Vuçiç i akuzon të gjithë: Ndërkombëtarët, opozitën, madje edhe median shqiptare

17 Prill 2019, 20:14Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka dhënë së fundmi disa shpjegime të vetat mbi atë që po ndodh mes Serbisë dhe Kosovës. Gjatë një takimi partiak në Beograd, Vuçiç  paralajmëroi se do të ketë kërkesa të forta ndaj Serbisë që të njohë Kosovën “pa asgjë në këmbim për Serbinë”.

Presidenti serb nuk u ka ikur elementëve të fushatës elektorale, kur ka shtuar se nuk është çudi që nëse Serbia refuzon, të vihet në lëizje ideja e një gjykate special për serbët “që do t’ju akuzojë për të gjitha krimet seksuale në Ballkan”.

Vuçiç e ka cilësuar lëvizjen opozitare si të sponsorizuar nga jashtë me synim dobësimin e shtetit serb në negociatat e vështira me Prishtinën, është marrë madje edhe me shtypin shqiptar që sipas tij pa ndalim kërkon largimin e tij dhe entuziazmohet për protestat në Serbi dhe në fund ka bërë edhe një deklarim:

“Të gjitha ata që përdoren për të më marrë në telefon për të bërë kërcënime, nëse serbët vetëm përpiqen të mbrojnë veten u them: mos më telefononi. Nuk jam i disponueshëm”.

Lidhur me taksat e vendosura nga Kosova, ai ka bërë të ditur se nëse ato nuk hiqen deri në datë 6 maj, atëherë Serbia do të konsiderojë kundërmasa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje