VIDEO: Strakosha pret penallti, Lazio merr tre pikë për të besuar ende tek Champions!

17 Prill 2019, 20:58Sport TEMA

Gjuajtjet e penalltive janë kthyer në makth në sezonet e fundit për Thomas Strakoshën pasi goditjet nga pika e bardhë vazhdimisht i kanë krijuar probleme portierit të përfaqësueses shqiptare në sezonet e fundit, me ekipin e tij që është mposhtur vetëm në këtë mënyrë..

Por gardiani shqiptar ka treguar sot se po përmirësohet gjithnjë e më shumë edhe në këtë aspekt, duke pritur penalltinë e De Pol në ndeshjen e Lacios ndaj Udinezes.

Luliç shkaktoi penallti pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0 për Lacion, që rrezikonte të shihte ndeshjen të rihapej.

Strakosha u tregua i jashtëzakonshëm duke nuhatur goditjen në të majtën e tij nga De Paul, për të ruajtur portën e paprekur e për të mbajtur të qetë Lacion në kryesim në një ndeshje shumë të rëndësishme për shanset e Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje