Fshehu vjedhjen në Itali, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e lartë

19 Prill 2019, 11:39Kronika TEMA
Fshehu vjedhjen në Itali, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e tij.

“Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 40, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Thanza. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, – thuhet në vendimin e KPA-së.

Thanza u shkarkua nga KPK në 17 korrik 2018, pasi nuk deklaroi një dënim që kishte marrë në Itali në 1999.

Thanza, pjesë e drejtësisë që nga viti 1992 u dërgua nga Prokuroria e Tiranes si i pandehur në Gjykatë, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. 50 vjeçari u gjykua pas zbulimit të ONM-së, në të cilin rezultonte i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Ky verdikt i shpallur në vitin 1999 nga gjyqtarët e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht, është fshehur si fakt në formularët e dekriminalizimit, gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e gjyqtarit të lartë.

Ish gjyqtari që ka qenë në krye të kupolës së drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë, për vite me radhë, ndoqi të njëjtën vijë mbrojtjeje edhe para komisionerëve edhe para prokurorëve që e hetuan. Ai këmbëngul se nuk ka vjedhur asnjëherë në jetën e tij dhe se e kishte pranuar këtë ngjarje për humanizëm, për të shpëtuar nipin e tij.

Për shkeljen e dytë, atë të mos deklarimit në formular, Thanza pretendoi se posedonte një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim. Por edhe alibia e fundit është rrëzuar pas konfirmimit nga shteti italian i shpallur si fajtor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje