë referencash fliste e konkludonte eksperti?

Cila ishte ajo punë e tij kërkimore apo ai studim me praktika investigative, që ia përligjte gjithëçfarë thoshte, aq më tepër kur fliste me shifra?

Eksperti nuk kishte asnjë dokument me vete dhe, po të dëgjohet më vëmendje në ato çfarë thotë, më tepër prevalon dëshira që Veliaj të jetë i korruptuar, se sa prova bindëse që ai është realisht i korruptuar.

Duhej të ishte Krasta që duhej t’i bënte pyetjen, më normale në raste të tilla për një gazetar profesionist: Ju lutem, me çfarë referencash i mbroni këto pretendime në forma akuzash?

Dhe kjo, për më tepër kur eksperti nuk ka asnjë oponent në krah apo përballë. Dhe i vetmi që duhej t’ja bëj oponencën, jo për të mbrojtur Veliajn, por ABC-në e profesionit, e mbi të gjithë dinjitetin e çdokujt, qoftë dhe të Erjon Veliajt, përballë çdo akuze publike, është Krasta.

Mirëpo ky i fundit zgjodhi të qeshë. Po pse qeshi? Si rregull ai duhet të qajë kur del në pah një abuzim, një vjedhje, një e keqe pra e një pushtetari?

Përgjigja gjendet te një qasje psikologjike: kënaqësia jo për daljen e një të vërtete në pah, sado e hidhur, nga kushdo e për këdo qoftë, por te dëshira primare e bisedës për ta nxjerrë me patjetër Veliajn të korruptuar.

Ai mund të jetë gjithë ditën e natën i tillë, por jo me këtë mënyrë, jo me këtë metodë, jo me këtë formë.

Sepse më e pakta nuk është gazetari, më e shumta nuk është ndershmëri!

E në fund, në emër gazetarisë e ndershmërisë, profesionale apo njerëzore, një pyetje për Krastën: a do e ketë në studio Erjon Velijan në puntatën e ardhshme për t’i dhënë të drejtën e oponencës?(Tesheshi.com)

Kush është “eksperti i pavarur, i akuzuar për fshehje pasurie dhe abuzime në AKBN

Panajot Soko, i njohur ndryshe edhe si Pano Soko, ishte “eksperti” i ekonomisë që prezantuesi Adi Krasta e kishte thirrur në emisionin e tij të fundit për të shpjeguar si jepen tenderat në Shqipëri.

Por, megjithëse Krasta na e serviri publikisht si “ekspert të pavarur”, nga shoqëria civile, Pano Soko në fakt ka një histori të gjatë me të punuarin në dikasteret e shtetit. Për disa vite, ai dhe miku i tij i ngushtë, Besjan Pesha, ish zyrtar i LSI-së, (sot që të dy drejtojnë Nismën Thurje) kanë shërbyer në qeverinë e Sali Berishës nga viti 2009 deri në vitin 2013, kohë kur janë shkarkuar nga detyra si të akuzuar për korrupsion, dëm ekonomik, dhe janë kallëzuar në Prokurori nga ILDKP-ja për fshehje të pasurisë.

Nëse Besjan Pesha njihet për periudhën kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nga viti 2011 deri në nëntor të 2012 (i emëruar nga LSI), kohë në të cilën u shkarkua për korrupsion dhe krim ekonomik, veçanërisht lidhur me minierat e kromit në veri dhe naftën në jug të vendit, për mikun e tij, Pano Soko, pak vetë e dinë se edhe ai ka shërbyer në AKBN, një nga agjencitë më të lakmuara për arsye se merret me çështjet e naftës.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Soko ka punuar si përgjegjës i sektorit të buxhetit në Ministrinë e Financave të drejtuar nga ish ministri Ridvan Bode, e më pas në korrik 2011, së bashku me Besjan Peshën, i cili në të njëjtën kohë u emërua drejtor i AKBN-së, Soko si njeriu i ngushtë i tij, mori postin e drejtorit të Financave të agjencisë së burimeve natyrore.

Soko u shkarkua nga detyra në korrik 2013, me ardhjen e qeverisë së re, por ai nuk do t’i shpëtonte akuzës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili një vit më pas do ta kallëzonte penalisht në Prokurori për fshehje të pasurisë, bashkë me një sërë zyrtarësh të tjerë të qeverisë Berisha.

Gjithashtu, Soko është edhe një nga aksionerët e kompanisë Transoil Group sh.a, e specializuar në menaxhimin e naftës dhe hidrokarbureve, e cila ka operuar në fushën e Visokës që nga shkurti 2012.

37 komente në ““Klubi” mediatik i Adi Krastës dhe llokoçitja me një “ekspert” ekonomie se si na “vjedh” Erjon Veliaj”

  1. Dada says:

    Bravo. E kam degjuar kete “ekspert” mendova se ishte aktor komik. Po asnjerhere ekspert.si ka mundesi nje ekspert te mos kete me vete nje leter dhe nje lap ku te cekonte shifrat.por tallava soc ishte vete edhe gazetari turp te dy.

    1. Ekonomiste dhe emisione te paguara??? Nga kush ...??? says:

      Hahaha Do te mundin Erionin keta zarbot e paguar me Tabela te stisura ekonomike! Bjerini vrimes se i bini mire. Ne hale te gomarit do te shkojne te gjithe kandidatet e tjere per aq kohe sa Erion Veliaj kandidon per Tiranen.

  2. Kamela says:

    Ky eshte zare i bes peshes nje servil qe se ka shokun …. por paska be shoke Adin mduket … cdo mo ado qe fton keta ne emision ul reputacionin tend

  3. Lola says:

    Ky vec per te grabit eshte ekspert sepse e dim se cka bere kur ka qen me bes peshen … matrapaz me klas

  4. Like floriri says:

    Krasta ka kohe qe shkon si llafi ne Elbasan ” Po fryn nga Krasta”. Pershkrimin me te bukur se ka bere Mira Kazhani per Krasten i ve pike karakterit te tij. Shet edhe b….. per ato te shkreta EURO. Po ce do qe ska b…. keshtu qe perdor gojen.

  5. fotjoni says:

    Adi Krasta ka qene gazetar para 20 vjetesh. Tani eshte thjesht bythelepires i oligarkut qe mbas emisionit dridhet se mos i heqin veshin. Gjynah per nje njeri te mbaruar qe dikur ka qene dikush dhe tani lepn kocka ditlindjesh bashke me turpin e gazetarise Ylli Rakipin qe vetem gazetar nuk eshte por nje lake me shije fshatareske. HANI DERRA,PINI DERRA.

  6. Joni says:

    Po c’ne ekspert ekonomia ai kar me emrin Pano Soko qe s’dihet se ku ka punuar ndonjehere lere me studimet qe ka bere. As me kosto nuk shkon rruga sa e nxorri ai budalle dhe qe Krasta u magjeps nga zbulimi i tij. Me llogarite e tij rruga Rreshen Kalimash nuk duhet t’i kalonte 120 milion Euro, por qe ne fakt ka kushtuar mbi 900 milion Euro.
    Le te kthehemi tek llogarite e Panos qe me dukej sikur shihja Kimikatin e Portokallise kur fliste dhe jo nje njeri qe mbahet ekspert ekonomie.
    Sikur thote dhe artikulli ai nuk paraqiti asnje te dhene teknike te rruges. Mori nje shembull sikur po shtrohej nje rruge ne ndonje fshat te Myzeqese qe i hedh çakull dhe asfalt persiper, pa punime nentokesore e kanalizime, drenazhim, pa vijezim, pa barriere ndarese, pa vepra arti, pa rrethrrotullime, pa prishje, pa germime, pa deponim materiali e ku ta di une sa detaje ka ndertimi. Me llogarine e tij puna duhet te mbaronte ne me pak se 1 muaj dhe jo 18 muaj sa parashikon tenderi.
    Le te hyje ne tender Pano loqja me 1 milion euro dhe te dale me 800 mije euro fitim, mqse afati i fundit i dorezimit te dokumentave per tender eshte neser, por kur t’u hyje llogarive do kuptoje qe as 2 milione nuk mjaftojne. Me sa lexova rruga tek Garda do jete 200 metra me 4 korsi dhe 450 metra te tjere me 2 korsi, kishte nje rrethrrotullim te madh dhe nderhyrje te tjera nentokesore per kanalizime ujerash te zeza dhe telekomunikacionin, ndriçim, trotuare, gjelberim etj. Nuk lexova a ka ndonje fond kompensimi pronaresh ne ate fondin limit per tender a jo. S’dua te mbroj Veliajn se ai heret a vone do dal te mbroj veten, por nuk mundet nje karagjoz i tille te beje analizen teknike dhe financiare te nje rruge, do duhej nje ekspert rrugesh aktiv ne pune qe ta analizonte projektin ne detaje dhe te nxirrte preventivin duke perfshire edhe krahun e punes. Mbi ate kosto eshte normal te shtohej edhe fitimi i kompanise qe do bej ndertimin ne 15-20% te saj. Ka ikur koha qe kompanite te bejne pune le te themi 3 milion euro dhe fitimi i tyre neto te jete 2% 50-60 mije euro.

  7. Komentuesi says:

    Deri ne 30 Qershor,pd-ke do blej kushedi sa si Adi Krasta qe te flasin ne favore te pd-ke dhe kundra qeverise,Edi Rames,Erion Velis etj.Pd-ke ka aq shume para te vjedhura, sa mund te blej 100 Krasta dhe t’i hedhin ne sulm per te nxire dhe baltosur punen e qeverise dhe te Erion Velis.Prandaj mos u çudisni.Erion Veliaj do fitoi me shume,sidomos nga keto blerje mediaish qe po bene pd-ke dhe Lsi.

  8. Bilbilenjet says:

    Ky Krasta qe m’i ka syt si topet e maçogut,u shitka kollaj per nje gruesht para.Le qe kushe eshte ai qe nuk e do parane.Berisha dhe Basha te vrasin me para.Ata po blejne deputet neper parlamentet e Evropes dhe jo me gazetar kazani ne shqiperi.

  9. Lili says:

    Krasten ke neveri ta shikosh si mashkull e jo me ta degjosh.Me vjen per te vjelle kur do te beje inteligjentin,intelektualin,investiguesin,aktorin,mesuesin,inxhinierin,doktorin,ky idiot qe s,ka kexuar kurre nje liber.Vini re fjalorin e tij te vaket,per te kuptuar mendjeshkurtesine dhe bythlepirjen gjeniale qe i ben eproreve te tij vrases te popullit.

  10. Qiparisi dhe jo vetem says:

    Si duke u tallur por ju afrua realitetit,se realiteti eshte akoma me i hidhur…

  11. klodi says:

    hajduti bertet kapni hajdutin …

  12. manjola says:

    robi me legen ne republik ky eshte , me matrapazi me hajduti me hipokriti kush e njef e di mire se ckaq bere tek hidrokarburet

  13. neritan says:

    tregoji krastes skemat qe i mesoje bes peshes per te vjedh milona euro tek hidrokarburet

  14. Gimi prej Tirone says:

    Qe ato gjana ndodhin vertete une nuk kam dyshim
    Qe Veliaj dhe administrata e tije si gjithe politikanet e tjere vjedhin nuk kam dyshim.
    Per te mi largu keto dyshime pres me dyshim shpjegimet e Velaijt apo rrogtarve te tije.??????
    Po nuk na shpjegoj Lali fallsitetin e vjedhjes per objektin ne fjale une dyshime nuk dote kem ma,dhe Lali Erit do i veme nji vize te kuqe.
    Fjalen e ka Lali d.m.th mbrojtja.

  15. Xhuxhumaku ra nga Oxhaku says:

    Ore Mero po publiko dhe ndonje mesazh qe e lavderon kete Panon qe ka zbuluar vjedhjet e Lal Plehut apo ata nuk lehohen ahahaahahah

  16. Popull says:

    Qe Krasta eshte katandisur si shumica kete na e tregon vete cdo dite. Por dhe qe Lali Eri eshte nje kurve genjeshtare qe vec aftesise per te genjyer ska gje tjeter edhe kete e shohim cdo dite. Ketu jemi katandisur, nga njera ane Sali Bajge Krimineli me Like&Mona hajdutet Kurse nga krahu tjeter Edvin psikopati me kurvat e vete Lali&Co. Ne mes nje milet bageti qe bejne tifo per njeren pale ose tjetren. Lart Zoti qe shkrihet gazit me shqipot.

    1. i revoltuar says:

      Bageti je ti o debil, mos i fut te gjithe ne nje thes. PSIKOPAT!

  17. Un says:

    Expert i bythes. Edhe gomari e din se si na vodhi Sali legeni, Ilir legeni e Edi legeni. Edhe gomari e din se do na vjedhi Monika , Luli , Erioni ose ai perversi qe s’i maj men emrin, ne qofte se kane shans te fitojne e ne mallkimin ti kemi. Merrni nje gomare per expert. Gomarin te lakten e rregullon me nje dore bare kurse kta mjeshtrat dun miliona per te njejtat gomarlliqe

  18. Mevkojati says:

    Ju Krasta eshte bere si opinga e Sheri’s!

  19. Zigur Qarri says:

    Perderisa artikullishkruesi qe i pergjigjet Panajot Sokos eshte anonim,tregon se Panajot Soko ka plotesisht te drejte.Erion Veliaj ka paditur akuzuesit e tij per gjera te vogla,perse nuk e padit edhe Panajot Sokon qe e akuzon per vjedhje?!Sepse Panajot Soko si i paditur,ka akses
    tek dokumentet e allashverisheve qe bën Veliaj pastaj,qe le te kuptodh,se ai eshte i informuar shume mire,prandaj edhe foli aq hapur ne
    emisionin e Krastes.Penalizimi i Shqiperise nga Hollanda,nje rast i paprecedent,nuk ju shqeteson fare,nuk gjeni pergjegjes,megjithese
    Shqiperia u damkos,megjithese eshte nje poshtrim kombetare qe nuk i eshte bere asnje vendi Europian deri tani,por kerkoni te mbysni
    çdo zë kritik qe denoncon korrupsionin,nje ndihme per demokratizimin e institucioneve dhe shoqerise shqiptare.

    1. NNJERZ!
      Jeni te lutur, jo vetem t’a lexoni kete qorrin,por dhe te mbani ndonje shenim!.. ne blloqe…
      I kam vene re gjithenje,eshte i vetmi komentues qe s’ha m… kot.
      Sa per krasten,
      s’e degjoj dot se ka pordhe.. ka nje delire,flet me fjale,gjasme te zgjedhura,mendon se si ky s’ka tjeter mendimtar!
      Ky dhe alibeaj,sikur i ka pjell’ nje nene,servila gjer ne pështirosje, thjesht,dy enë per pështymosje

  20. lfatjoni says:

    Gjynah per nje gazetar si Krasta.Per disa vjet rrjesht, kur nuk merrej me politike,ishte gazetari me i mire.Tani ka bere nje zgjedhje te re(eshte e drejte e tij) te jete nje byth lepires i PD-se dhe akoma me keq kur flet pa fakte edhe me keq kunder Erion Velise te cilin ka deklaruar edhe dr Mona.qe do ta votoje. Per kete e siguroj qe po te behet bashke Krasta me Lulin nuk e mundin dot Erionin

  21. drino says:

    Gjith jetn b*the q*re mbeti ky krasta,……
    A e di se muk e ka gabim Sali krimineli qe ju thyen nofullat ketyre se kush te rre te do prandaj jane bere me te……

  22. Naim Frasheri says:

    Adi Krasta ,Qenke vertete nje Burre Kurve, na Zhgenjve te shkerdhefsha Robt

  23. Alban Dega says:

    KRASTA KONKURENT ME ARTUR ZHELEN, BLENDI TOPTANIN, YLlI RAKIPIN, FATOS LUBONJEN, ANDI BUSHATIN, ARMANDO SHKULSHKULAKUN ….. PER TE KAPUR BALLIN E OTURAKUT MEDIATIK TE SALIKEKRACISE !

    Gara eshte teper e forte!
    Konkurentet teper luftarake!

  24. Jimi says:

    Gazetar qe “bluan ” ne te thate !? Antipatik ne c’do aspekt.

  25. Ariu says:

    Nuk jam as me njerin dhe as me tjetrin, por (gjasme) argumentet e ketij “ekspertit” ishin qesharake vertet, absolutisht te pabazuara ne asnje dokument.

  26. Tani says:

    Ky eshte ish drejtori i finances se agjensise kombetare te burimeve natyrore ne kohen qe kete agjensi e drejtonte Besjan Pesha hajduti me fytyre idioti. Sa kane vjedhur keta dhe sa koncesionare kane genjuer nuk ka fund. Cudi sesi prokuroria nuk heton abuzimet dhe shantazhed qe Panajot Sako dhe Besnja Pesha kane kryer. Apartamente garazhde dhe dyqane pa fund dhe prokuroria nuk kerkon burimin e fondeve

  27. Martini says:

    Vjedhj dhe korupsioni kanë patur një kulm.Bë lohën e kualicionit Met Berisha kur Sako me Peshajn vidhnin.Ata të dy kanë dhe formën e kafkës so tenja.Po kështu Adi pasurohej me para të vjedhura.Të tre janë njësoj.U mësuan keq me para e mundësi qyl.Tashti së bashku edhe me Rakipin,Zhein dhe kompani i cajnë trapin se svjedhin dot Shqiptarët.Për Erjonin…Le të hanë m…Është i vetmi që punon natë ditë.Dhe këta sakatë e zorzopë thënë që është dembel dhe hajdut.E kanë vpn radhën e madhe për shpinë pa qera.

  28. naimi says:

    mire ai na bindi pa shifra, po zoteria jote cfare shifrash na dhe? te pakten ai e ka nje amer, kurse ti e ke tesheshi? po s’keni faj, cfaredo qe te thoni ju e gjithkush, ky popull e ka mendjen e vet.

  29. Goni says:

    Adi, gëlltite nje luge çorbë te prishur dhe tani po e vjell per pjesën tjetër të jetës. Ia shite shpirtin largqoftit dhe tani çfarë ka mbet është kasa e Adit se trutë janë të tjetër kujt. Je i neveritshëm deri në pashikueshmeri.

  30. Kaonia says:

    Eksperi ne fjale eshte lindur ne gjirokaster por me orgjine nga shqiperie mesme,ka qene socialist ne fillim pastaj ju bashkua besjan peshes se ashtu e donte puna per te bere ca leke.Ben si ekspert fushe por ne te vertet eshte nje hajdut qe se ka shokun.Nipi mire ngjan me dajo themi ne ketej poshte por ky si ka ngjare fare…..

  31. Besnik says:

    Keta te LSI kane ngritur kete organizaten anti establishment nisma thurrje qe po te futet ne burg Meta te kene kontroll edhe ne kohen me pas

  32. Rige says:

    Ska faj ai kerriçi qe vjedh, duke pare se vetem ketu ke plot gomere qe mendojne se serrish fajin e ka ekonomisti apo gazetari qe i nxjerr te palarat…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje