Paralajmërimi i Policisë holandeze: Holanda po bëhet narko-shtet, banda e organizuara kanë dorë të lirë

18 Prill 2019, 23:02Kronika TEMA
Paralajmërimi i Policisë holandeze: Holanda po bëhet narko-shtet,

Oficerët thonë se shumë nga viktimat nuk i raportojnë incidentet dhe bandat e organizuara kanë dorë të lirë

Holanda po fillon t’i ngjajënjë narko-shteti me policinë të paaftë për të luftuar shfaqjen e një ekonomie kriminale paralele, ka paralajmëruar një raport nga shoqata e policisë holandeze.

Shifrat zyrtare sugjerojnë se krimi është ka prirje të bjerë, por oficerët thonë se shumë viktima kanë ndaluar së raportuari incidentet, ndërsa sindikatave të krimit të organizuar u është lënë dorë e lirë.

“Vetëm një në nëntë grupe kriminale mund të luftohet me njerëzit dhe burimet e tanishme,” thotë raporti i dhënë gazetës De Telegraaf. “Detektivët shohin se kriminelët e vegjël zhvillohen në sipërmarrës të pasur që futen në industrinë e mikpritjes, tregun e banesave, klasën e mesme, agjencitë e udhëtimit”.

Raporti nga sindikata e Policisë holandeze, bazuar në intervistat me 400 detektivë, shton: “Holanda përmbush shumë karakteristika të një narko-shteti. Detektivët shohin lulëzimin e një ekonomie paralele.”

Kritikët e gedoogbeleid-it holandez (politika e tolerancës) ndaj shitjes së kanabisit në kafene dhe statusit ligjor të prostitucionit në vend pretendojnë se Holanda është promovuar pa dashje si një qendër e madhe për trafikimin e drogës dhe njerëzve.

Një pjesë e madhe e ekstazës e marrë në Evropë dhe në SHBA vjen nga laboratorë në jug të vendit, të cilët gjithnjë e më shumë drejtohen nga bandat marokene të përfshira në prodhimin e kanabisit. Gjysma e 5.7 miliard eurove në vit të kokainës të marra në Evropë vjen përmes portit të Roterdamit, sipas Europol.

Shoqata e policisë holandeze kërkon që të rekrutohen 2,000 oficerë shtesë, dhe pretendimi i saj i ashpër për rritjen e krimit të organizuar do të shihet nga kritikët si një përpjekje për të shtrydhur më shumë para nga qeveria qendrore.

Megjithatë, gjetjet pajtohen me një raport të hartuar nga zyra e prokurorit publik për kabinetin holandez të zbuluar më herët gjatë këtij viti.

Ndërsa ka pasur një rënie prej 25% të numrit të krimeve të regjistruara gjatë nëntë viteve të fundit, në më pak se 1m, raporti tregon se 3.5 milion krime kalojnë të paregjistruara çdo vit. Raporti gjithashtu ngriti frikën se autoritetet po vihen në “një disavantazh të pakapërcyeshëm”.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, forcat e policisë lokale dhe prokurori publik i kryeqytetit hollandez gjithashtu paralajmëruan publikisht këtë muaj një rritje të krimit të organizuar dhe një zhvendosje drejt formave më të padukshme të krimit të ngulitur në lagje dhe shpesh jashtë kontrollit dhe mbikëqyrjes së autoriteteve.

Drejtori i policisë së Amsterdamit, Pieter-Jaap Aalbersberg, pohoi se forcat e tij po shpenzonin 60% deri në 70% të kohës së saj duke u përpjekur të luftonin vrasjet e lidhura me bandat.

Të rinjtë ishin të gatshëm të kryenin vrasje edhe për 3,000 euro, tha ai në një intervistë gjatë këtij muaji. “Në vitet ’80 dhe ’90, vrasësit profesionistë nga jashtë vinin këtu për 50,000 euro”, tha Aalbersberg. “Në vitet e fundit, shohim djem të rinj nga Amsterdami”.

Me policinë që lufton për t’u marrë me krimet e profilit të lartë, thuhet se oficerëve u shpëtojnë shumë krime të tjera.

Raporti i sindikatës së policisë holandeze, botuar të martën, paralajmëron se kriminelët që kanë si shënjestër të moshuarit dhe të pambrojturit shpesh ngelen të pandëshkuar, me vetëm 20% të krimeve të tilla të raportuara në polici.

“Numri i krimeve kundër njerëzve të pambrojtur është rritur për shkak të popullsisë në plakje dhe shkurtimeve më të mëdha në kujdesje”, thuhet në raport. “Në veçanti, vjedhja, mashtrimi dhe dhuna ndaj të moshuarve dhe njerëzve të pambrojtur është rritur jashtëzakonisht shumë dhe kësaj i kushtohet vëmendje e pamjaftueshme.”

Ministri holandez për Drejtësi dhe Siguri, Ferd Grapperhaus, pranoi se kishte marrë raportin e policisë që paralajmëronte për një “mungesë kapaciteti për të luftuar kundër krimit të organizuar”. Ai tha: “Është një sinjal që ne duhet ta marrim seriozisht. Kjo qeveri e pranon se ekziston nevoja për investime në forcat policore.

“Megjithatë, Ministri i Drejtësisë thekson se policia holandeze, së bashku me prokurorin publik, po arrijnë rezultate efektive në ndjekjen penale të krimeve të lidhura me drogën. Prandaj termi “narko-shtet” nuk është një cilësim që unë do ta përdorja. “

7 komente në “Paralajmërimi i Policisë holandeze: Holanda po bëhet narko-shtet, banda e organizuara kanë dorë të lirë”

  1. ¬ says:

    Ka arrdhur koha të dëbojmë të BE-së., në vëndin tonë. Janë fals.

    1. Adi says:

      “Rilindasit” dhe turko-rilindasit qenkan hedhur ne sulm kunder hollandes qe guxoi te merzise timonierin!!! Mos u merzisni se drejt lindjes se mesme e ka kthy timonin me parrullen “edhe mut hame dhe nuk dorezohemi”. Se bar nuk ka me

  2. Komentuesi says:

    Holanda qenka e dhjere per vehet dashka te na heqin vizat neve shqipetareve,nga pese bandit shqipetar.Si e bene kete gabim te madhe parlamenti i Holandes qe per pese drogaxhijn shqipetar ne Holande,penalizon nje popull te tere prej 3.6 miljon. Zoti na ruajt.

  3. ALI ABDULLAI says:

    PO KUSH DO TA LUFTOJE KIMIN E DROGEN?? ATJE ESHTE E LIRE PERDORIMI I DROGES DHE PERDORUESIT E SAJ NUK E LUFTOJNE DOT SE JU DUHET PER PERDORIM VETIAK. AQ ME KEQ PER PROSTITUCIONIN KUR FAMILJA BASHKEJETON VETEM PER TE PATUR NJE STREHE, KOMUNITETI GAY KA PER QELLIM KENAQSITE TRUPORE DHE JO LUFTEN NDAJ TYRE, SI MUND TI HEQI QEJFIN VETES DUKE LUFTUAR PROSTITUCIONIN E TE DY GJINIVE.
    ME DUKET SE KA ARDHUR KOHA QE VETE HOLLANDEZET TE LEVIZIN ME VIZA NEPER BOTE QE TE MOS PERHAPIN KETO SEMUNDJE TE KEQIA

  4. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

    Shpejt ti cojme Edin me brekushe kryeminister qe te shpetojme hollandezet,ose Lulin Saliun Moniken Liken Ahahahahah.Mos qani hallin e hollandes ore te mjere,hollandezet e perdorin gogolin shqiptare se nuk kemi qeveri ambasada asgje.Ne drejtohemi nga nje tufe horrash qe grabisin dhe bejne teater me shqiptaret

  5. a.f. says:

    Kazani mediatik eshte hedhur ne sulm kunder Hollandes, meqe ajo ka vendosur regjimin e vizave..

  6. a.f. says:

    Kazani mediatik eshte hedhur ne sulm kunder Hollandes, meqe ajo ka vendosur regjimin e vizave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje